Connect with Us

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Komisioni i Venecias: Çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-së

Politikë

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Komisioni i Venecias: Çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-së

Publikuar

-

Komisioni i Venecias ka publikuar draft-opinionin final për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, e cila i jep të drejtë Presidentit Ilir Meta në lidhje me kreun e KED, Ardian Dvoranin.

Sipas paragrafit, ’92’ të draftit, ky i fundit shkaktoi një incident të rëndë procedurial me listat e kandidatëve për GJK si dhe u bë shkaktar i përplasjes mes Kuvendit e Presidentit.

Në draft opinion thuhet se sipas Neneve 7/a deri 7/c të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, KED duhet të respektojë afatet e rrepta gjatë procesit të emërimit, megjithatë, afatet fillestare i shkelën që kur KED nuk funksionoi gjatë 2018.

“Çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-së në vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me kohën e përcjelljes së listave të renditjes së kandidatëve tek Presidenti dhe Kuvendi. KED formoi katër lista të kandidatëve (dy për Presidentin dhe dy për Kuvendin) më 21.09.2019; ai më pas i dërgoi Presidentit dy lista më 08.10.2019 dhe dy lista në Kuvend më 14.10.2019. Kjo shkaktoi një incident të rëndë procedurial”,- theksohet në draft.

PARAGRAFET E RAPORTIT TË VENECIAS PËR ROLIN E KED
90. Për më tepër, KED nuk funksionoi në mënyrë transparente. Transparenca është thelbësore për të fituar besimin e publikut në procedurën e emërimit, pra në vetë Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, KED shpërfilli praninë e detyrueshme kushtetuese të Avokatit të Popullit si vëzhgues qoftë në përzgjedhjen përmes shortit, qoftë edhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e KED-së (nenet 149 / d (3) dhe 179 (11) të Kushtetutës). Përkundrazi, në zbatim të rregullit 41 të vendimit të KED Nr. 4, datë 11.03.2019 për Procedurën e Verifikimit të Kandidatëve për vakancat e lira në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, “diskutimet mbi çështjen, si dhe votimi i vendimit do të bëhet vetëm në praninë e anëtarëve të Këshillit.” Rregulli 39 i të njëjtit vendim të KED i jep Avokatit të Popullit vetëm mundësinë për të dhënë “opinione dhe vlerësime në lidhje me mënyrën e procedurës së ndjekur për verifikimin e kandidatit ”, që do të thotë jo për vlerësimin e renditjes. Mesa duket KED argumentoi se Avokati i Popullit mund të bëjë deklarata publike të cilat mund të shkelnin konfidencialitetin e procedurave të KED. Kjo nuk duket e justifikueshme pasi Avokati i Popullit gjithashtu do t’i përmbahej kriterit të ruajtjes së fshehtësisë për sa i përket çështjeve individuale; Në vend të kësaj, Avokati i Popullit mund të bëjë komente publike për funksionimin e KED në përgjithësi. Meqenëse diskutimet janë pjesë kryesore e “veprimtarisë” së KED, duket se Rregulli 41 është në kundërshtim me Kushtetutën, dispozitat ligjore të lidhura me të dhe me qëllimin për të siguruar besimin e publikut në procedurën e zhvilluar nga KED. Komisioni i Venecias rekomandon që KED ta ndryshojë këtë Rregull për procedurat e verifikimit dhe zgjedhjes së kandidatëve të ardhshëm.

LEXO EDHE:  Nga Telnis Skuqi/GOODBYE VANGJEL!

91. Gjithashtu, neni 226 (2) (d) i ligjit nr. 115/2016 për institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë parashikon që Kryetari i Këshillit të sigurojë regjistrimet audio të mbledhjeve të Këshillit dhe që përmbledhjet e procesverbalit të mbledhjeve të Këshillit mbahen dhe publikohen në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Mirëpo duket se përmbledhjet e takimeve nuk janë botuar në kohë. Kjo është veçanërisht për të ardhur keq sepse Avokati i Popullit u përjashtua nga diskutimet sipas Rregullit 41. Komisioni i Venecias rekomandon që përmbledhjet e procesverbalit të mbledhjeve të KED në vitin 2020 të publikohen në kohën e duhur.

92. Çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-së në vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me kohën e përcjelljes së listave të renditjes së kandidatëve tek Presidenti dhe Kuvendi. KED formoi katër lista të kandidatëve (dy për Presidentin dhe dy për Kuvendin) më 21.09.2019; ai më pas i dërgoi Presidentit dy lista më 08.10.2019 dhe dy lista në Kuvend më 14.10.2019. Kjo shkaktoi një incident të rëndë procedurial. Në përgjigje të pyetjes së delegacionit të Komisionit të Venecias, pse i dërgoi listat në Kuvend gjashtë ditë më vonë se ato që i ishin dërguar Presidentit, Kryetari i KED u përgjigj se përgatitja e dosjeve të plota që u dërguan së bashku me listat morën më shumë kohë. Kjo mënyrë veprimi nuk u diskutua në KED. Komisioni i Venecias nuk është në gjendje të shqyrtojë nëse shpjegimi i dhënë është i besueshëm. Sidoqoftë, do të duhet të kishte qenë e qartë se data e dërgimit të listave do të kishte pasoja të rëndësishme për shkak të zbatimit të mundshëm të emërimit të parazgjedhur në bazë të rregullit 30-ditor. Normalisht, sipas Neneve 7/a deri 7/c të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, KED duhet të respektojë afatet e rrepta gjatë procesit të emërimit. Megjithatë, afatet fillestare i shkelën që kur KED nuk funksionoi gjatë 2018.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryemadhi flet për marrëdhënien me Bashën/ “Mbajti Ramën në pushtet, akuzat e mia për të vazhdojnë”

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi flet për marrëdhënien me Bashën/ “Mbajti Ramën në pushtet, akuzat e mia për të vazhdojnë”

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur për marrëdhënien me Partinë Demokratike me të cilën ajo ka firmosur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Ne kemi qenë për taksën e sheshtë 10 % dhe Partia Demokratike ishte për 9% dhe u dakordësuam për numrin 9. Ndërkohë që për të gjitha këto 5 prioritete, për të cilat ne i kemi quajtur të qarta që janë 5 prioritete të panegociueshme, normalisht që janë të realizueshme dhe nuk kanë asnjë lloj përplasjeje me angazhimet e Partisë Demokratike. Ashtu sikurse, edhe në marrëveshjen e 1 marsit që ne kemi firmosur me Partinë Demokratike, janë edhe 13 pika të tjera, për të cilat ne jemi angazhuar bashkarisht politikisht të dy kryetarët e partive në emër të forcave politike që ne përfaqësojmë”, tha ajo.

E pyetur në lidhje me akuzat ndaj njëri-tjetrit, duke rikujtuar ato të vitit 2017 dhe kalimin në bashkëpunim ajo tha:

Akuzat e mia për zotin Basha vazhdojnë të jenë përsa i përket marrëveshjes së 2017-s dhe e dimë, ne jemi koshient që, në qoftë se LSI e solli Edi Ramën në 2013-n në pushtet me idenë që ishte koha e tij, sepse në fund të fundit ishte kryetari i Partisë Socialiste dhe i takonte Partisë Socialiste të drejtonte në atë kohë, në 2017-n ishte zoti Basha që e mbajti zotin Rama kryeministër, kështu që, qoftë LSI-ja apo qoftë PD-ja me djegien e mandateve i vunë vizën një lloj bashkëpunimi politik, që në shumicën e rasteve bashkëpunimi politik edhe për shkak të kulturës evropiane apo edhe të kulturës së politikës ndërkombëtare në vendet e zhvilluara, bashkëpunimi politik është një domosdoshmëri e cila e çon zhvillimin përpara.

Por, në Shqipëri, gjithmonë, bashkëpunimi midis forcave politike apo edhe e stabilitetit politik që mua me thënë të drejtën më ka krijuar pak skepticizëm kur ne flasim për stabilitet politik. Kam kuptuar që në tranzicion stabiliteti politik nuk është stabilitet politik./ CNA.al

 

LEXO EDHE:  Fevziu nxjerr intervistën e patransmetuar /Berisha zbulon dëshirën që s’mund ta realizojë

LEXO EDHE:  Nga Elvi FUNDO/ Një mesazh për dhunuesit e gazetarëve

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tabaku takon themelues të PD/ “Të gjithë janë bërë bashkë për ndryshimin”

Publikuar

-

Nga

Kandidatja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim  në Qytetin Studenti me themelues të Partisë Demokratike, studentë të Dhjetorit 1990, intelektualë dhe  pedagogë. Një bashkim i të gjithë brezave në Partinë Demokratike, e konsideroi Tabaku në frymën e ndryshimit që po vjen për vendin.

“Unë dua që ta kemi në formë bashkëbisedimi dhe më shumë t’u dëgjoj sesa të flasim ne, më shumë t’u dëgjoj edhe për pas 25. Unë mund të marr vetëm një angazhim nga ana ime dhe një obligim dhe një detyrim nga ana ime. Mbështetja që ne mund t’i japim arsimit në përgjithësi së pari dhe së dyti intelektualëve në veçanti”, u shpreh Tabaku.

Kandidatja e PD-së u shpreh se pas 25 Prillit nuk do të ndodhë asgjë tjetër përsa I përket pandemisë, vaksinimit por vetëm do të ikë kryeministri Edi Rama.

“Thonë që nuk do vazhdojë vaksinimi, do hiqen nga puna, nuk do jenë më nesër në administratë publike, presione nga më të ndryshmet që ndoshta unë nuk i kisha konceptuar kurrë që mund t’i bënte dhe një administratë publike, në një nivel që ka kaluar përtej çdo limiti që ka përdorur çdo forcë politike që ka qenë në pushtet. Pandemia na ndihmoi që të kemi një komunikim miqësor me njerëzit, pra i flasim, bashkëbisedojmë në sy, i sigurojmë që këtu do jemi, pas 25 prillit nuk do ndodhë asgjë e keqe, thjesht do ikë Edi Rama.

Po ndërrohet pushteti e thanë disa këtu, nuk është rrotacion, është ndërrim pushtetesh dhe unë bësoj që kam mbështetjen dhë bashkëpunimin tuaj që të gjithë bashkë, të bëjmë thirrje për të votuar sa herë dhe sa kohë kemi mundësi. Pjesëmarrja e lartë favorizon opozitën dhe unë për këtë kërkoj mbështetjen tuaj. Të thërrasim për pjesëmarrje të lartë. Unë e kam siguruar administratën publike që kushdo që është në punë, për vite, me integritet, i pakorruptuar do jetë atje nuk do e gjejë asgje e keqe. Do vazhdojë proçesi i rindërtimit edhe më mirë dhe më shpejt sesa është bërë deri tani”, shtoi Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Atentati në Elbasan/ Reagon për herë të parë Rama

Publikuar

-

Nga

Atentati në Elbasan/ Reagon për herë të parë Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për atentatin e ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë ish drejtuesi i LSI Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur katër të tjerë, mes tyre edhe një efektive policie.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se dëshpërimi i humbësve nuk do të ndikojë në humbjen e besimit dhe durimit për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ka shtuar se do të ndërshkojë të gjithë ata që po bëhen gjarpër rreth këmbëve të tyre.

Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE