Connect with Us

“Vit i bollshëm për ‘bimën’ e partisë”/ Shefi i komisaritit merr në mbrojtje bandat

Denoncim

“Vit i bollshëm për ‘bimën’ e partisë”/ Shefi i komisaritit merr në mbrojtje bandat

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili shkruan se ndihen të terrorizuar, pasi çdo natë duhet të përballen me breshëritë e kallashnikove që ruajnë plantacionet e hashashit në zonën e Qerekës në Fushë-Krujë.

Sipas denoncuesit, policia nuk vepron pasi shefi i komisariatit i ka dhënë aktiviteti kriminal.

Prodhim i bollshëm këtë vit i bimës së partisë, Hashashit.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! Sb

LEXO EDHE:  SHBA e shpalli non-grata/ Arben Malaj këshilla Berishës, mesazh qeverisë dhe opozitës 

Janë fotografuar në fshatin tim Qerekë.

Ju lutem denoncojini.

Kemi frikë mos na vrasin kalamajtë se gjujnë me kallash çdo natë, në komunën e Nikles nuk futet policia pasi mbrojtjen e ka banda e Bamëve me shokët që e rrethojnë dhe që lëvizin të armatos e me makina të blindume, shefi i komisariatit i ka dhon mbrojtje e vec i mbështet aktivitetin kriminal”/CNA.al

Image may contain: text

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Prokurori “fle mbi dosje”/ Zvarritet gjyqi për vrasësin e gruas dhe kunatës

Publikuar

-

Nga

Emisioni Stop në Tv Klan ka vijuar me denoncimet e dosjeve që ka në dorë drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Julian Çafka.

Stop publikon të tjera çështje që zvarriten nga ky prokuror, i cili zvarrit hetimet për dosje të ndryshme, minimalisht 5 vjet.

Janë të shumtë qytetarët që kanë probleme serioze për shkak të lënies pas dore të dosjeve nga prokurori Julian Çafka.

Në 2 Janar 2019, 34-vjeçari Gazment Muça, në gjendje të dehur, vrau me thikë gruan 31 vjeçe dhe kunatën 18 vjeçe, pas një debati banal ku bashkëshortja po i kërkonte të shkonte tek prindërit e saj.

E gjithë tragjedia ndodhi në sy të dy fëmijëve të vegjël. Gjyqi për këtë çështje vetëm shtyhet, dhe pas 5 shtyrjeve, seanca e radhës është caktuar në 2 Dhjetor.



Në “ Stop” ka mbërritur një tjetër denoncim nga pronari i një automjeti. Klaudio Karagjozi thotë se makina e tij mbahet e sekuestruar prej më shumë se 1 viti pa asnjë shpjegim. Sërish prokuror i kësaj çështje është Julian Çafka.

Klaudio Karagjozi: Më datë 8 Shkurt 2020 më ka ndaluar policia më kanë mbajtur 12 orë brenda. Atë ditë jam shoqëruar me gjithë makinën në komisariat, dhe makinë ma kanë marrë. Nuk e di arsyen më kanë dhënë thjesht një procesverbal. Nuk kam marrë asnjë përgjigje qoftë nga prokuroria qoftë nga policia. Makina ka qenë me të gjithë dokumentacionin e rregullt. Unë kam qenë me rrip, me drita me të gjitha. Kërkoj një shpjegim përse makina ime vazhdon të qëndrojë brenda.

Prokurori nuk ka nxjerrë një urdhër zhbllokimi për këtë automjet. Për denoncuesin kjo makinë është e nevojshme pasi dërgojnë të ëmën në Tiranë për kimioterapi.

LEXO EDHE:  SHBA e shpalli non-grata/ Arben Malaj këshilla Berishës, mesazh qeverisë dhe opozitës 

LEXO EDHE:  Berisha “çon në këmbë” Elbasanin/ Foto nga “Foltorja” me demokratët

Pas “bëmave” të Julian Cafkës, u soll në vëmendje një tjetër rast i transmetuar në 8 Mars 2021. Bëhet fjalë për Rahman Bocin, i cili denoncon se prokurori Julian Çafka ka mbajtur 5 vjet një çështje të tij.

Rahman Boci: Unë kam blerë me një shokun tim një pronë të rregullt, me  karta identiteti, shkuam te noteri, ramë në ujdi me pronarin. Bëmë veprimet noteriale dhe ikëm. Një mbesë e tyre bashkë me një motrën e tyre trashgëtimtare, na krijuan veprime subjektive, jo me mua por dhe me ca blerësa të tjerë që u bëri shantazh. Në Prill 2018 kanë çuar çështjen në prokurori që e denoncuan. Këtë e mori Prokuroi Julian Çafka. 500,000 Euro ka kërkuar një prokuror për një çështje të tyre. /tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Plehra kimike kineze për shqiptarët/ Kush ia “kyçi” gojën SPAK?

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Në tetë vite qeverisje, Rilindja është shoqëruar nga jo pak skandale, bëma dhe gjëma të cilat janë denoncuar nga CNA.al me prova, fakte dhe dokumente.

Një ndër skandalet, e cila ka të bëjë direkt me shëndetin e qytetarëve shqiptarë është ai i pesticideve kineze.

Bëhet fjalë për një skandal të ndodhur në vitin 2018, ku sasi të mëdha pesticidesh që përdoren në bujqësi, janë sjellë nga Kina në Shqipëri, dhe besohet se tashmë janë konsumuar nga konsumatorët shqiptarë.

CNA.al në disa shkrime investigative, ka denoncuar skandalin në fjalë, ku dyshohet se janë përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë së Rilindjes.

Nëpërmjet dokumenteve zyrtare, CNA.al tregoi sesi në vendin tonë kanë hyrë më mijëra kuti me pesticide kineze, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshen nga ligji. Por, si “mjeshtra” që janë, janë justifikuar me pretendimin se shoqëria kineze që eksportonte pesticidet, është degë e një shoqërie spanjolle, gjë e cila nuk është provuar kurrë.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. ( Lexo këtu)

Të gjitha porositë e nisura nga AGRO-ZANI shpk, me adresë në Berat.

Ndërsa, një sasi tjetër, rezulton të jetë porosi e kompanisë “Shegaj-Agr shpk”, e cila administrohet nga Adriatik Hadëri. Kjo shoqëri në 14.03, 2018 ka deklaruar zhdoganim për pesticide, të cilat përdoren në bujqësi, ku thuhet qartë se kompania eksportuese është një kompani kineze.

Ky shtetas ka deklaruar se shoqëria eksportuese kineze, është filial i kompanisë “MAC-GmbH, me adresë në Gjermani. ( Lexo këtu)

Po ashtu, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, mësohet se gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t’u hetuar si një skandal dhe gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Hetimit, në dogana.

LEXO EDHE:  SHBA e shpalli non-grata/ Arben Malaj këshilla Berishës, mesazh qeverisë dhe opozitës 

LEXO EDHE:  Berisha: Ja si u përgjua Meta nga Rama për t’a marrë “peng”

Gjithashtu, CNA.al ka mësuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka nisur një kontroll tek doganat, në lidhje me skandalin në fjalë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se një grup inspektorësh të KLSH-së, kanë filluar kontrollet. ( Lexo këtu)

Drejtësia bëhet palë në skandal?

Por, përtej zyrtarëve të politikës, të cilët dyshohet se janë përfshirë në skandal, qëndron drejtësia.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK, është një ndër institucionet e reja të dala nga Reforma në Drejtësi, e trumbetuar fort edhe nga faktori ndërkombëtar. SPAK, është parë si shpresa për shqiptarët që më në fund të vijë drejtësia e munguar dhe se korrupsioni në radhët e politikës dhe zyrtarëve të lartë, më në fund do të marrë ndëshkimin e merituar.

Por, SPAK ka heshtur përballë provave të publikuara nga CNA.al. Drejtësia ka “kyçur” gojën pwrballë skandalit, që prek direkt shëndetin e qytetarëve shqiptare. 



Fakti është fakt. Dhe e vërteta është se pesticidet e sjella nga një kompani kineze, futur në Shqipëri direkt nga Kina, nuk kanë marrë çertifikimin e standartit të Bashkimit Europian. Dhe megjithëse një akt i tillë ndalohet rreptësisht nga ligji, pasi në Shqipëri nuk mund të hyjë asnjë pesticide apo plehra kimike nga vende jashtë BE-së, krimi mesa duket ka ndodhur.

Dhe SPAK është përballë provës. SPAK tashmë duhet të tregojë nëse ka sy të shohë e veshë të dëgjojë./CNA.al

Skandali me pesticidet kineze/ Provat, këmbanë alarmi për SPAK

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

Skandali me pesticidet kineze/ SPAK-ut, i lidhin duart zyrtarët e lartë të politikës?

Erion Braçe ose “fenomeni mushkonja”/ Pesticidet e munguara dhe bankomati i sahatëve

Doganat fshehin skandalin me pesticidet kineze/ Jeta e qytetarëve në rrezik nga zyrtarë të lartë të politikës

Pesticide kineze për shqiptarët/ KLSH fillon kontrollin tek doganat

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Më ka bërë presion drejtori”/ Skenari për heqjen nga puna të nëninspektorit në burgun e Fushë-Krujës

Publikuar

-

Nga

Azem Rexhepi, është denoncuesi i radhës që ka trokitur në dyert e emisionit “Stop” në Tv Klan. Këtë mbrëmje në “Stop” është publikuar rasti i Rexhepit, i cili prej 10 vitesh ka punuar si gardian në burgun e Fushë-Krujës.

Historia ka nisur në 9 Prill 2021, ku me anë të një vendimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Azem Rexhepi shkarkohet nga puna, si nëninspektor i këtij burgu, me motivacionin “Për shkelje shumë të rënda të rregullave të shërbimit”.

Skenari dyshohet se është sajuar nga Drejtoria e Burgut të Fushë-Krujës, bëri që ndaj këtij punonjësi, gjatë kryerjes së shërbimit t’i bëhej një kontroll fizik sepse dyshohej se ai i kishte marrë një mjet të ndaluar një punonjësi tjetër.

Nga kontrolli nuk u gjet asgjë. Por masat nuk u ndalën. Azem Rexhepin e akuzuan, se kishte kanosur fizikisht specialistin e policisë, Myrteza Mehmetaj, kur ai së bashku me grupin e kontrollit kryen procedurat përkatëse.

Kam 10 vite punë, jam larguar nga puna me motivacion për marrje dhe dhënie të sendeve të paligjshme. Por është mohuar dhe vërtetuar nga pamjet filmike se nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Në momenti ne mbarimit të kontrolli, më është bërë me dije se do të kontrollohem fizikisht, pasi kishin thënë se unë u kisha marrë disa sende. Më kanë kontrolluar në ambientet e burgut në prezencë të të burgosurve.

Unë e kam parë këtë si një mënyrë degjenerimi, kam kërkuar 2 raporte shërbimi me insistim. Por më janë mohuar këto dy raporte, por unë sërish kam kërkuar sërish raportet. Ata kanë sajuar se unë kam goditur një punonjës të policisë. Operatorët e kamerave e mohojnë se kanë bërë raporte shërbimi kundër meje. Unë kam kërkuar pamjet filmike, por këto më janë mohuar”, është ky rrëfimi i 30-vjeçarit.

Por historia nuk mbaron këtu, pasi Rexhepi tregon se ka komunikuar me punonjësit e policisë, që akuzohet se e ka goditur dhe ai i ka thënë se gjithçka ka qenë një kurth dhe ishte bërë plani që ai të hiqej nga puna.



Ai ka regjistruar dhe bisedën që ka zhvilluar me të, ku zbulohet i gjithë skenari për heqjen e Rexhepit nga puna. Specialisti i policisë së burgut, Myrteza Mehmetaj, shprehet, se i është bërë presion dhe është detyruar të deklarojë, se është ndjerë i kërcënuar dhe i kanosur nga punonjësi Azem Rexhepi.

Rrëfimi i plotë i specialistit të policisë: Këta kanë dashur të më fusin mua në valle, gjasme ti më ke kërcënuar mua. Drejtori më ka bërë presion atë natë duke thënë “Të ka kërcënuar, të ka kërcënuar!” Nikolini (Shefi i Policisë së Burgut) tha: “E ka mbushur kupën me kohë! Shyqyr, që i erdhi momenti”.

Ta tregon shoku. Që atë natë e zunë fillin, për të ta futur. Pyetja “Ka kundërshtuar kontrollin  Azem Rexhepi?” “Absolutisht, nuk e ka kundërshtuar fare!”. Te SHKB-ja i kam rënë shkurt “Azemi nuk e ka kundërshtuar kontrollin, ama ka qenë i mërzitur për pjesën, që po i bëhet kontroll”. “Të ka fyer Azem Rexhepi?” “Absolutisht jo!” “Si e njeh ti Azem Rexhepin në punë, si punonjës policie?” “Për aq kohë sa e njoh unë, e njoh për korrekt.”

Drejtori i Përgjithshëm, Zambaku, këshilltari, Nikolini,… edhe Bledi i SHKB. Hyra unë për të treguar, kur filloi prapë. Pashë unë, që kishte tendencë për të nxjerrë llaf tek unë, gjasme ti më ke kërcënuar dhe për të të groposur…, unë i thashë: O drejtor që ta kuptojmë, Azem Rexhepi nuk ka patur gjë me mua. Nuk ka qenë debati me mua. Thjesht, ai ka reaguar në këtë mënyrë, por duke më kërkuar raporte shërbimi, nuk ka patur gjë me mua. Insistoi, po ma përsëriste. Unë, në një moment, u ktheva, pashë Bledin, se ishte duke më bërë presion… Kur e kuptoi edhe drejtori, që nuk… “Çohu, të ikim te zyra e Qazimit”.

Edhe u cunam, ikëm te zyra  e Qazimit (Drejtorit të Burgut të Fushë Krujës) për të bërë këtë raportin. Një moment shkruajti aty: “Jemi kacafytur”. I them: O drejtor, çfarë është kjo kacafytur? Tha: “Po ti je kacafytur me të.” I thashë: “Po unë nuk kam bërë sherr me të. Unë nuk mund t’i bie tjetrit në qafë, kur nuk kam debat me të, nuk kam lidhje. Unë them, që nuk jam i kërcënuar, tani, nuk kanë patur si të të fusin, përdorin pamjet e mia, por pa dëshminë time.

Emisioni “Stop” ka shkuar në burgun e Fushë-Krujës dhe lehtësisht është futur në oborrin e këtij institucioni që ruhet nga forca të shumta policie, por drejtuesit e burgut nuk kanë dhënë shpjegime. Ndërkohë një prej zyrtarëve është habitur se si mundi të hynte gazetari në oborr dhe pa u përgjigjur pyetjeve ka urdhëruar largimin e tij.

LEXO EDHE:  “Tentativa për të marrë peng Metën në Tropojë”/ Artan Hoxha zbardh detajet tronditëse  

LEXO EDHE:  Berisha “çon në këmbë” Elbasanin/ Foto nga “Foltorja” me demokratët

Drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra, ka thënë se kjo histori do të vijojë dhe në ditët në vijim, pasi i kanë dërguar një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe i janë dërguar të gjithë dokumentet për largimin e padrejtë të Azem Rexhepit./tvklan.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: