LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria në listën e vendeve të rrezikuara për udhëtime/ Çfarë do të ndodhë me shqiptarët në Gjermani

19 Qershor 2020, 17:09, Sociale CNA
Shqipëria në listën e vendeve të rrezikuara për

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani bën me dije se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, këtë javë janë shpallur për shtetin gjerman, si zona të rrezikshme për udhëtime.

?Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i zi, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, këtë javë janë shpallur si zona të rrezikshme për udhëtime. Në listën më të re të qeverisë gjemane gjenden 130 vende të rrezikuara. Përvec vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë Turqia, Egjipti, Maroku, Tajlanda dhe shumë vende të tjera?, thotë gazetari.

Ai sqaron se ky nuk është ndalim udhëtimi, por është parlajmërim që do të thotë shtetasit gjermanë mund të udhëtojnë edhe në këto vende, por shteti gjerman nuk merr obligimin për kthimin e tyre në vend, në rast të ndonjë sëmundje gjatë udhëtimit.

?Mund të ndodhë që siguracionet gjermane të mos marrin përsipër shpenzimet për trajtimin mjekësor.
Personat që kthehen nga udhëtimet nga zonat e rrezikuara, sipas regullave duhet të futen në karantinë?, tha Cani.

Më tej ai theksoi se kjo listë rishikohet gati çdo ditë dhe mund të ndryshohet.

?Duhet thënë se kushtet për shpalljen e një vendi të rrezikuar janë, numri i nfektimeve, kushtet higjenike dhe fuqia e mjaftueshme për trajtimin e pacientëve. Shqipëria, Kosova dhe çdo vend tjetër i Ballkanit mund të hiqet nga lista nëse vërtetohet se në këtë vënd është përmirësuar gjendja me pandeminë dhe se i plotësojnë kushtet e përmendura më lart.
Më 1 korrik priten sugjerimet më të reja se cilat vende do të hiqen nga këto lista. Përsa i përket shtetasve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, ata mund të udhëtojnë nga Gjermania për në vendlindje, por duhet të kenë kujdes dhe të informohen për kushtet e udhëtimit dhe kushtet e kthimit, se mund të ketë probleme me kthimin apo të detyrohen të futen në karantinë?, u shpreh gazetari./CNA.al

Lajmet e fundit nga