Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Përtej 15 kushteve të BE për Shqipërinë?

Opinione

Nga Artan Fuga/ Përtej 15 kushteve të BE për Shqipërinë?

Publikuar

-

Marrëveshje Shqipëri- Greqi/ Fuga: Në gjykatë të shkojë ai që kërkon divorcin

Me 15 kushtet që konfirmoi Parlamenti Europian për të nisur negociatat e integrimit të Shqipërisë atje (për t’i nisur jo për t’i përfunduar!) i kërkon qeverisë të Shqipërisë, as më shumë dhe as më pak, të rithemelojë shtetin shqiptar, pra na thotë :

Ju nuk keni ende shtet!

Aq më tepër i kërkon qeverisë masa të drejta sikurse është hetimi i krimit zgjedhor, hetimi i politikanëve të korruptuar, çka politika sunduese nuk i bën dot!

Cfarë do të thotë kjo për mua?

Më konfirmon analizat dhe përfundimet te botimi im i ri:

Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë, në Shqipërinë pastotalitare, sapohedhur në treg nga PAPIRUS.

Sipas meje, dhe e kam të provuar me argumente, as Europa nuk na do të integrohemi kështu sikurse jemi, për arsye të tjera shumë më të thella sesa shprehin ato 15 kushte,

as politika sunduese në Shqipëri, shumë përfaqësues influent të biznesit të madh, por edhe të mesëm, as ata nuk duan dhe e minojnë me çfarë munden këtë integrim,

asnjë fuqi tjetër nuk ka ndonjë interes, larg apo afër me ne, që Shqipëria të hyjë në BE!

LEXO EDHE:  365 vota pro/ Hahn përshëndet votimin e Bundestagut

Deklaratat e zotit Soreca se 95 përqind e shqiptarëve duan integrimin mund të jenë edhe të sakta, por ai harron ose nuk e di që janë ata 5 përqind të tjerët që vendosin, nuk ne jemi ne skllevërit që e duam integrimin që vendosim, janë ata me të cilët ai bashkëbisedon, negocion !

Thonë se duan atë që në fakt nuk dëshërojnë,
prishin natën atë që gjoja bëjnë ditën për integrimin.

Pse ndodh kjo?

Unë ju ftoj te analizat e kapitujve përkatës të dy librave të botimit : “Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë, në Shqipërinë pastotalitare” ku do ta kuptoni shumë qartë dhe thjeshtë.

Do të shihnoi se kërkesa për të plotësuar 15 ose 150 kushte, janë si kërkesat që iu bënë Herkulit, ose si kërkesat e Mbretit të përrallës për djalin që do të merrte për nuse vajzën e tij! Të paplotësueshme nga kjo politikë.

Gjendja jonë është në ditë të hallit, por e vërteta qendron më thellë, nuk është ajo që duket. Kot luajnë pingpong jo kërkohet jo nuk kërkohet plotësimi i 15 kushteve!!!

Lëreni tymin, shkoni te zjarri!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Kur “vret” babën!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Artan Fuga

Kryetarët e partive jam i bindur që nuk e kanë lexuar fare Frojdin kur flasin për atë që fëmija “vret” babain.

Histori e gjatë kjo që ka kuptim krejt tjetër nga çfarë thonë. Por nejse…

Tani të hidhemi më konkretisht!

Nëse e vret “babain”, pra atë që të ka hapur rrugën dhe i të cilit je pjella, politike, “vrite” mirë!

Ngulja thikën drejt e në zemër si në filmat horror me dhunë! Si Fatosi “vrau” Ramizin, si Rama “vrau” Nanon. Se poqese baba shpëton “gjallë”, pra sepse nuk e ke gjetur momentin e përshtatshëm, dije se atëhere e ke humbur statusin e birit dhe të kthehet baba dhe të “vret” ai!

Se Frojdi thotë që biri “vret” babën, por edhe që baba që ka zënë mend e “tredh” birin që ky kur mos i shkojë ndërmend të vejë dorën e vet erotike mbi nënën!



Pastaj Frojdi vazhdon që biri që “vret” babën ka edhe ai bijtë e vet. Sapo “vret” babën e vet, janë bijtë e “vrasësit” që duke mësuar zanatin e “vrasësit” ngrihen dhe tentojnë të “vrasin” vrasësin e babë së vet, pra gjyshin e tyres! Vrasësi i babës rrezikon të “vritet” nga bijtë e vet po për të njejtën arësye që ai ka “vrarë” babën.

LEXO EDHE:  “Na mungon kultura e shtetit”/ Topalli: Fajin që nuk janë hapur negociatat e ka politika

LEXO EDHE:  Qeveria teknike dhe kriza/Artan Fuga jep 11 teza teknike!

Dhe pastaj, vazhdon Frojdi, baba që është tentuar “të vritet”,  por ka shpëtuar gjallë, synon të bashkohet me bijtë e “vrasësit” të babës vet, dhe aleanca e gjyshit me nipërit kundër babës-bir, është më e papërmbajtëshmja. Ajo bashkon histerinë e ethëshme të nipave, me babën e babës, gjyshin, që kthehet në totem.

Kjo aleancë bashkon inatin e babës që i shpëtoi “vrasjes” dhe e sheh tashmë birin si “vrasës” me mllefin e nipave, bijve të birit, që udhëhiqen nga slogani : “Ti që vret “babën” tani prano të “vritesh” nga bijtë e tu!

Historia e rrëfimit të Frojdit ka edhe vazhdimin, por unë nuk kam kohë ta përfundoj!

Pranda dy konkluzione:

Po ” vrave” babën, vrite tamam jo për gjysmë!

Po përdore mësimet e Frojdit, kuptoi ato plotësisht ato, dhe mos ec me të dëgjuar !/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Nikola KEDHI/ Doktori, Dinjiteti dhe e Djathta

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Doktori foli!

Madje shkoi përtej të folurës dhe denoncimit duke kërkuar një ndjesë publike. Sipas Sir Roger Scruton, filozofit konservator më të njohur të kohës sonë, në traditën e krishterë (por dhe asaj të djathtë) aktet kryesore të sakrificës janë rrëfimi dhe falja. Ata që rrëfejnë e kërkojnë falje, sakrifikojnë krenarinë e tyre, ndërsa ata që falin, sakrifikojnë pakënaqësinë, zhgënjimin apo inatin e tyre.

Nëpërmjet kësaj sakrifice, ne jo vetëm që mbrojmë vlerën thelbësore të qytetarisë, por gjithashtu gjejmë rrugën drejt një anëtarësimi apo kohezioni shoqëror që na nevojitet. Në situatën aktuale, gjasat janë që rruga për ringritjen e së djathtës të kalojë pikërisht nga kjo ndjesë.

Është tejet e lehtë sot që të dyshosh në fjalën e zotit Berisha, apo të kujtosh gabimet e bëra përgjatë rrugëtimit të tij politik. Kategori të ndryshme shoqërore sot kanë pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjeve demokrate. Pronarët legjitim dhe të përndjekurit politik nuk kanë marrë drejtësinë e merituar dhe nuk kanë pasur rolin që do duhet të kishin. E djathta shqiptare në përgjithësi është tejet e dobësuar dhe e paorganizuar dhe vetë partia më e madhe e saj është e tejmbushur me individë pa asnjë lidhje me të djathtën. Komunizmi dhe krimet e tij, si dhe individët përgjegjës për këto krime nuk kanë marrë dënimin që meritonin.

Nga ana tjetër, grupimet dhe individët që kanë vite që flasin për një udhëheqës opozite të shitur – apo të thyer siç e përcaktoi vetë Doktori – kanë pakënaqësitë e tyre.

Dhe me të drejtë, pasi për kritikat e vërteta që ata bënin u shpallën tradhtarë apo ju vendosën gjithfarë epitetesh nga shumica e atyre që kanë filluar të flasin sot vetëm pas ndërhyrjes së ish-kryeministrit, ndërkohë që heshtën për vite me radhë.

Por gjithsesi, në këto rrethana të krijuara një zgjidhje duhet gjetur për të djathtën. Unë jam i bindur se kushdo që dëshiron një të djathtë më të fortë, më meritokratike, më ideologjike dhe më të organizuar se kjo që kemi aktualisht, nuk mund të mohojë rrugën që ka hapur dhe mundësinë që  ka krijuar Doktori me aksionin e tij politik.

Aksion i cili mund të jetë nisur për arsye personale, apo për një dëshirë të sinqertë për të lenë pas një Parti Demokratike më të fortë, më të hapur dhe përfaqësuese të vlerave konservatore, por që ka nxjerrë në pah për të tërë shkakun e rrënimit të së djathtës.

Fakti është që shanset sot për një ndryshim brenda Partisë Demokratike, për ta rikthyer atë në përfaqësuesen e vërtetë të konservatorizmit në Shqipëri janë shumë më të larta se para dy javësh.

Një aspekt i rëndësishëm i konservatorizmit që shton diçka në këtë debat të krijuar javët e fundit është teoria e realizmit të principtë, artikuluar për herë të parë nga  Presidenti George Washington dhe përdorur së fundmi nga Presidenti Donald Trump. E njëjta logjikë mund të na vlejë dhe në rastin në fjalë, kur të gjithë të interesuarit për një rikthim të së djathtës në Shqipëri mund të krijojnë ose mbështesin një aksion politik të rrënjosur në vlerat por dhe në interesa të përbashkëta.

Pra, e djathta në tërësi, dhe natyrisht PD që ka të paktën tetë vite e përçarë dhe e sulmuar nga brenda saj, mund të bashkohet me anë të këtij aksioni për t’u ringritur në bazë të disa parimeve.

Realizmi i principtë në politikë – ashtu si në diplomaci – kërkon një udhëheqje dhe vendimmarrje të disiplinuar, me një qëllim përfundimtar të përbashkët për të tërë palët e përfshira që do t’i shërbejë vlerave, parimeve dhe ideologjisë së përbashkët të individëve të përfshirë. Pra, është një rrugë e mesme, praktike dhe efikase ndërmjet pragmatizmit nga njëra anë dhe idealizmit nga ana tjetër. Është një kompromis realist mbi parime dhe interesa të përbashkëta.

Doktori ka shprehur disa teza që ndahen nga shumica e të djathtëve. Këto ide janë një bazë e mirë e bashkëpunimi për të shpëtuar një aset publik, siç quhet shpesh Partia Demokratike dhe për ta kthyer në shtëpinë e konservatorëve.

Nga ana e tij, Berisha po tregon se ka ende diçka për t’i dhënë shoqërisë shqiptare. Ai po tregon rëndësinë dhe peshën që dinjiteti duhet të ketë për çdo njeri. Dinjiteti i qytetarit shqiptar është nëpërkëmbur vazhdimisht nëpër shekuj. Madje, gjatë viteve të errëta të komunizmit dhe në kaosin e tranzicionit të pambarim, dinjiteti është përpjekur të zëvendësohet me servilizëm. Të paktë janë jo vetëm politikanët shqiptarë, por dhe njerëzit me shtyllë kurrizore që qëndrojnë për idetë e tyre.  Mund të mos e duash Doktorin, por nuk mund të mos e admirosh përpjekjen e tij për të luftuar për dinjitetin e vet. Le të shërbejë ky rast për të treguar rëndësinë e dinjitetit në një shoqëri. Ashtu siç ai po përpiqet të vendosë në vend dinjitetin e tij, edhe shqiptarët (dhe sidomos demokratët) duhet të ngrihen për dinjitetin e tyre.

Qytetari shqiptar, i lënë me një traumë të thelle nga komunizmi, i zhgënjyer nga 30 vjet politikë që i ka shërbyer vetvetes në më të shumtën e rasteve, është sot indiferent, i pafuqishëm dhe i drobitur. Diktatura komuniste u përpoq të shkatërronte dinjitetin dhe identitetin e individit duke kthyer servilizmin si mënyre jetese dhe kultin e individit si fe zyrtare – plagë nga të cilat vuajmë dhe sot.

Me rikthimin e shenjtërisë së dinjitetit dhe identitetit individual, ka shpresa më tej për rikthimin e patriotizmit, meritokracisë dhe protestës qytetare ndaj çdo dhunimi shtetëror.

Një individ që dinjitetin e vet e ka të pacenueshëm e që familjen dhe pronën i ka të shenjta mund të luftojë kultin e individit, arrogancën dhe paligjshmërinë e kryetarit, rritjen e ndikimit të qeverive, servilizmin dhe nënshtrimin. Më tej, një individ me dinjitet dhe përgjegjësi individuale dhe familjare kërkon arsimim më të mirë dhe përfshirje më të madhe në jetën politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore të vendit.

LEXO EDHE:  365 vota pro/ Hahn përshëndet votimin e Bundestagut

LEXO EDHE:  Covid-19/ Flet anëtarja e Komitetit të Ekspertëve: Cilat janë vatrat më të rrezikshme në Shqipëri

Rikthimi i debatit mbi dinjitetin njerëzor është një lajm i mirë për shoqërinë shqiptare. Dhe lufta për rikthimin e dinjitetit ne jetën e qytetarit shqiptar mund të vinte vetëm nga e djathta. Për këtë, ish-kryeministri Berisha është për t’u përshëndetur.



Doktori ka shprehur disa teza të tjera të domosdoshme – anipse të vonuara – në takimet me bazën.

Siç e ka pranuar dhe ai vetë, kjo lëvizje shkon përtej kryetarit aktual në detyrë. Z. Berisha ka folur për respektim të statutit të partisë nga tani e tutje dhe rikthimin e peshës vendimmarrëse që i takon anëtarit të thjeshtë. Pra, demokratizim i partisë, që do të çonte në demokratizim të shoqërisë.

Si rrjedhojë, anëtari i partisë do të duhet të mësojë të votojë me ndërgjegjen, logjikën dhe arsyen e vetë dhe jo sipas urdhrit të kryetarit. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi vetëm nëse anëtarët, funksionarët dhe udhëheqësit e një partie respektojnë kushtetutën dhe rregullat e partisë e nuk ndjekin verbërisht kryetarin, ata do të jenë të aftë të ndjekin ligjet dhe Kushtetutën e vendit pavarësisht presioneve. Për më tepër, nëse partia është meritokratike dhe e hapur, ashtu do të jetë dhe qeverisja e vendit nën Kryeministrin e propozuar nga ajo parti.

Doktori foli dhe për anti-komunizëm, një tezë e harruar nga udhëheqja aktuale e PD-së, por e rëndësishme për shumicën e votuesve të asaj partie, që janë të përndjekurit dhe pronarët legjitim.

Për hir të së vërtetës, tezat e Doktorit personalisht i kam parë në pjesën më të madhe të tyren në një linjë me ato të znj. Edith Harxhi dhe Grupit për PD gjatë fushatës për kryetarin e Partisë Demokratike.

Bazuar mbi fushatën që bëri Harxhi, programin dhe idetë që shpalosi, si dhe deklaratat e saj dhe të pjesëtarëve të Grupit ditët e fundit mendoj se ky grupim mbetet organizimi më serioz, më i qartë dhe më me këmbë në tokë që ka Partia Demokratike sot, përtej aksionit politik dhe aktivitetit të Doktorit.

Ky fakt duhet të na japë shprese se e djathta ka kapacitet dhe vizion të mjaftueshëm për t’u ri-themeluar, nëse aksioni i Doktorit për kthimin në normalitet të PD-së dhe hapjes së rrugës drejt zgjedhjeve të lira në parti funksionon. Me betejën për të çliruar partinë që ka bashkë-themeluar nga ata që e kanë marrë peng, unë mendoj se Sali Berisha është duke kryer ndoshta misionin e fundit, por me siguri më fisnikun e jetës së tij. Po korrigjon një gabim së paku tetë vjeçar e ndoshta në disa aspekte dhe tridhjetë vjeçar, duke i hapur rrugën rithemelimit të një djathte të vërtetë, më të hapur, më ideologjike e më të fortë – nëse i shkon deri në fund.

Nuk mendoj se z. Berisha ka ndonjë plan për drejtimin e kësaj force politike, përtej aksionit që ka ndërmarrë. Do t’u takojë demokratëve si ata që përmenda më sipër e qindra e mijëra të tjerëve, për të punuar për forcimin, organizimin dhe drejtimin e kësaj të djathte.

Nëse Doktori nuk del i suksesshëm, e djathta do arrijë mbase të manifestohet te një forcë e re politike. Por, në këtë moment që flasim, misioni i Doktor Berishës, në analizën time i ka të gjitha mundësitë që të rezultojë i suksesshëm me ndihmën e grupimeve të ndryshme të së djathtës së vërtet, cilado të jetë rruga statutore dhe institucionale që ai do të ndjekë. Suksesi i këtij aksioni për çlirimin e PD-së nga peng-marrja shumëvjeçare (i cili duhet të jetë një fakt i pakundërshtueshëm tashmë) dhe demokratizimin e saj si dhe e ardhmja e të djathtës janë dhe thelbi i kësaj çështje.

Historitë me anti-amerikanizëm, ardhje në pushtet me ndihmën e burokratëve të huaj, prova inkriminuese që mbahen sekret e të tjera si këto janë më shumë për të mbushur programacionet televizive të mbrëmjeve dhe nuk kanë lidhje me analizën e politikës reale.

Me një organizim të mire, me një udhëheqje të re jo të shitur, të pakorruptuar dhe të pakorruptueshme, me një rilidhje me bazën, me një ri-fokusim te parimet konservatore, me një besueshmëri të rinovuar te aleatët strategjik dhe te votuesit blu e gri, e djathta vjen shumë shpejt në pushtet, siç ka ndodhur në Austri me Kancelarin Kurtz, me Republikanët në Amerikë e në shumë raste të tjerë. Por, përtej motiveve pse ndodhi, veprimi i Doktorit ishte i nevojshëm për të krijuar një shkundje dhe ndërgjegjësim te anëtarësia e gjerë dhe për të shkaktuar një ortek ndryshimesh. Kur moçali trazohet është përherë diçka e mire. Dhe, pavarësisht opinioneve personale, na duhet ta pranojmë se vetëm ai kishte forcën e duhur për ta nisur këtë shkundje.

Baza dhe votuesit e Partisë Demokratike besojnë në të njëjtat vlera dhe parime që kanë bërë Amerikën të madhe përgjatë dy shekujve të fundit – dinjitet, anti-komunizëm, liri dhe përgjegjshmëri individuale, patriotizëm, pronë e lirë, sovranitet, meritokraci dhe kapitalizëm.

Vetëm një parti e djathtë me këto vlera, e rikthyer në shina ideologjike dhe meritokratike mund të zëvendësojë sharlatanizmin anti-Perëndimor dhe anti-shqiptar që e ka zaptuar, të përfaqësojë elektoratin e vet me kokën lartë, e të bisedojë si e barabartë me këdo aleat të huaj apo kundërshtar të brendshëm. Aksioni i Doktorit dhe mandej rithemelimi i PD-së pikërisht këtu duhet të synojnë të shkojnë.

Duke i hapur rrugë rikthimit të këtyre vlerave në udhëheqjen e Partisë Demokratike, Doktori do të sigurojë vendin e vetë në anën e drejtë të historisë së këtij kombi duke shlyer dhe disa prej gabimeve të tij, ndërsa e djathta do të ofrojë më në fund një alternativë serioze dhe të nevojshme për ringritjen e atdheut.  Të djathtët e vërtetë janë besimplotë në këtë aksion. Nuk duhen zhgënjyer! Godspeed and good luck Doctor!

Nikola është konsulent financiar dhe kontribuues në disa media në Shqipëri, SHBA dhe Europë. Ky artikull pasqyron vetëm mendimet e autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Kreshnik Spahiu/ Cilën parti do votojnë të dielën, 150.000 shqiptarë në Gjermani?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të dielën, Gjermania mbyll kapitullin dhe ciklin e fenomenit Merkel, duke votuar për hapjen e një etape të re.

Pensionimi i Zonjës Merkel nga çdo funksion politik, ka krijuar një garë të barabartë dhe ka hapur të gjitha alternativat zgjedhëse dhe vizionin për një Gjermani ndryshe. Pas 18-muajsh krize pandemike, nga e cila afro 30% e bizneseve të vogla rrezikuan falimentimin, 12% e koorporatave u futën në procedura mbylljeje apo kolapsi financiar dhe 7% e ndërmarrjeve të ndërtimit u pezulluan në aktivitet.

Nga sondazhet e javës, koalicioni CDU/CSU, dukshëm nuk mund të jetë lokomotiva e një qeverisjeje të re, madje rrezikon që mos të jetë fare pjesë e qeverisjes.

Kandidati Laschet, ka mungesa të theksuara karrizme dhe mbetet një hije e lideres Merkel.

Të dielën, së paku 150.000 shqiptarë (shifër jo zyrtare) nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva me pasaportë gjermane, kanë të drejtën të bëjnë zgjedhjen e tyre për 6 partitë kryesore gjermane.

Ndonëse, 1 në 4 shtetas gjermanë ka një origjinë të huaj, në pushtetin legjislativ, ata nuk përfaqësohen as me 8%.

Kryesisht partitë politike gjermane nuk i kanë dyert e hapura të përfaqësimit për të huajt, jo ekuivalente me dieversitetin multinacional dhe multikulturor të një Gjermanie, e cila është shndërruar në një metropol mini “America” të dekadave të fundit në Europë…

Shqiptarët, pavarsisht se janë një nga kombet më të mëdha në numër, (minimalisht 600.000 nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia) nuk përfaqësohen aktualisht aspak në organet e zgjedhura.

Edhe në këto zgjedhje, shqiptarët nuk janē tërsisht unik në votën e tyre, por ndryshe nga zgjedhjet e tjera, ka një prirje ndryshe.

Dhjetëra intelektulë dhe biznesmenë në Hamburg po mbështesin në një fushatë aktive, Partinë Social-Demokrate dhe kandidatin Metin Hakverd.

Dafina Berisha dhe Kastriot Krasniqi kandidojnë në listat e SPD në dy qytete të ndryshme.

Disa shqiptarë të tjerë në Kiel, me origjinë nga Gjakova janë rreshtuar pro CDU. Ndue Oroshi përfshihet në listat e demokristianëve dhe është një aktivist i njohur në zonë.

Të Gjelbrit, edhe për shkak të gabimeve të kandidates së tyre Baerbock, kanë vetëm rreth 15 përqind të votave. Një rezultat i mirë ky për të Gjelbrit, por larg ëndrrave të së kaluarës.

Shqiptarja Lendita Musliu ka shance të jetë një kandidate pretendente për Bundestag.

Gjithësesi, me sa duket, shumica e shqiptarëve këtë radhë po tregohen pragmatistë dhe po orientohen në disa qarqe elektorale drejt votës për SPD për disa arsye:

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Artan Fuga: Më ka marrë malli të shkoj te Komiteti!

LEXO EDHE:   “Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese në rend të ditës”/ Blushi i Metës, i përgjigjet gazetares së DW

– sepse kandidati Scholz ka më shumë shanse tē jetë kancelari i ri i Gjermanisë



– sepse SPD dhe deputetët e saj, ishin nxitësit dhe promotorët e votës pro Shqipërisë në BE.

– sepse kandidati Scholz është një kopje dhe vazhdimësi e politikave të Kancelares Merkel, si një homolog i saj prej vitesh në qeverisje

– sepse SPD dhe Scholz kanë programin më të hapur dhe më integrues për të huajt

– sepse SPD garanton një pagë minimalisht 12 euro/ora, pension stabël dhe ndërtimin e 400.000 banesave për nevojtarët.

– sepse, në SPD garojnë në lista dy shqiptarë, pavarsisht se mund mos kenë shanse për t’u zgjedhur deputetë.

Shqiptarët në Gjermani, në këto zgjedhje, për herë të parë po ndikojnë fortë me votën e tyre në rezultat.

Shqiptarët në Gjermani, me shumë zgjuarsi nuk kanë treguar preferencë për ideologjinë e djathtë apo të majtë, por po orientohen drejt fituesit.

Shqiptarët në Gjermani, të dielën do zgjedhin, por edhe do zgjidhen, duke qenë në lista.

Shqiptarët në Gjermani, këtë muaj i shihje kudo, në krah të disa protagonistëve në zgjedhje.

Gjermania voton të dielën dhe sipas të gjitha studimeve rezultatet mund të jenë dy:

– ose kolaicioni do jetë i njëjtë, por me rotacion brenda llojit, që nënkupton, SPD kalncelarin dhe CDU/CSU në bashkëqeverisje FDP

– ose tre parti të majta SPD-Të majtët-Të Gjelbërit në bashkëqeverisje

Të dielën voton Gjermania, por edhe një pjesë nga Shqipëria.

Sot Bundestagu ka 709 deputet dhe vetëm 59 prej tyre kanë pjesërisht origjinë të huaj por asnjëri shqiptar. Shumë pak në raport me numrin e migrantëve në tërësi. Kjo i shtyn migrantët në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti që të votojnë për atë parti e cila ka hapur më shumë deputet në lista të huaj dhe që ka një program barazie sociale, por dhe strategji integruese.

Zgjedhjet e së dielës janë ndryshe, sepse Gjermania dhe Europa nuk janë njësoj si 4-vite më parë. Prandaj, vota për Gjermaninë e 4-viteve të ardhshme, mund të ndryshojnë të ardhmen e një Europe tjetër, ku shqiptarët mos kapërcejnë murin e Berlinit, por muri Europian të ndërtohet përtej Ballkanit dhe pasaportat e BE-së të kenë flamurin me 32 yje./CNA.al

LEXO TE PLOTE