LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për Sorecën për keqinformim/ Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në BE: Të pabaza!

18 Qershor 2020, 07:30, Politikë CNA
Akuzat për Sorecën për keqinformim/ Zëdhënësi i

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashmte në Bashkimin Evropian, Peter Stano, ka reaguar në lidhje me akuzat se Luigi Soreca dezinformon unionin për arritjet e Shqipërisë.

Stano ka hedhur poshtë akuzat dhe shprehet se Soreca po bën gjënë e duhur.
Sipas tij puna e delegacionit të BE ne Shqipëri dhe për Reformën Zgjedhore është shumë e mirë dhe po sjell Shqipërinë më afër BE-së.

?Akuzat në disa media për pikëpyetjet e punës së BE-së në Shqipëri janë të pabaza. Ne mbështesim plotësisht punën e saj të shkëlqyer, përfshirë në reformën zgjedhore, të udhëhequr nga Luigi Soreca dhe ekipi i tij për të sjellë më afër Shqipërinë në BE?, shkruan Stano.

Një ditë më parë media New Europe në një shkrim akuzonte Sorecën se dezinformonte Bashkimin Evropian për progresin e Shqipërisë. Në shkrim theksohej se praktika e deritanishme e delegacionit të BE për të siguruar informacione të reduktuara dhe shpesh të pavërteta për Brukselin, vazhdon nën drejtimin e ri./CNA.al

Lajmet e fundit nga