Showbizz
FOTO-Nuk e harron origjinën e tij/ Jim Belushi hap lokal dhe i vendos emër shqiptar

Aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi është një nga perosnazhet që gjithnjë është shprehur krenar për origjinën e tij. Pavarësisht se ka jetuar në Amerikë aktori nuk i harron rrënjët dhe këtë e ka treguar dhe me veprimin e tij të fundit.
Aktori ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Facebook para lokalit dhe sipër shihet tabela ku është vendosur emri i lokalit ‘Ëngjëll Caffe’. Të shumta kanë qenë komentet pozitive për këtë përzgjedhje të aktorit. Kujtojmë se aktori është larguar nga kinemotografia për t’ju përkushtuar fermës ku kultivon marijuanë./ CNA.al