LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mos të kujtojë se ka vdekur Prifti dhe s’ka më kaseta”/ Maliqi ngre tonet: U hapën letrat, e di Rama dhelprën me dy koka

19 Qershor 2020, 08:23, Politikë CNA
“Mos të kujtojë se ka vdekur Prifti dhe s’ka më

Deputeti Lefter Maliqi ka folur me tone mjaft të forta kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa paralajmëroi se ka edhe filmime dhe kaseta kundër kreut të qeverisë.

Në një prononcim për mediat, deputeti Maliqi ndërsa riktheu në vëmendje edhe ish-ministrin e ndjerë Dritan Prifti, tha se ky i fundit u përdor nga Rama për skenarin puçist të 21 janarit.

?Sot është një ditë e zezë për demonin e dukur të djallit të beut të Surrelit sepse mbrëmë PE miratoi amendamentin për 15 kushtet, ku ndër më kryesorë dënimi i krimit zgjedhor, lufta kundër korrupsionit. Për shqiptarët dhe socialistët e ndershëm është ditë zie sepse ka ikur një ndër figurat më të rëndësishme Moikom Zeqo dhe familjes së tij i shpreh ngushëllimet. Unë jam këtu, meqenëse ky frikacak, kam bërë rresht dy interpelanca me ministrin. Ai nuk pranoi të dilte përballë. Dje në mungesën time, duke parë që nuk ishte në rreshtin e tij, njolla e zezë e kësaj figure, siç shiti Tahirin, Kokëdhimën, e Dakon foli. Nëse është burrë, sot nis deklaratat për të, pasi do e nxjerr lakuriq atje para Kuvendit siç është. Mos të kujtojë se ka vdekur Prifti dhe s?ka më kaseta. Filmimet dhe kasetat tek Dashi i Pezës nuk mungojnë. Dua t?i them se ai i infiltruari që ka qenë në grupin e zjarrit dhe ka qëlluar, duhet të hetohet. Paketorin e ke aty o palaço. Paketorin që vjedh paratë e shqiptarëve. Drejtorin e burgjeve e ke po aty.”-tha Maliqi.

Më tej ai komentoi edhe deklarata e djeshme te Rames ne Kuvend, ndersa tha se “Ky njeri që kërcënoi me mesazhe zotin Basha ka frikë nga koalicionet. E vetmja mënyrë është grisja e marrëveshjes në Ambasadën Amerikane. Jo këta po çfarëdo partie të krijojë nuk fiton dot përballë shqiptarëve të ndershëm. Për t?i dhënë edhe një përgjigje edhe më të sinqertë dhelprën me dy koka e di shumë mirë ai. Është shprehja e tij në një grup të madh pazarxhinjsh. Do t?ia them të gjitha ballë përballë. Tani u hapën letrat. Është mosmirënjohës. Ky njeri duhet të marrë fund. Ky nervi im është i sinqertë, i drejtë. Ku të dojë të përballet, në votë dhe parlament. Mos t?iu duket se është trim, se aktron dhe me ju, bën batuta, batuta krimi. Është kriminel, është sharlatan, një belkëputur. Kujton se do blejë vota.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga