LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tregu i punës pas pandemisë/ Çfarë do të ndryshojë?

17 Qershor 2020, 15:39, Kosova & Bota CNA
Tregu i punës pas pandemisë/ Çfarë do të

Pandemia e koronavirusit i ka detyruar bizneset të rivlerësojnë mënyrën e funksionimit të tyre si dhe t’i shohin disa nga specialistët nën një dritë të re. Korrespondentja e “Zërit të Amerikës” Daria Dieguts bisedoi me ekspertë rreth asaj se si mund të duket tregu i punës në të ardhmen.

Largime të përkoshme nga puna, orë të shkurtuara, pushime të papaguara dhe një e ardhme e panjohur lidhur me vendin e punës. Prej momentit kur pandemia e koronavirusit goditi SHBA-në mbi 40 milionë amerikanë kanë aplikuar për pagesën e papunësisë. Por disa kanë përfituar nga kriza, tashmë prej mesit të marsit, një nga kompanitë më të mëdha të shitjes me pakicë në internet “Amazon” bëri të ditura planet për të punësuar 100 mijë punonjës të rinj. Shumë biznese të tjera janë në kërkim të shoferëve për shpërndarje dhe dyqanet ushqimore kanë nevojë të vazhdueshme për punëtorë.

“Kemi arritur në një situatë ku të gjithë blejmë në internet dhe mendoj se me siguri kjo gjë do të vazhdojë. Nuk mendoj se njerëzit do të duan me ngut të dalin nëpër dyqane, ata janë mësuar me lehtësinë që të ofron blerja në internet. Kështu që mendoj se tregtia elektronike do të vazhdojë të rritet që do të thotë më shumë punë për këtë lloj industrie”, thotë Elizabeth Malatestinic, e shkollës së biznesit “Kelley” në universitetin e Indiana-s.

Ekspertët thonë se kur pandemia të marrë fund, do të rritet gjithashtu në mënyrë dramatike kërkesa për punonjës mjekësie pasi gjithnjë e më shumë kompanitë private do të duan të kenë një mjek dhe disa madje janë duke krijuar departamente mjekësie. Rritja e kërkesës parashikohet gjithashtu për shërbimet e pastrimit. Rritja e vëllimit të transaksioneve në internet dhe punës nga shtëpia do të çojë në nevojën për më shumë specialistë kompiuterash e të teknologjisë së përparuar.

Sipas Paul McDonald, drejtor ekzekutiv i një kompanie të masdhe menaxhimi “Robert Half”, do të ketë kërkesë gjithnjë e më të lartë për aftësi të tilla si kodimi, analizimi i të dhënave si dhe njohuritë në sferën e tregtisë elektronike e bankare.

“Mbështetja teknike që shkon së bashku me fuqinë punëtore që punon nga shtëpi, mbrojtja e të dhënave, me shumë vlerë në fushën e sigurisë … në sistemin bankare, ne kemi parë kërkesë për përpunuesit e kredive me hipotekë apo thjesht kredive. Por ndërkohë interesat janë të ulta dhe ende ka nevojë për rifinacim të kredive”, thotë ai.

Rutina e imponuar nga pandemia do të ndikojë gjithashtu në tregun e punës pasi kriza të marrë fund. Sipas hulumtimit të kryer nga kompania Gallup, rreth 60 për qind e amerikanëve kanë punuar nga shtëpia gjatë pandemisë dhe mbi gjysma e tyre do të donin të vazhdonin kështu edhe pas pandemisë.

“Këto janë avantazhe të reja për njerëzit që kanë nevojë për këtë lloj fleksibiliteti, ata me fëmijë të vegjël, persona me aftësi të kufizuara ose sëmundje kronike … Këta njerëzish të cilët janë përpjekur të gjejnë hapësira më elastike për një kohë të gjatë dhe që janë përplasur me punëdhënësit e tyre që i rezistuar kësaj ideje. Dhe tani ashtu befasisht përballë një pandemie, kuptojnë se mbase mund ta bëjmë një gjë të tillë”, thotë Erin Hatton, profesoreshë në universiteti “Buffalo”.

Puna në distancë apo puna nga shtëpia mund të jetë e dobishme jo vetëm për punonjësit, por edhe për punëdhënësit thonë ekspertët. Në këtë rast, tregu i punës do të hynte së shpejti në një fazë të vërtetë globalizimi.

?Nëse keni fuqi një fuqi punëtore që punon nga shtëpia, kjo krijon mundësi për ju që të rekrutoni njerëz kudo që ata të jenë. Nuk jeni më të kufizuar prej gjeografisë. Mund ta keni qendrën në qytetin e Nju Jorkut dhe t’i keni punëtorët në qytetin e Kansasit”, thotë Paul McDonald, Drejtor Ekzekutiv, i kompanisë “Robert Half”.

Për miliona njerëz në mbarë botën u deshën disa muaj për të shkrirë në një idenë e një zyre, klase apo shtëpie dhe për shumë prej tyre mund të vazhdojë të qëndrojë kështu./ VOA

Lajmet e fundit nga