Connect with Us

Shkarkohet Fatmira Hajdari/ KPK: Nuk justifikon pasurinë

Vetingu

Shkarkohet Fatmira Hajdari/ KPK: Nuk justifikon pasurinë

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të Gjyqtares së gjykatës së Apelit të Tiranës,  Fatmira Hajdari.

KPK dhe DSIK kanë raportuar se Hajdari është në papërshtatshmëri pasi ka mospërputhje me deklarimin e pasurisë.

KKP vlerësoi se Fatmira Hajdari rezulton se nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015. “887m2 truall, nuk e ka deklaruar në 2013, 2015 dhe në deklaratën e vettingut. Tre njësi dhe 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207.400 euro, pasuria në total. Ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting”.

Ndërkohë avokati i Fatmira Hajdarit, Maks Haxhia është shprehur se vendimi për shkarkimin e Hajdarit është i paligjshëm dhe do të ankimohet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

KPK e shkarkoi nga detyra/ Fatmira Hajdari: Ishte e pritshme!

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari.

Në përfundim të seancës, Hajdari tha se ishte vendim i pritshëm, e ndërsa avokati Maks Haxhia tha se do ta apelojnë vendimin.

Vijon..

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës përballë Vettingut/ Zbardhet vendimi i KPK

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin në detyrë të Gjyqtares së Apelit të Tiranës, Elona Stavri Toro.

Mësphet se në seancën dëgjimore ajo u përball me pyetjet nga KPK lidhur me blerjen e një apartamenti 135 mijë euro në Rrugën e Elbasanit që i justifikoi me paratë e babait të saj dhe një hua prej 45 mijë eurosh.

Elona Stavri Toro ka 16 vite punë si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, teksa në 2016 kaloi në Apelin e Tiranës.

Kujtojmë se sot KPK konfirmoi gjyqtaren Edlira Petri, ndërsa  shkarkoi Nure Drenin, gjyqtare e Apelit të GJKKO.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ngec në “rrjetën” e vettingut/ Pasuria “fundos” një tjetër gjyqtare

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqatren e Gjykatës së Posaccme të Apelit, Nure Dreni.
Gjyqtarja Nure Dreni e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u paraqit në 4 mars përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me 4 dosje me dokumente dhe relatim prej 60 faqesh.

Seanca maratonë u drejtua nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Suela Zhegu, ndërsa nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ishte e pranishme Mia Roessingh Bakels.
E shortuar gati dy vjet më parë, gjyqtarja Nure Dreni ishte njohur fillimisht me mbylljen e hetimit administrativ vetëm për kriterin e pasurisë. Por pas dokumenteve dhe shpjegimeve të dorëzuara prej saj, trupa gjykuese kishte vendosur riçeljen e hetimit edhe për dy kriteret e tjera.

Relatorja Xhensila Pine deklaroi në seancën dëgjimore se Komisioni kishte evidentuar pasaktësi dhe mospërputhje në deklarimin e pasurisë nga gjyqtarja Dreni; e cila përbëhet nga një automjet i markës Citroen, një apartament prej 155 m2 në pronësinë e bashkëshortit, një investim prej 5.8 milionë lekësh në bono thesari si dhe një apartament prej 60 m2 në Golem.

Pine evidentoi gjithashtu se nuk ishte provuar fitimi i kompanisë “Dreni” sh.p.k me ortak bashkëshortin e gjyqtares- të ardhura që janë përdorur më pas si burim për blerjen e apartamentit, ndërsa shtoi se kjo pronë ishte blerë nën çmimin e referencës.

Investimi në bono thesari u diskutua gjatë në seancën dëgjimore, pasi gjyqtarja Dreni kishte shpjeguar në korrespodencën me KPK-në se bashkëshorti i saj zotëronte vetëm 2.8 milionë të vlerës së investuar, ndërsa 3 milionët e tjerë i përkisnin kunatës së tij në Kukës.
Komisioni evidentoi gjithashtu pamundësi financiare për të mbuluar shpenzimet përgjatë viteve 2011-2014, kohë e cila përkon me shkollimin e dy vajzave të gjyqtares Dreni në Mbretërinë e Bashkuar.
Për çdo konstatim mbi pasuritë, Pine e shoqëroi relatimin me frazën “subjekti ka paraqitur prova dhe shpjegime të hollësishme, të cilat do të vlerësohen para marrjes së vendimit”.

Në seancë u shpjegua gjithashtu se si rrjedhojë e provave të dorëzuara, Komisioni kishte vendosur riçeljen e hetimit pasuror lidhur me kontratën mes bashkëshortit të subjektit dhe kunatës së tij për investimin prej 5.8 milionë lekësh në bono thesari si dhe për kriterin e figurës dhe atë të aftësive profesionale.
Për kriterin e figurës, gjyqtarja Dreni u vlerësua pozitivisht nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe më pas nga Komisioni.

Ndërsa në vlerësimin e aftësive profesionale, gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Apelit i kaloi barra e provës për dy vendime gjyqësore dhe iu kërkuan shpjegime mbi disa denoncime të mbërritura në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Sipas relatores Pine, për një çështje të shqyrtuar në vitin 2015 me relatore Nure Drenin, një gjykatë më e lartë kishte konstatuar mungesë arsyetimi në vendimin e Apelit. Ndërsa çështja e dytë gjyqësore lidhej me uljen e dënimit të një personi të dënuar për trafik narkotikësh, i dënuar me 2.8 vjet burg nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
Ndaj gjyqtares Dreni nuk kishte pasur asnjë ankesë në Inspektoriatin e KLD-së për vitet 2003-2016 si dhe asnjë kërkesë për procedim apo masë disiplinore. Ndërsa në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ishin depozituar 10 denoncime, shumica e të cilave u rrëzuan si të pabazuara.

LEXO TE PLOTE