Connect with Us

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 182 raste me Covid brenda 24 orëve, 6 viktima

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 182 raste me Covid brenda 24 orëve, 6 viktima

Publikuar

-

Shifrat e të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut vijojnë të jenë shumë të larta.

Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinj informon se nga 1348 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 182 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa janë shënuar dhe 6 viktima.

Vatra më e nxehtë mbetet shkupi, me 107 raste të reja sot.

Ndërkohë Shkupi ndiqet nga dy qytete të cilat kanë si popullatë shumicë shqiptare. Tetova pati 23 raste të reja sot kurse Kumanova 14.

LEXO EDHE:  “Nuk ja doli dot me sëmundjen e Covid”/ Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë

Nuk mbeten prapa as Resnja me 13 raste, Gostivari me 4, Struga me 5, Ogri me 6 apo Manastiro me 2./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Alarm në një fshat të Greqisë/ Zjarri jashtë kontrollit, rreth 150 persona vijojnë të bllokuar  

Publikuar

-

Nga

Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë mjaft kritike, ndërsa më alarmante duket të jetë gjendja në Ilia, pasi rreth 1 50 persona janë bllokuar në fshatin Kladeos, ndërsa zjarrfikëset kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë.

Flakët kanë rrethuar të gjithë fshatin dhe të paktën 150 personat e bllokuar e kanë të pamundur të evakuohen për shkak të zjarrit të madh.

“Zjarri në Ilia është jashtë kontrollit. Sapo u informuam se janë 100 deri në 150 njerëz të bllokuar në fshatin Kladeos. Midis tyre ka shumë fëmijë. Fshati ka dy dalje, një në Lala ku po digjet për momentin dhe një në Cook- Koskinas ku po digjet gjithashtu.”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zjarret/ Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendjen e krizës për 30 ditë për shkak të zjarreve që kanë pushtuar vendin.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për koordinim dhe menaxhim me kriza.

Pas këtij vendimi, qeveria është në gjendje të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, organeve komunale dhe të qytetit të Shkupit ndërsa me marrëveshje paraprake ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pamje të frikshme/ Flakët “përpijnë” shtëpitë, banorët evakuohen nga deti

Publikuar

-

Nga

Situata e zjarreve vijon të jetë mjaft kritike edhe në Greqi, ku janë shkrumbuar me qindra banesa.

Sikurse duket nga fotot e publikuara nga mediat greke, zjarret vijojnë të ‘përpijnë’ kilometra të tërë, ndërsa situate më kritike paraqitet në ishullin Evia, ku banorët e fshatrave Rovies dhe Paleochori janë evakuuar nga deti me traget.

Problem mbetet edhe tymi i dendur që është përhapur në të gjithë zonën.

Ndërkohë, nënkryetari i Bashkisë, George Stamoulos tha se situata është tragjike. “Situata në të cilën po jetojmë është tragjike. Shkatërrimi është i madh. Nuk mund ta besoj atë që po ndodh me ne”, u shpreh ai.

Fatmirësisht, nga flakët nuk kanë mbetur qytetarë të lënduar, ndërsa plagë të lehta kanë marrë dy zjarrfikës. Deri më tani në Evia janë djegur 150 shtëpi dhe 15 mijë hektarë tokë.

LEXO EDHE:  Manastirliu zbulon se cila është kategoria e dytë që do të vaksinohet pas stafit mjekësor

LEXO EDHE:  Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim

Për shuarjen e zjarreve janë në terren 3 avionë zjarrfikës dhe një helikopter.

LEXO TE PLOTE