LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditet Sormani, titullari i Partizanit pëson dëmtim serioz. Ja sa do të mungojë

19 Qershor 2020, 10:39, Sport CNA
Tronditet Sormani, titullari i Partizanit pëson dëmtim serioz. Ja sa

Partizani ka shansin që sot të marrë trepikë shin e radhës, ku pas Luftëtarit kalendari i ka vënë përballë skuadrën tjetër që ka zbritur matematikisht në Kategorinë e Parë. Trajneri Sormani ka kërkuar nga ekipi që të ruajë fytyrën e ndeshjes me gjirokastritët, ku në pah doli finalizimi perfekt i aksioneve.

Por, për transfertën e Vlorës të kuqtë nuk do të jenë të plotë dhe Egzon Belica është mungesa e madhe. Ajo që shqetëson është dëmtimi që mbrojtësi nga Struga pësoi në ndeshjen me Luftëtarin, pasi i bie të mungojë në 2-3 ndeshjet e radhës. Për shkak të goditjes që mori në gju ndaj gjirokastritëve ai luajti vetëm 45 minutat e para. 29- vjeçari ka kryer ekzaminimet mjekësore dhe rezonanca magnetike ka dalë me probleme. Belicës i duhet 2-3 javë kohë që të riaftësohet. E sigurt është se ai humbet ndeshjen e sotme me Flamurtarin dhe sfidën pasardhëse me Laçin.

Lajmet e fundit nga