LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarja e rëndë në Vlorë/ Policia zbardh detajet, në pranga autori

19 Qershor 2020, 07:48, Kronika CNA
Ngjarja e rëndë në Vlorë/ Policia zbardh detajet, në

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku një 25-vjeçar humbi jetën, pasi u qëllua me thikë në zemër nga një 15-vjeçar.

Policia bën të ditur se rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi Aleksandër Petanaj , 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë të ditur se është vënë në pranga autori i ngjarjes, 15-vjeçari me inicialet G.T.

?Menjëherë pas ngjarjes, Policia nisi hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e saj dhe falë veprimeve të shpejta, hetimore dhe profesionale u bë identifikimi në kohë rekord, kapja dhe prangosja e autorit, shtetasit G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ?24 Maji? Vlorë, pranë vendit të quajtur ?Ish-ushqimores?, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. P., i cili ndërroi jetë rreth 4 orë më vonë në ambientet e spitalit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur?, njofton policia.

Tronditet Vlora/ Goditet me thikë në zemër i riu, ndërron jetë në spital

Lajmet e fundit nga