LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqiptarëve u ka shkuar thika në palcë”/ Olli “shuplakë” Ramës: Kjo "arritje" është heroike...

20 Qershor 2020, 08:17, Politikë CNA
“Shqiptarëve u ka shkuar thika në palcë”/ Olli

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka reaguar në lidhje me raportin e Eurostat për vitin 2019, ku ndër të tjera thuhet se Shqipëria vijon të mbetet vendi më i varfër i Europës, me të ardhurat dhe konsumin më të ulët për frymë.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se shqiptarëve që u ka shkuar thika në palcë, dhe për këtë ?merita? është e kryeministrit Edi Rama.

Olli thekson se sot jemi zyrtarisht në diktaturën e urisë, e cila sipas tij është forma më e evoluar e famëkeqes diktaturë e proletariatit.

?Të ushqesh me lugë bosh është një fabul që ndodh vetëm në kushtet e hipnozës, por shqiptarëve që u ka shkuar thika në palcë nuk mund të hipnotizohen…. nuk ka asnjë hipnozë e demagogji që të fshehë faktin e hidhur se jo vetëm jemi në diktaturë, por jemi nën diktaturën e urisë si forma më e evoluar e famëkeqes diktaturë e proletariatit… E ndërsa baballarët e kombit vijojnë të kërleshen brenda e jashtë parlamentit, shqiptarët vijojnë të zbresin edhe më poshtë shkallën e varfërisë… ndërsa mjerimi kaplon çdo qelizë të shoqërisë sonë, lufta për pushtet errëson gjithçka tjetër….. por fanari ndriçues që nuk le fitorje pa korrur, arriti edhe një tjetër sot: Edhe zyrtarisht jemi më të varfërit e rajonit… Kjo “arritje” është heroike..?-shkruan Olli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga