LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mediat po përhapin panik, nuk ka një valë të dytë të koronavirusit

20 Qershor 2020, 06:23, Blog CNA

Nga Mike Pence ?The Wall Street Journal?

* Ditët e fundit, media ka nisur t?i bjerë këmbanave të alarmit për një ?valë të dytë? të infektimeve me koronavirus në SHBA. Një panik i tillë është i tepruar. Falë udhëheqjes së presidentit Trump, dhe kurajës dhe dhembshurisë së popullit amerikan, sistemi ynë shëndetësor publik është shumë më i fortë nga sa ishte 4 muaj më parë, dhe ne jemi duke e fituar luftën kundër armikut të padukshëm.

Ndërsa diskutimet mbi një rritje të numrit të rasteve të reja, po dominojnë lajmet në mediat kryesore, në më shumë se gjysmën e shteteve në SHBA ka rënie të rasteve, ose mbetje të tyre në nivele të kontrollueshme. Çdo shtet, territor dhe zonë kryesore metropolitane, me përjashtim të tre të tillave, ka një normë pozitiviteti me Covid-19 nën 10 për qind të të gjithë të testuarve.

Dhe në 6 shtetet ku janë shënuar më shumë se 1.000 raste të reja në ditë, shtimi i testimeve i ka dhënë mundësi zyrtarëve të shëndetit publik të identifikojnë shumicën e vatrave epidemike në ambiente të veçanta – burgje, azilet e të moshuarve dhe thertoret – duke arritur t?i vënë ato nën kontroll.

Ajo çka është fshehur në raportimet mediatike të kohëve të fundit, është fakti që sot më pak se 6 për qind e amerikanëve të testuar çdo javë, konstatohet se janë prekur nga Covid-19. Rastet janë stabilizuar gjatë 2 javëve të fundit, me shkallën mesatare ditore në të gjithë SHBA që ka rënë nën 20.000 – nga 30.000 që ishte në prill dhe 25.000 në maj.

Dhe gjatë 5 ditëve të kaluara, vdekjet kanë rënë në më pak se 750 në ditë, një rënie e madhe nga 2.500 në ditë disa javë më parë – dhe shumë më larg shifrës prej 5.000 viktimash në ditë që kishin parashikuar disa ekspertë. E vërteta është që ne kemi bërë përparim të madh gjatë 4 muajve të fundit, dhe kjo është dëshmi e udhëheqjes së mirë të presidentit Trump.

Kur presidenti më kërkoi të drejtoja Task-Forcën mbi Koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë në fund të muajit shkurt, ai na udhëzoi të ndjekim jo vetëm një qasje mbarë-qeveritare, por edhe një qasje mbarë-kombëtare. Presidenti bëri bashkë laboratorët më të mëdhenj farmaceutikë komercialë për të zgjeruar kapacitetin tonë të testimit.

Prodhuesit prodhuan pajisjet mjekësore shumë të nevojshme, dhe ndihmuan kompanitë e mëdha farmaceutike të nisnin hulumtimin mbi ilaçet dhe vaksinat e reja. Ai bëri bashkë popullin amerikan t?u bindej udhëzimeve të distancimit social. Dhe përparimi që kemi bërë është i jashtëzakonshëm.

Ne kemi shtuar testimet në gjithë vendin. Në fund të shkurtit, Qendrat e Kontrollit të Sëmundjeve, laboratorët ??dhe institucionet shtetërore shëndetësore në SHBA, kishin kryer vetëm 8.000 teste për koronavirusin. Duke nisur nga kjo javë, ne po kryejmë afro 500.000 testime në ditë, dhe në total janë kryer më shumë se 23 milionë testime për Covid-19.

Ne kemi shtuar pajisjet e rëndësishme mjekësore në dispozicion. Në muajin mars, pati një frikë reale se spitaleve në vatrat më të nxehta të pandemisë do t?u mbaronin pajisjet personale mbrojtëse, si maskat ??N95, dorezat apo më keq akoma ventilatorët për pacientët që u shkatërrohen mushkëritë nga virusi.

Rezerva Strategjike Kombëtare, nuk ishte ri-furnizuar që nga epidemia e gripit H1N1 në vitin 2009, dhe kishte vetëm 10.000 ventilatorë në dispozicion. Që atëherë, ne e kemi rritur shumë stokun e pajisjeve mbrojtëse personale.

Deri më 12 qershor, administrata jonë në kuadër të Projektit ?Air Bridge? – një partneritet midis qeverisë federale dhe kompanive private ?kishte kryer më shumë se 200 udhëtime jashtë vendit për të blerë më shumë se 143 milionë maska ??N95, 598 milionë maska ??kirurgjikale, 20 milionë pajisje mbrojtëse në sy dhe fytyrë, 265 milionë konstume mbrojtëse dhe 14 miliardë doreza.

Për më tepër, ne kemi bashkëpunuar me sektorin privat për të rritur prodhimin e ventilatorëve. Sot, kemi rezervë më shumë se 30.000 ventilatorë, dhe do prodhojmë 100.000 ventilatorë të tjerë brenda 100 ditësh. Asnjë amerikan i sëmurë që ka pasur nevojë për ventilator, nuk i është mohuar qasja në këtë pajisje.

Ne kemi shënuar një progres të madh në zhvillimin e terapive dhe një vaksine kundër këtij virusi. Muajin e kaluar, kompania farmaceutike ?Gilead Sciences?, njoftoi se do të dhurojë rreth 940.000 flakonë me ilaçin Remdesivir, për të trajtuar më shumë se 120.000 pacientë në SHBA.

Qeveria federale, është duke financuar kërkimet për disa vaksina kandidate kundër koronavirusit të ri, dhe jemi në rrugë të mbarë për të pasur një vaksinë funksionale deri në vjeshtë. Por forca jonë më e madhe është rezistenca e popullit amerikan.

Që nga fillimi i kësaj pandemie, populli amerikan është rritur në lartësinë e kësaj sfide, dhe ka bërë sakrifica të mëdha personale për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e kombit tonë.

Dhe kjo për shkak të zbatimit të udhëzimeve për distancimin social në të 50 shtetet, që tashmë kanë nisur të rihapen në një mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.

Mediat kryesore, janë përpjekur ta trembin popullin amerikan me parashikime të zymta për një valë të dytë të Covid-19. E vërteta është se çfarëdolloj gjëje që të thonë mediat, qasja jonë mbi Amerikën si një e tërë ka qenë një histori suksesi.

Ne e kemi ngadalësuar përhapjen e pandemisë, jemi kujdesur për më të prekurit, kemi shpëtuar shumë jetë njerëzish, dhe kemi hedhur themela të fortë për çfarëdolloj sfidash që mund të hasim në të ardhmen. Dhe kjo është një arsye për të festuar, dhe jo për të rënë pre e panikut që prodhojnë mediat./ Përshtatur nga CNA.al

Shënim:Mike Pence, është zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmet e fundit nga