Connect with Us

Dokumentet-Zbulohen dy kompanitë e kunatit të Bashës/ Pazari 15 milionë euro për Reformën Zgjedhore

Politikë

Dokumentet-Zbulohen dy kompanitë e kunatit të Bashës/ Pazari 15 milionë euro për Reformën Zgjedhore

Publikuar

-

Diskutimet për Reforma Zgjedhore, duket se që në fillim nuk kanë pasur si qëllim zgjidhjen e një çështje, apo problematike, në interes të qytetarëve shqiptarë, por gjithçka duket të ketë qënë një pazar i radhës i kreut të Republikës së re me kreun e qeverisë.

Një ditë më parë, CNA.al raportoi se një proçes normal politik, i cili duhej të sillte ndryshime thelbësore dhe garanci për votën e shqiptarëve, përfundoi në një pazar për një tender 15 milion euro, për identifikimin biometrik. (Lexo këtu)

Pra, beteja më shumë se një vjeçare e opozitës, e cila fillonte që nga djegia e mandateve, me lojërat e përgjimeve në Dibër, të cilat publikoheshin pas zgjedhjeve të vitit 2017, apo me dosjen e famshme 339, kanë përfunduar në një tender.

Në marrëveshjen e 2017, nuk kishte një tender, por kishte 16 milion euro për familjarët e Bashës dhe ortakët e tyre, për një ndërtim brenda detit në Vlorë, me dukomenta të dyshimta, të falsifikuara, e të tjera problematika. Por, pasi u shkatërrua nga Rama, Lulzim Basha mori shpërblimin 16 milion euro.

                     Pallati i shembur në Vlorë

Në gati tre vite sërish Luli u rikthye me miliona euro, pa folur për xhirot e kompanive të kunatit të cilat vetëm po zhvillohen në kohën e Ramës. Kompani të cilat kanë qënë me xhiro simbolike, po kalojnë me dhjetëra million euro, me qindra punonjës dhe me paga të frikshme, duke shkuar deritek goditja e tregut.

CNA.al, ashtu siç lajmëroi dje, sot ka sjellë dy kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi për të cilat dyshohet se    kreu i Republikës së re kërkon që të kenë aksesin tek tenderi 15 milionë euro.

Një pazar që filloi gjoja për Reformën Zgjedhore, përfundoi me një tender 15 milion euro për identifikimin biometrik dhe së fundi është bërë me qesharake. Lulzim Basha, njeriu që kërkonte që tenderat të mos bëheshin me prokurim të drejtpërdrejtë dhe denonconte ortakët e Ramës në tendera, ka kërkuar në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, që tenderi të bëhet me prokurim të drejtpërdrejtë.

Dhe në kushtet e vendosura jep edhe një kod specifik, ç’ka bën që të ngrejë dyshime se Lulzim Basha kërkon që ta marë këtë tender një firmë e kontrolluar prej tij, e cila i jep informacion atij, për gjithçka ndodh.

Ne më poshtë po sjellim subjektet e lidhura me Lulzim Bashën. Dhe ajo që bie në sy është fakti se njëra prej tyre është vjehrri dhe kunati i Lulzim Bashës, 100% aksionerë. Pra kontrollojnë 100% kompaninë Landmark Technologies, me objekt të aktivitetit, zhvillim i softwareve në të gjitha platformat për web, desktop, mobile etj.

LEXO EDHE:  FOTO/ Luli ikën sërish jashtë, braktis PD

Dhe kompania e dytë Moveo Albania Technology, ku kunati i Lulzim Bashës ka 20% të aksioneve, vjehrri 20%, ndërsa kompania italiane MOVEO S.R.L. ka 60% të aksioneve.

Këto dokumente janë zyrtare, të nxjerra nga ekstraktet e QKR-së, të cilat tregojnë se familjarët e Lulzim Bashës, përtej kompanive të mëparshme të cilat ishin për propagandë, për marketing, tani kanë dalë edhe kompani të reja, të cilat janë krijuar një vit më parë. Njëra, pra Moveo Albania Technology është krijuar një vit më parë, pra në vitin 2019, ndërsa kompania tjetër Landmark Technologies, në vitin 2014.

Këto janë dy kompanitë që Lulzim Basha tashmë ka në dispozicion dhe kërkon t’i përdorë, ndosjhta jo direkt por indirekt për të bërë të mundur të marrë tenderin 15 milion euro dhe të marrë kontrollin e identifikimit biometric.

Nga ana tjetër kujtojmë këtu se edhe në vitin 2017, kompanitë e menaxhimit të fushatës së PD, ishin të përzgjedhura nga njerëzit e afërt të kryetarit Basha, por asnjëherë nuk shfaqeshin publikisht kompanitë e kunatit dhe familjarëve të tij.

Por, nëpërmjet kontratave direkte dhe gjoja kontraktimesh përdoreshin si mbulim disa kompani, të cilat merrnin fondet e fushatës së PD-së, dhe arritën deri aty sat ë helmonin dhe vetë Lulzim Bashën.

Kujtojmë këtu çeljen e fushatës së PD-së në vitin 2017, djegien me llampa të mitingut dhe fshehjen e asaj kompanie, e cila në fakt ishte një lidhje direkte e Lulit me familjarët e tij.

Ashtu siç ne e theksuam edhe dje, Lulzim Basha ka vetëm një qëllim. Marrjen e parave dhe dërgimin e tyre tek interesat e familjarëve, përtej asaj që mund të quhet suksesi i një Reforme të vërtetë Zgjedhore, për të gjetur një zgjidhje përfundimtare në lidhje me akuzat dhe dyshimet për shit-blerjen e votës.

