LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-gjyqtari kërkesë ONM-së/ Hetoni anëtaren e KPA, më shkarkoi se dënova Zylfie Haklajn

20 Qershor 2020, 14:24, Vetingu CNA
Ish-gjyqtari kërkesë ONM-së/ Hetoni anëtaren e KPA, më

Një tjetër rast hakmarrje duket se ka sjellë përplasje mes punonjësve të drejtësisë.

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai, i ka kërkuar ndërkombëtarëve (ONM) të nisë hetim ndaj anëtares së KPA-së Natasha Mulaj (Haklaj).

Gjyqtari që ngeci në vetting për shkak të problemeve me pasurinë, pretendon se Mulaj e ka shkarkuar për shkak se kur ka qenë në detyrë ka gjykuar çështjet e kunatës Zylfie Halkaj dhe vëllait të saj Admir Mulaj.

Abdullai i ka kërkuar ONM-së të procedohet anëtarja e KPA-së për konflikt interesi, ose thekson se në të kundërt do të bëjë kallëzim në SPAK për këtë çështje.

Ndërkohë, kujtojmë se Abdullai u shkarkua nga KPK në korrik të vitit 2018 për probleme me pasurinë.

Bashkëjetuesja e tij nuk mund të justifikonte 90 mijë dollarët që kishte llogari bankare, 130 mijë eurot që kishte në një tjetër llogari, apartamentin e blerë në Tiranë, zyrën dhe garazhin që kapnin me vlerën 187 mijë eurove.

Ish-gjyqtari i Tiranës u shkarkua nga KPK dhe pas ankimimit, KPA la në fuqi vendimin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga