LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rudina Hajdari ka hallin e së ëmës”/ Akuzat e rrëzuara të PD dhe pse opozita duhet t’i kërkojë falje vajzës së Azemit

18 Qershor 2020, 11:03, Politikë CNA
“Rudina Hajdari ka hallin e së ëmës”/ Akuzat e

Vendimi për djegien e mandateve parlamentare ishte vija ndarëse mes deputetes Rudina Hajdari dhe drejtuesve të Partisë Demokratike, të cilët morën një hap ekstrem politik për të dalë jashtë Kuvendit.

Fill pasi vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari, deklaroi qëndrimin e saj në parlament për të vijuar më tej proceset integruese dhe për ta bërë luftën politike institucionalisht, kryedemokrati Lulzim Basha vendosi ta përjashtojnë menjëherë nga radhët e ?selisë blu?.

Largimi i deputetes Hajdari u shoqërua edhe me akuza të forta nga funksionarë të kësaj force politike si dhe mediave pranë saj. Protestat që pasuan vendimin absurd të PD, ndër të tjera kishin edhe portretin e ligjvënëses të cilën e akuzonin për tradhëti.

Nëse kthehemi pas dhe shohim kronologjinë e ngjarjeve, Hajdari linçohej publikisht nga PD se e kishte marrë këtë vendim pasi sipas tyre kishte dakordësuar një marrëveshje me shefin e qeverisë Edi Rama për të shpëtuar të ëmën nga procesi i vettingut.

Edhe pse më shumë ngjante si një teori konspirative, për ta bërë më të besueshme për qytetarët kjo akuzë e përsëritur lakohej në të gjitha qarqet politike dhe mediatike duke prodhuar një sulm frontal ndaj ligjvënëses së djathtë.

Sot, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari, nënën e Rudina Hajdarit, zbardhet edhe e vërteta e akuzave të opozitës të cilat në bosht më shumë kanë pasur një luftë të brendshme politike.

Gjyqtarja Hajdari jo vetëm që ju nënshtrua institucioneve të reja të drejtësisë si të gjithë funksionarët e tjerë por edhe ndaj saj u mor vendimi i shkarkimit.

Ajo u përball me séance të gjata ku është përballur për herë të parë me një sërë pyetjesh mbi transaksionet me pronat, me ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje dhe për një bilanc negativ që shkon më shumë se 52 milion lekë, sipas analizës financiare për të ardhurat dhe shpenzimet të bërë nga Komisioni.

Hajdari, e cila u vlerësua vetëm në dy kritere, u cilësua po ashtu e papërshtatshme në kriterin e figurës, pasi sipas Komisionit nuk kishte deklaruar revokimin e dy vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në formularin për këtë kriter.

Sot, që vendimi ndaj Hajdarit u bë i njohur për të gjithë, PD mbase duhet të kërkojë një falje publike për ish ligjvënësen e cila guxoi të shprehë qwndrimin e saj, duke harruar se sa shumë kushton ?mendimi ndryshe? në këtë seli politike./Tema

Lajmet e fundit nga