LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kryeministër i dalë bojë”/ Spaho publikon videon: Gënjeshtrat 3D të Ramës

19 Qershor 2020, 16:13, Politikë CNA
“Kryeministër i dalë bojë”/ Spaho publikon videon:

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka publikuar një video ndërsa thekson se kryeministri Edi Rama, vetëm gënjen.

Ai thotë se prej disa vitesh, Rama mashtron vlonjatët për aeroportin e Vlorës që mbeti një projekt në 3D.

?Edi Rama është një kryeministër që vetëm gënjen. Gënjen nga mëngjesi në darkë, nga Jugu në Veri. Investimet që premton nuk ekzistojnë. Prej disa vjetësh mashtron vlonjatët për aeroportin e Vlorës. Aeroporti mbeti një projekt në 3D, sepse Bashkimi Europian e refuzoi planin e tij për të vjedhur me biznesmenë të dyshimtë turq.
Edi Rama është një kryeministër i dalë bojë, që si mjet kryesor politik ka gënjeshtrën dhe mashtrimin e qytetarëve?, shkruan Spaho./CNA.al

Lajmet e fundit nga