LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sekretet” dhe gënjeshtrat e librit të Xhon Bolton

20 Qershor 2020, 06:35, Blog CNA
“Sekretet” dhe gënjeshtrat e librit të Xhon Bolton

Monica Showalter ?American Thinker?

* Libri i ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Xhon Bolton, që po publikohet në fillim të fushatës zgjedhore presidenciale, nuk është impresionues as për djathtën dhe as për majtën amerikane. Për konservatorët, libri përfaqëson një mënyrë të ulët për t?u hakmarrë ndaj presidentit Donald Trump, duke thënë shumë të pavërteta, bazuar në ato që ne dimë mbi presidentin dhe politikat e tij.

Dhe tek të majtët, që po mbështesin çdo fjalë që po thotë tani Bolton, si të vërtetën e Ungjillit në Bibël, reagimi zemërak është:?E përse nuk na i the këto gjëra më shpejt??. Ndërkohë ka edhe një argument qesharak, që ngrihet në shtyp, sipas të cilit përpjekja e Shtëpisë së Bardhë për të ndaluar botimin e librit, bazuar në ligjin që ndalon publikimin e informacionit të klasifikuar, bie në kundërshtim me pretendimin e së drejtës se Bolton për të botuar gënjeshtra.

Pra nëse Shtëpia e Bardhë po përpiqet të ndalojë botimin, gjithçka do të duhej të ishte e vërtetë, apo jo? Por shumica prej nesh e dinë, që librat të tillë mund të jenë një përzierje gjërash. Pretendimet e bujshme të Bolton mbi Trumpin, janë megjithatë të neveritshme.

Pra, ne duhet të besojmë atij se Trumpi i kërkoi ndihmë udhëheqësit kinez për të fituar sërish zgjedhjet? Duke pasur parasysh goditjet që Trumpi i ka dhënë Kinës muajt e fundit, a nuk do të ishte logjike që vetë kinezët të përpiqeshin t?i kthenin kusurin Trumpit?

Është e vështirë të besohet që Trump do të dëshironte ndihmën e Kinës, për t?u rizgjedhur president edhe për një mandat. Duke e njohur Trumpin, them se ai do ta përdorte mllefin e Kinës si një mjet për t?ju rizgjedhur në detyrë.

A ishte Trump i interesuar të mbronte protestuesit e Hong Kongut? E çfarë duhej të bënte ai? E gjithë kriza, nëse e kuptoni si duhet, dhe Bolton siç duket nuk e kap, është se protestat aty u bazuan në faktin se Kina nuk po i respekton traktatet e saj.

Përveç rastit kur SHBA-ja do të donte të ndërmerrte një pushtim të Kinës në stilin e Irakut, një propozim që nëse do vinte nga Bolton nuk do habiste askënd, të akuzosh presidentin për mungesë interesi ndaj Hong-Kongut është e pakuptimtë.

Sa për Tajvanin, është ndoshta edhe më e vështirë të besohet se Trumpi nuk ka shfaqur asnjë interes për të mbrojtur ishullin. A nuk ishte Trumpi ai që zhvilloi një nga bisedat e tij të para telefonike si president me liderët e Tajvanit, diçka për të cilën reaguan negativisht establishmenti i politikës së jashtme në Uashington, dhe vetë Kina?

Ne të gjithë e dimë se çfarë ndjenjash ka Trumpi për Tajvanin. Ne presim që ai të mos thotë në publik gjithçka që bën për ta ndihmuar ishullin, dhe as se çfarë i thotë Kinës mbi këtë çështje. Me sa duket Bolton e dëshironte këtë, çka ngre pikëpyetje në lidhje me mendje-mprehtësinë e tij strategjike.

Pastaj ka një pretendim për kampet ku mbahen të burgosur ujgurët. Për ta nuk flitet në asnjë prej deklaratave publike të Trumpit. Por ne e dimë se çfarë mendon presidenti për qeverinë kineze, bazuar në masat e ashpra që ai ka marrë kundër tyre.

Sjellet brutale të Kinës kundër ujgurëve e kanë lënë atë pa shumë aleatë. Pastaj Boltoni pretendon se çdo vendim i Trumpit, ishte i motivuar nga synimet e rizgjedhjes së tij në detyrë. Seriozisht e ka ai? Trump ndëshkoi partnerin më të madh tregtar aziatik të Amerikës, duke shkaktuar lëvizje hakmarrëse kundër bazës së tij elektorale, Amerikës rurale dhe fermerët e saj, ndërsa Bolton pretendon se ai ishte motivuar nga shqetësimet për rizgjedhjen e vet në detyrë?

Duket që Bolton nuk ka shumë haber nga proceset zgjedhore. Ai mund ta përdorte lehtësisht këtë argument për administratën e Obamës, por të sulmosh për këtë Trumpin është e sforcuar dhe e gënjeshtërt. Në libër ka një pretendim të Boltonit mbi ?mefshtësinë e demokratëve?, duke pretenduar se ata duhet t?i kishin parë më mirë raportet e Trump me Turqinë apo me Kinën.

A mendon ai se demokratët do t?i kishin injoruar shkeljet, nëse do të kishte pasur të tilla? Tingëllon sikur ata qëndruan duarkryq. Gjithsesi, Bolton e pati mundësinë e tij të dëshmonte në Kongres, por nuk e bëri këtë pasi kishte firmosur para-kontratën për shkrimin e librit, duke e humbur kështu shansin e tij.

Dhe sërish avantazhi është në anën e Trump. Bolton përpiqet ta bëjë Trumpin të duket në sytë e publikut si budalla, duke trilluar se presidenti nuk ka njohuri mbi një vend si Finlanda. Por është pikërisht ky president që i ofroi Danimarkës blerjen e Grinlandës, çka sugjeron që ai i kushton shumë vëmendje rajonit.

Trump ka shumë informacione mbi marrëveshjet e ndryshme të Helsinkit dhe marrëdhëniet e tjera të huaja ku Finlanda bën pjesë. Ai zotëron biznese në të gjithë Evropën Veriore. E si mund të mos dinte ai asgjë mbi Finlandën? Tingëllon si marrëzi, edhe duke pasur parasysh faktin që Trump nuk e ka fshirë asnjëherë origjinën e tij ashtu siç bënte shpesh presidenti Obama.

Edhe nëse Trump do të ishte aq i cekët dhe injorant sa Obama, çfarë lloj njeriu do të publikonte një libër ku të fliste në atë mënyrë që ta bënte presidentin të druhej të pyeste këshilltarët e tij, nga frika se kjo gjë do të dilte me vonë në një libër?

Nëse do të ishte e vërtetë, por në fakt nuk është, kjo do të tregonte një mungesë të theksuar klasi. E gjithë gjëja, që lë në hije polemikën mbi zbulimin e informacionit të klasifikuar dhe përpjekjen e administratës Trump për të ndaluar publikimin e librit, është fakti që aty ka plot gënjeshtra.

Nëse ndonjë nga ato që thuhen do të ishte e vërtetë, pse Bolton nuk dha dorëheqjen që në fillim. Pse nuk tha diçka më parë? Nuk e bëri këtë. Dhe tani na lind e drejta të mendojmë se ai po i kursente të gjitha për librin dhe fitimet financiare që do të nxirrte prej tij. A nuk bie shumë erë kjo punë? Në fakt po./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga