LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po kryej dënim për krim të pakryer”/ Rrëfehet Florjan Binaj pasi u infektua me koronavirus

18 Qershor 2020, 19:22, Sociale CNA
“Po kryej dënim për krim të pakryer”/ Rrëfehet

Aktori i humorit Florjan Binaj ka rrëfyer më shumë detaje mbrëmjen e sotme në një lidhje me  emisionin ?Open?, pas lajmit se u konfirmua pozitiv me koronavirus.

Binaj tha se gjëndja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe se tamponin e bëri pa patur shenja.

?Jam shumë mirë, po kryej këtë dënim për krim të pakryer, arrest shtëpie, por nuk kam asnjë simptomë.

Bëra tamponin e famshëm, pa patur shenja, se javës që kaloi isha në plazh dhe pata një temperaturë se u ftoha, se s?kisha xhup me vete, dhe për këtë u bëra merak. Mendova ta bëj për hir të punës dhe familjes, dhe e prita përgjigjen me qetësinë më të madhe.

Dhe kur mora përjgigjen sot, më thanë ke dalë pozitiv, u shqetësova se nuk e prisja por po e kaloj shumë mirë, organizmi im po tallet në një farë mënyre.

Familja ime është mirë, e bëri babai testin doli negativ. Kam dhe hallin e kolegëve të punës, në punë i ruajmë distancat, sa do që jemi trupë e madhe. I kemi ruajtur të gjitha distancat që ka urdhëruar qeveria.

Nuk kam filluar asnjë lloj mjekimi. Fatkeqësisht nuk do jem në Portokalli,? tha ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga