LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LDK shkarkon Vjosa Osmanin

20 Qershor 2020, 20:11, Kosova & Bota CNA
LDK shkarkon Vjosa Osmanin

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga postet udhëheqëse në parti.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se për shkarkimin e Osmanit nga posti i nënkryetares dhe anëtares së kryesisë, kanë votuar pro 70 anëtarë të Këshillit, 16 kanë qenë kundër dhe 28 nuk kanë marrë pjesë në votim, i cili është zhvilluar në mënyrë elektronike.

Mustafa ka njoftuar se Këshilli ka votuar që Avdullah Hoti të marrë postin e nënkryetarit të partisë.

Kujtojmë që Vjosa Osmani ishte e vetmja anëtare e LDK që votoi kundër mocionit të rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit muajin që shkoi.

 

Lajmet e fundit nga