LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rritja e kriminialitetit në mënyrë galopante”/ Lleshaj “justifikon” vrasjet

18 Qershor 2020, 08:31, Politikë CNA
“Rritja e kriminialitetit në mënyrë galopante”/

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur sot nga opozita, në një interpelancë në Kuvend, në lidhje me situatën e kriminalitetit në vend.

Nga foltorja e Kuvendit, ministri Lleshaj ka ?justifikuar? vrasjet në vend, duke i parë vetëm në gjuhën e shifrave.

Duke iu referuar pretendimit të opozitës, se kriminaliteti është rritur në mënyrë galopante, Lleshaj e cilësoi këtë si një shtrembërim të realitetit.

?Në vitin 2012, janë vrarë 126 persona. Pra, në kohën që ka qeverisur partia e cila iu ka sjellë ju këtu, në kohën kur ju qeverisnit këtë vend, në vitin 2012 janë vrarë 126 persona.

Ndërsa në vitin 2019, janë vrarë 57 dhe në vitin 2020, vetëm 21 persona. Që do të thotë se ka tendencë ulje në krahasim me një vit më parë, jo më ta krahasojmë me vitin 2012.

Pretendimi juaj për rritje të krimit në mënyrë galopante, është në mënyrë galopante shtremëbërin i realitetit?-tha Lleshaj.

Lajmet e fundit nga