LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koalicion i mundshëm me PS?/ Përgjigjet Kryemadhi

18 Qershor 2020, 19:33, Politikë CNA
Koalicion i mundshëm me PS?/ Përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është pyetur për një koalicion të mundshëm me Partinë Socialiste.

Ajo është shprehur se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëse do të çmendej.

?Kjo mund të ndodhë vetëm nesë jam e çmendur dhe jam person që s e mbaj fjalën. Po dhashë fjalën i qendroj deri në fund qoftë edhe me kosto personelë?, tha Kryemadhi.

Fevziu: A do shkoni në zgjedhje bashkë si opozitë, apo mund të ndërroni mendje?

Kryemadhi: Po po, partitë e opozitës do të shkojnë të gjitha bashkë në zgjedhje, kemi firmosur një marrëveshje më 23 prill.

Fevziu: Po mos ndërroni mendje rrugës dhe ua mbush mendjen Rama e kaloni me Ramën? Pra ka ndonjë shans?

Kryemadhi: Po vetëm nëse unë jam çmendur, ose jam person që nuk e mbaj fjalën, por mesa di unë jam njeri që e mbaj fjalën.

Kikia: Po jeni çmendur nja dy herë…/CNA.al

Lajmet e fundit nga