Connect with Us

“Ka probleme me pastërtinë e duarve”/ Grida Duma ironizon keq Ramën

Politikë

“Ka probleme me pastërtinë e duarve”/ Grida Duma ironizon keq Ramën

Publikuar

-

Grida Duma publikon videon/ Rama në luftë me shqiptarët për pasurinë e tij

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ishte e ftuar pasditen e sotme në neës 24 ku ka komentuar rritjen e shifrave me Covid.

Duma hodhi dyshime për vertetësinë e tyre, duke theksuar se Rama e shfrytëzoi pandeminë për pushtet.

Ajo nuk la pa përmendur dhe mesazhet e kryeministrit Rama në celularët e qytetarëve, për të cilën tha se u kthye në batuta kalamajsh.

“Nuk dua të vë dyshimin ata që informojnë, instancat shtetërore, gjithmonë kam zgjedhur të mos jem lajmësi i keq, që do të thotë se kam dyshimet e mia racionale se nuk kanë qenë ato shifrat edhe gjatë karantinimit të plotë. Besoj që shifrat kanë qenë më shumë dhe kanë nisur para karantinimit. Ne si PD kemi kontribuar për t’ju thënë shqiptarëve se armiku i panjohur është më i rrezikshëm se armiku i njohur dhe situata kërkon ndërgjegjësim më të lartë.

Por kush është rreziku tani? Rreziku tani është se për shkak të pandemisë ekonomike të kërkosh sot masë më të madhe disiplinimi, ata ta kthejnë me kundërshti pasi situata u menaxhua keq. Ajo që u menaxhua keq ishte situata ekonomike. Është e pafalshme, e mëkatshme, e keqe që e përdor edhe pandeminë për fushatë. Mbani mend që dilte në telefona (Rama) u bë batutë kalamajsh, e mbani mend atë: Edi jam…Shqipëria sot është monopartiake që nga gjykatat te Parlamenti. Është mëkat të përdorësh fatkeqësinë për pushtet.

LEXO EDHE:  Video-Ministri i policëve shan në parlament: Polic ke qënë e polic ke mbet!

Sot Shqipëria ka akumuluar pushtet tek një njeri më shumë se kurrë. Gjithçka këtu është bërë monopartiake. Është e pacipë që një njeri të grumbullojë kaq shumë pushtet dhe të kërkojë që në situatë sëmundje të shfaqet edhe në telefona a thua se kujdeset ky për larjen e duarve. Që të mos kaloj te ironia, se ky është vetë nga ata njerëzit që ka probleme me pastërtinë e duarve, ka një problem të madh, korrupsionin”, tha ajo./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mustafaj: Beteja mes Bashës dhe Berishës do të përfundojë në gjykatë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar situatën në PD, tha se beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës mund të përfundojë në dyert e gjykatës.

 “Kuvendi është shprehja më e lartë e sovranitetit. Më thonë që kanë votuar më shumë se 60% e demokratëve. Mendoj se në fund rezultatet ndryshimet e statutit dhe zgjedhja e kryetarit të ri mund të shkojë në gjykatë,” u shpreh ai në emisionin “Log”.



Mustafaj tha ndër të tjera se Berisha ka përshkallëzuar mesazhet e tij, ndërkohë që sot bëri me dije se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij dhe se do të kandidojë për kryetar.

“Do të kemi një proces. Rreziku më i madh që ishte deri tani nëse gjykata do ta pranonte këtë çështje. Ata mendojnë se është një çështje që duhet gjykuar. Në këtë kuptim besoj sesi procedurë është kapërcyer pengesa kryesore. As unë nuk kam bërë ndonjë verifikim më shumë. Por jam i sigurt se nuk do të bënte bllof me këtë. Berisha ka thënë një lajm të vërtetë. Berisha mesa di unë nuk ka paditur pse u shpall ‘non grata’, por ka paditur Blinken se në tëitterin e  tij bën disa akuza për të, disa gjëra që kërkojnë prova për t’u vërtetuar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi i PD për hetim të politikanëve/ Murrizi: Basha e Rama po i fusin hajdutët në Kuvend

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish deputeti Myslim Murrizi ka komentuar propozimin e PD për vettingun në politikë.

Në një reagim për media, Murrizi deklaroi se politika nuk mund të pastrohet ngavetvetja, duke theksuar se SPAK ka të gjitha kopetencat për të dërguar politikanë të korruptuar në burg.



Unë njoh hajdutë nga të dyja palët dhe kanë ndyrë që tu jap dorën në rrugë. Por politika nuk mund të pastrohet nga vetvetja. Pse kush i fut hajdutët në kuvend që duhet një ligj? A nuk i fut vetë Basha dhe Rama?

Kush e pengon SPAK-un që të dërgojë politikanë në burg? Vettingu është njollë një biografi. Unë nuk jam kundër Vettingut. Kush janë deputetët që do ta bëjnë këtë vetting?”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kuvendi do të mblidhet”/ Kulluri i tregon kufijtë Bashës: Berisha e ka fituar betejën e numrave

Publikuar

-

Nga

“Opozita “7x7=42” hesht!”/ Kulluri vë përballë fakteve Veliajn për rritjen e taksave

Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri, në një dalje televizive ka folur për përplasjet Basha-Berisha.

Ai tha se nga pikëpamja sasiore Berisha e ka fituar betejën e numrave në PD, duke parë mbështetjen.



“Pas përplasjes Basha-Berisha qëndron pyetja se ka qëndron mbështetja. Dhe mbështetja është qartë nga firmosja për kuvendin dhe pjesëmarrja në takime, tregon se kemi një shumicë dërrmuese të delegatëve.

Nga pikëpamja sasiore Berisha e ka fituar betejën e numrave në PD. Basha për mbështetjen e tij jep deklarata klinike. Nuk dua të flas për personalitetin e njeriu që ka humbur 4 palë zgjedhje në vend. Ai duhej larguar qysh në vitin 2017. Kuvendi do të mblidhet dhe kjo ka marrë fund.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE