LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I publikoi emrin si i infektuar me Covid-19/ Budina: Urimi i Ramës, hipokrizi, do ta padis!

19 Qershor 2020, 15:15, Sociale CNA
I publikoi emrin si i infektuar me Covid-19/ Budina: Urimi i Ramës,

Regjisori Robert Budina, ka reaguar mbi lajmin se ai dhe vëllai i tij, Edmond Budina kanë rezultuar pozitivë në testin e Covid-19.

Sipas regjisorit kjo është politike me qëllim frikësimin e njerëzve dhe mosdaljen e tyre në protesta, ndërsa shtoi se kjo gjë ka penalizuar fëmijët e tij.

“Nuk kam asnjë shenjë. Pa më marrë në telefon del kryeministri me atë status që bëri. Duke se u bërë publike ata u penalizuan në kurset që zhvillojnë pasi mësuesit pasi morën vesh lajmin nuk lejuan pjesëmarrjen e tyre në provim dhe unë i kërkova zonjës që më bëri testin mua i thashë ti bëjë edhe fëmijëve. Pse për mua këmbëngule për mua dhe jo për të afërmit e mi? Unë nuk di gjë, tha. Mua ma thonë.

A është e vërtetë që unë e vëllai im jemi pozitivë apo jo? Kryeministri mezi e priste dhe me një hipokrizi na uron shërim të shpejtë. Kjo është një gështetër e madhe mediatike. Kjo vjen pas votimit në Parlamentin Europian. Kësaj ti përgjigjet kryeministri. E bën të frikësojë njerëzit të dalin në protesta. Rreziku më i madh nuk është virusi por qeveria që më të keqen e ka në kryeministri”, tha Budina për Syri Tv.
Ai paralajmëroi padi për kryeministrin Edi Rama, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe zonjën që i bëri testin.
“Me ç’të drejtë shkel privatësinë time dhe penalizon fëmijët e mi? Unë do të padis kryeministrin dhe zonjën që ka bërë testin”, u shpreh Robert Budina./CNA.al

Lajmet e fundit nga