LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Rritja e frikshme e rasteve të reja/ Manastirliu thirrje nënave: Ju lutem dëgjojini këshillat!

18 Qershor 2020, 11:55, Lifestyle CNA
Video-Rritja e frikshme e rasteve të reja/ Manastirliu thirrje nënave:

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale një video-mesazh të doktoreshës Alekta Hoxha dhe bën thirrje të gjitha nënave të dëgjojnë dhe respektojmë këshillat e saj.

Hoxha bën thirrje që në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirusi të hiqet dorë nga ardhjet e panevojshme dhe mbingarkesat në maternitete.

?Ju lutem të heqim dorë nga ardhjet e panevojshme dhe mbingarkesat në maternitete, që t’i japim mundësi fillimit të jetës pa asnjë problem. Një këshillë të veçantë për të gjitha nënat, të cilat duke ndjekur rregullat, në asnjë mënyrë të mos ndahen nga foshnjat e tyre dhe në asnjë mënyrë të mos ndërpresin ushqimin me qumësht gjiri për t’u mbrojtur sa më mirë? – Ju lutem dëgjoni këshillat e prof. Alketa Hoxha?./CNA.al

Lajmet e fundit nga