LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pacienti humbi jetën rrugës për në shtëpi/ Ministria e Shëndetësisë: Doli negativ nga koronavirusi

20 Qershor 2020, 18:50, Lifestyle CNA
Pacienti humbi jetën rrugës për në shtëpi/ Ministria e

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se një pacient i infektuar ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Gjirokastrës.

Ministria deklaron se pacienti ishte nisur për në shtëpi, pasi kishte rezultuar negativ nga koronavirusi.

Sipas ministrisë, 68-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

?Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.

Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit?, thuhet në njoftim./ CNA.al

E nisën për në shtëpi pasi u përmirësua/ Ndërron jetë rrugës pacienti me koronavirus

Lajmet e fundit nga