LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Si u tentua lirimi i Arben Grorit nga burgu! Drejtori i Burgjeve “mësues gjuhe” për gjykatat

18 Qershor 2020, 21:38, Aktualitet CNA
Skandali/ Si u tentua lirimi i Arben Grorit nga burgu! Drejtori i Burgjeve

Drejtësia shqiptare vazhdon të prodhojë çudira, e një e tillë është edhe një vendim i gjyqtarit së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Taulant Tafa. Është një vendim i dhënë në fillim të këtij viti, ku gjyqtari Tafa ka vendosur uljen e dënimit me 720 ditë të një të dënuari me burgim të përjetshëm të IEVP Peqin.

Bëhet fjalë për Arben Grorin, një emër i njohur për publikun shqiptar, i cili gjendet në qeli për dy vepra penale. Është dënuar nga drejtësia italiane me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit në 6 gusht 1997 në spitalin San Paolo, Milano, vrasës i vëllait të tij, Artur Grori.

Ndërsa në Shqipëri është akuzuar dhe dënuar me 15 vite burg për trafik droge. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, u ankua për vendimin e Gjykatës së Elbasanit. Ismaili argumenton se gjyqtari ishte në shkelje të rëndë të ligjit dhe ndaj tij kërkon masë disiplinore.

Drejtoria e Burgjeve argumenton se vendimi i gjykatës është në shkelje të ligjit, duke e cilësuar atë ?nul?, pasi nuk ka si të llogaritet ulja e dënimit për një person me burgim të përjetshëm. Gjykata ka gabuar, sipas Drejtorisë së Burgjeve, kur ka përfshirë në uljen e dënimit edhe vitet kur ai ka qenë i paraburgosur, duke theksuar se legjislacioni është shumë i qartë dhe se ulje dënimi përfitojnë vetëm ata që kanë statusin ?të dënuar? dhe jo kur i burgosuri ka pasur statusin e të paraburgosurit.

Në vendimin e gjyqtarit të Gjykatës së Elbasanit,thuhet se Grori përfiton ulje dënimi jo vetëm për vitin 2016-2017, kërkesë për të cilin e kishte bërë që atë vit, por edhe për vitet nga 2001 e deri në 2019. Për këtë argument të Gjykatës së Elbasanit, kreu i Burgjeve ka argumentuar jo vetëm me anë ligjore, por ka thirrur në ndihmë edhe gjuhën shqipe.

Ismaili në shkresën që ka mbërritur edhe pranë KLGJ, thotë se e drejta për ulje dënimi është një e drejtë që duhet të ushtrohet në çdo vit të vuajtjes së dënimit. ?Ligji nuk përcakton që kjo e drejtë për përftim ulje dënimi deri në 90 ditë është me efekt ?për çdo vit të vuajtjes së dënimit? e për rrjedhojë me efekt prapaveprues, por ?në çdo vit të vuajtjes së dënimit?, ? thuhet ndër të tjera në shkresë, duke bërë edhe interpretim gjuhësor të ndryshimit mes ?në çdo vit të vuajtjes së dënimit? me ?për çdo vit të vuajtjes së dënimit?.

Grori e ka bërë kërkesën për të përfituar ulje dënimi në dhjetor të 2019, për të gjitha vitet e burgimit, për të cilën Gjykata e Elbasanit ka vendosur të pranojë kërkesën dhe t?i ulë më shumë se 2 vite, shkruan Descript.al. Por, Ismaili thotë se ky interpretimi i Gjykatës së Elbasanit është i pasaktë, pasi përfitimi për ulje dënimi për të burgosurit duhet të përfitohet në çdo vit, dhe jo për çdo vit.

Ligji për përfitimin e uljes së dënimit është bërë në çdo viti, pasi edhe vlerësimi për sjellje të mirë bëhet çdo vit, dhe nuk të llogaritet sjellja e mirë apriori për të gjitha vitet. ?Për sjelljen në tërësi, ndër vite të të dënuarve, legjislacioni parashikon mekanizma të tjerë për ulje dënimi!

Kështu Kodi penal ka parashikuar mekanizmin për ulje dënimi apo ndërprerje të vuajtjes së dënimit siç është lirimi me kusht, i cili ka kriter sjelljes dhe punën në tërësi që ka bërë i dënuari gjatë vuajtjes së dënimit që duhet të demonstrojnë se dënimi ka arritur qëllimin për rehabilitim?-thuhet në shkresën e Drejtorisë së Burgjeve.

Po pyetja lind përse një i dënuar me burgim të përjetshëm, do të angazhonte avokatët e tij për të përfituar ulje dënim, ndërkohë atij nuk do kishte si t?i llogaritej? Në fakt, i gjithë ky proces nga Arben Grori duket sesi qëllim ka pasur lirimin nga burgu./tema

 

Lajmet e fundit nga