Nga ana tjetër duket se kjo do të përdoret edhe si alibi nga Lulzim Basha dhe Republika e re në humbjen e zgjedhjeve të radhës, të cilat duket se Luli i ka vulosur me paaftësinë, dështimin, pazaret dhe shërbimin që i bën kryeministrit Rama, thjeshtë dhe vetëm në funksion të milionave që fut në xhepin e tij./ CNA.al

Pazari me Ramën/ Basha kërkon t’i japë kunatit tenderin 15 milion euro

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë një partner më të mirë, një mik më të mirë sesa Gjermaninë“.

Duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe partneritet shumëpalësh në balladaqimin me sfidat globale, që nga pandemia, tek ndryshimet klimatike e deri tek teknologjitë e reja, Sekretari Blinken vlerësoi rolin e Gjermanisë si shembull në disa fronte.

“Mendoj se ne jemi të një bindjeje se kemi përgjegjësi, sidomos në këtë moment, për të demonstruar se demokracia është sistemi që funksionon për të përmirësuar jetë njerëzish në mbarë botën,” theksoi zoti Blinken.

Ai u ndal tek puna që ka bërë Gjermania lidhur me krizën në Libi, si bashkorganizatore e konferencës shumëpalëshe të së mërkurës përkrah OKB-së, për të arritur përparim drejt krijimit të kushteve përr zgedhje të sigurta dhe pastrimin e këtij vendi nga luftëtarët e huaj.

“Konferenca e sotma ishte një shembull shumë i mirë i punës që ka bërë Gjermania lidhur me Libinë dhe shpresojmë që nga ky moment të fillojmë të shohim një Libi në rrugën e sigurisë, lirisë dhe pavarësisë, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  Basha: Vetëm një Shqipëri pa Edi Ramën është Shqipëri europiane
LEXO EDHE:  “Leri qarjet”/ Kulluri-Bashës: Bëhu trim e dili përballë me çdo sistem

Sekretari amerikan i shtetit vazhdoi më tej se kishte tema të tjera me interes të përbashkët si Kina dhe Rusia, por shtoi se “për sot, zonja Kancelare, më lejoni të them Faleminderit! Po ashtu dua t’ju them se Presidenti Biden mirëpret takimin me ju në Uashington muajin e ardhshëm”.

Takimi me Kancelaren Merkel pasoi bisedimet mes zotit Blinken dhe homologut gjerman Heiko Maas.

Vizita e zotit Blinken në Gjermani nxori në pah përmasat dhe forcën e marrëdhënieve SHBA-Gjermani, por nuk duket se ka shenja përparimi në temën e gazjellësit rus Nord Stream 2. As zoti Blinken, as ministri i Jashtëm Mass nuk ofruan hollësi mbi afate kohore për një zgjidhje të mundshme.

Zoti Blinken ndodhet në Gjermani në vizitën e tij të dytë në Evropë brenda shtatë ditësh, pasi shoqëroi Presidentin Biden në takimin e tij me aleatët evropianë në Britani dhe Belgjikë.

Pas Gjermanisë, zoti Blinken do të vizitojë Francën dhe Italinë në kuadër të turneut të tij të parë në këto tre vende në rolin e kryediplomatit amerikan./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi në BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Publikuar

-

Nga

Integrimi me BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Kryenegociatori i Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka folur për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mazi tha se e priste këtë vendim, ndërsa u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare.

Ai deklaroi në emisionin “Arnautistan” se shpreson që të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që shkaktoi edhe shyrjen e nisjes së bisedimeve.

“Sot në mbledhje nuk ka pasur asnjë vërejtje për Shqipërinë se i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare. Ngërçi midis një shteti anëtar dhe një shteti kandidat bëri që të mos ecë përpara një vendim i mundshëm për konferencën ndërqeveritare. Në rastin e hapjes së bisedimeve teknike ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka bërë që të shtyhet ky vendim. Starti teknik i negociatave, që është ulja në tavolinë do të duhet të miratohet kuadrin negociues i vendit nga Këshilli i BE dhe më pas paraqitet kuadri nacional i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Shënim/ Rama dhe Veliaj, “kamxhikët” që nuk trembin mediat  

LEXO EDHE:  Video-Basha bëhet qesharak/ Kreu i PD-së gënjen live 

Pas miratimit bëhet konferenca e parë ndërqeveritare. Dje është diskutuar nëse do të duhet një konferencë e parë ndërqeveritare midis dy vendeve ose jo, për Shqipërinë s’ka pasur kontestime. Nuk është hata vendimi i djeshëm. Unë e prisja dhe e di procedurën që ndiqet. Shpresohet që ende mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të gjendet kompromis. Presidenca gjermane dhe portugeze e këshillit bënë përpjekje të mëdha dhe presidenca sllovene besoj do ta gjejë zgjedhjen”, theksoi diplomati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetues/ Afati dhe kriteret

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, që u ankimuan nga opozita joparlamentare.

Kushtetuesja ka vendosur të çështja të pezullohet dhe t’i drejtohet edhe njëherë Komisionit të Venecias përsa i përket kësaj çështjeje.

Pas seancës maratomë që ka zgjatur rreth 9 orë, Gjykata Kushtetuese doli në përfundimin se duhet pritur opinioni i Venecias.

LEXO EDHE:  Video-Basha bëhet qesharak/ Kreu i PD-së gënjen live 

LEXO EDHE:  FOTO/ Luli ikën sërish jashtë, braktis PD

Ndërkohë, kujtojmë se kryebashkiakja demokrate në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ankimoi zgjedhjet në korrik të 2019-ës, ku kërkoi që të mos njihen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE