Connect with Us

Carlos Lehder lirohet nga burgu pas 30 vitesh/ Ortaku i Pablo Escobar deportohet në Gjermani

Bota

Carlos Lehder lirohet nga burgu pas 30 vitesh/ Ortaku i Pablo Escobar deportohet në Gjermani

Publikuar

-

Carlos Lehder, partneri i Pablo Escobar është liruar nga burgu në SHBA. Bashkëthemeluesi i kartelit famëkeq të drogës Medellín është deportuar në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij Oscar Arroyave, i cili ka zbuluar për Associated Press se ai është shoqëruar nga dy zyrtarë amerikanë për në Berlin pas 30 viteve burg në SHBA.

Lehder u kap në Kolumbi në vitin 1987, ai u ekstradua në SHBA dhe u dënua me 135 vjet burg, por pas bashkëpunimit me autoritetet u fut në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.

Partneri i krimit i Pablo Escobar, i njohur si “Zot i drogës”,  së bashku me Escobar ishte një nga drejtuesit të kartelit Medellin që mbizotëronte tregtinë globale të kokainës në vitet 1980.

Lehder është portretizuar në serialin Netflix “Narcos” si një kriminel i egër, i cili vendosi një pikë tranziti për aeroplanët e ngarkuar me kokainë në një ishull privat, Norman’s Cay, disa qindra milje larg bregdetit të Floridës në Bahamas.

LEXO EDHE:  Çfarë është një oligark?

Ekstradimi i tij në SHBA në vitin 1987 ndodhi në një periudhë të shënjestrimit intensiv amerikan të narkotrafikantëve kolumbiane.

Lehder fillimisht u dënua me 135 vite burg, por pasi ra dakord të dëshmonte kundër ish-trimit Pananez, Gjeneral Manuel Noriega, ai dënimin e tij e uli në 55 vite.

Lehder fitoi nënshtetësinë gjermane përmes babait të tij, një emigrant në Kolumbi. Arroyave tha se Lehder nuk ka interes për t’u rikthyer në Kolumbi dhe autoritetet gjermane ofruan ndihmë për ta lejuar atë të riatdhesohej në Gjermani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Publikuar

-

Nga

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të ngritur një komision të posaçëm parlamentar mbi raportin e Dick Maryt, Kuvendi ka vendosur zhvillimin e një seancë me debat.

Në axhendën e Kuvendit është parashikuar që ditën e premte të zhvillohet një tjetër seancë plenare me një minutazh prej 180 minutash, i cili do të ndahet ndërmjet maxhorancës dhe opozitës dhe fokusi i diskutimeve do të jetë kërkesa për ngritjen e komisionit të posaçëm.

Në dokumentin e depozituar në protokollin e Kuvendit shprehet qartë se socialistët kërkojnë “Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvend për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimatari kriminale e drejtuesve të UÇK në territorin e Shqipërisë”.

Ky komision ka si detyrë hartimin e një raporti të detajuar mbi gjetjet që do të administrojë për një periudhë 3 mujore dhe më pas do të dalë me një rezolutë të cilën parlamenti do ta miratojë.

LEXO EDHE:  Taksa ndaj Serbisë/ SHBA “ultimatum” Kosovës

LEXO EDHE:  Shtrëngohet “laku” për Lulzim Bashën/ Ja sa vite burg rrezikon kreu i PD-së

Propozimi i numrit dy të socialistëve erdhi për shkak të debatit që ka krijuar raporti i Dick Marty rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pretendimeve për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UÇK-së./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, del se gjatë pandemisë së koronavirusit, në Kosovë janë rritur për 17 për qind rastet e dhunës në baza gjinore.

“Gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Drejtësisë ka parë një rritje prej 17 për qind të rasteve të raportuara të dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku pjesa më e madhe e rasteve të rritura është në zonat urbane. Çdo grua, çdo vajzë, çdo person meriton një jetë pa dhunë”, tha ambasada e SHBA-së përmes një postimi në Twitter.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ambasada amerikane i bëri thirrje qeverisë dhe shoqërisë civile, që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur viktimat e dhunës.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, ju bëjmë thirrje të gjithë parnerëve në qeveri, në sektorin privat dhe në shoqërinë civile që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur më të prekurit dhe për të hetuar dhe gjykuar të gjitha incidentet”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, Kosova dhe shumë vende të botës kanë raportuar për rritje të rasteve të dhunës në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin gusht janë paraqitur mbi 1,338 raste të dhunës ndaj grave, prej tyre katër raste kanë përfunduar me vdekje./rel

LEXO EDHE:  Dëshironi të studioni në SHBA?/ Ambasada amerikane publikon njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Moon: S'ka sulm ndaj Koresë së Veriut, pa miratimin e Seulit

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sërish shifra alarmante në Kosovë/ Shënohen 9 viktima dhe qindra të infektuar

Publikuar

-

Nga

Covid mbërthen institucionet shtetërore në Berat/ Infektohen 14 mësues, policë e mjekë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1 651 tamponë të realizuar kanë rezultuar pozitivë 704 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 36.253.

IKShPK ka raportuar 9 vdekje nga koronavirusi duke e çuar numrin total të viktimave në 948. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç).

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 391 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137./CNA.al

LEXO TE PLOTE