LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama nuk shpëton dot”/ Kryemadhi e prerë: Edhe Balla po t’i numërojë votat...

18 Qershor 2020, 19:25, Politikë CNA
“Rama nuk shpëton dot”/ Kryemadhi e prerë: Edhe Balla po

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur lidhur me marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Kryemadhi tha se janë bërë hapa para dhe është rënë dakord për pesë pika në tryezën e Këshillit Politik, por Reforma Zgjedhore tashmë ka ngecur, e kjo për shkak të maxhorancës. Ajo tha se Rama nuk do që të përmbushet Reforma Zgjedhore, sepse më pas do vijohet me 14 kushtet e tjera, gjë të cilën kryeministri nuk e do.

Kryemadhi shprehet e sigurt se në zgjedhjet e ardhshme, nuk ka asgjë që mund ta shpëtojë kryeministrin Edi Rama.

?Nuk ka asnjë metodologji, asnjë fjalim, asnjë veprim që mund të shpëtojë Ramën nga situata në të cilën gjendet sot. Edhe Taulant Balla t?i numëroj votat, nuk e shëpton dot Ramën?, tha Kreyemadhi në Opinion.

 

/CNA.al

Lajmet e fundit nga