LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërndante drogë në doza të vogla/ Arrestohet një person në Tiranë

18 Qershor 2020, 13:38, Kronika CNA
Shpërndante drogë në doza të vogla/ Arrestohet një

Policia ka vënë në pranga një person në Tiranë, për shpërndarje të lëndëve të narkotike në doza të vogla.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, blutë finalizuan me sukses operacionin e koduar ?Korrieri?, si rezultat i të cilit arrestuan shtetasin me iniciale E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Punonjësit e Policisë e kanë konstatuar të riun në rrugën ?Ndre Mjeda?, duke mbajtur në dorë qese në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike. Sapo ka parë shërbimet e Policisë ai i ka hedhur qeset në tokë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur.

Pas kontrollit, shërbimet kanë konstatuar se qeset ishin të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 342 gr. (një pjesë e ndarë në 207 qese të vogla farmaceutike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.

Ndërkaq, materialet procedurale do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga