LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Ilirjan Blloshmi/ Do kërkojë falje Lulzim Basha, Çimi i syrit e shpura pas tyre tani?!

18 Qershor 2020, 19:06, Opinione CNA
Nga Ilirjan Blloshmi/ Do kërkojë falje Lulzim Basha, Çimi i

Po tani! Kur Lulzim Basha bëri listat për deputetë, dy ditë para se t?i dorëzonte në KQZ, kishte çuar në Upstate New York, tre persona për t?i kërkuar Rudina Hajdarit që të pranonte për të qënë në listën e tij. Këtë gjë Lulzim Basha nuk e bënte se donte të promovonte të rinjtë (ashtu si trumbeton në çdo studio televizive), por kishte hall tjetër.

Me emrin e Rudina Hajdarit donte të mbulonte emrin e Klevis Balliut, Valentina Dukes, Ervin Salijanit, Kujtim Gjuzit, Myslim Murrizit etj etj. Rudina është një vjazë e arsimuar mirë, por nuk është për politikën në shqipëri.

Atje të ha ?idiotlliku intelektual? i Tom Doshit, të ha ?mas ka ralliku intelektual? i Ervin Salijanit, të ha ?budallalliku intelektual? i Klevis Balliut. Mbi Rudinën rëndonte mbiemri dhe babai i saj. Me këto dy gjëra Lulzim Basha përdori Rudinën për të mbuluar mask arallikun e listave të tij. Vendimi për djegien e mandateve parlamentare ishte vija ndarëse mes Rudina Hajdari dhe Lulzim Bashës. Menjëherë Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë nga PD.

Më pas Lulzim Basha urdhëroj mediat pranë tij, që të linçohej në maksimum Rudina. Filluan teoritë kospirative, k sipas tyre Rudina, kishte dakordësuar një marrëveshje me Edi Rama për të shpëtuar të ëmën nga procesi i vettingut. Sot Fatmira Hajdari, nuk është më në sistemin e drejtësisë. Nuk e ?shpëtoj dot marrveshja? e Rudinës me Ramën.

I gjithë lançimi që i është bërë Rudina Hajdarit këto kohë ka qënë vetëm e vetëm se Rudina nuk pranoj t?i nënshtrohet Lulzim Bashës. Tani, shpurra e Lulzim Bashës me në krye Çimin e syrit, duhet t?i kërkojë falje publike Rudinës, e cila guxoi të shprehë qëndrimin e saj, duke harruar se sa shumë kushton ?mendimi ndryshe? në këtë seli politike.

 

Lajmet e fundit nga