LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Super lajm!”/ Mjeku Alimehmeti: Oxford gjen mjekimin kundër COVID, ilaçi ndodhet edhe në Shqipëri

17 Qershor 2020, 09:19, Lifestyle CNA
“Super lajm!”/ Mjeku Alimehmeti: Oxford gjen mjekimin kundër

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se Universiteti i Oxfordit ka gjetur mjekimin e parë që përmirëson mbijetesën e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Mjeku shkruan në njëpostim në ?Facebook? se medikamenti është deksametazoni, i cili ndodhet edhe në Shqipëri, dhe që ul me 33% vdekshmërinë te pacientët e intubuar.

?Super lajm i mire miqte e mi! Studimi RECOVERY i Universitetit te Oxfordit gjen mjekimin e pare qe permireson mbijetesen te pacientet me COVID-19. ? Medikamenti eshte DEKSAMETAZONI!
? Deksametazoni eshte nje mjekim i kudondodhur, edhe ne Shqiperi, dhe shume i lire. Sa eshte perfitimi? Pasi u studian plot 6.425 paciente ne 175 spitale te ndryshme u gjet se:
? Ulet me 33% vdekshmeria te pacientet e intubuar!
? Ulet me 20% vdekshmeria te pacientet ne terapi intensive jo te intubuar!
? Shpetohet 1 jete plus per çdo 8 paciente te intubuar dhe te trajtuar me deksametazon!
? Shpetohet 1 jete plus per çdo 25 paciente nen oksigjen te trajtuar me deksametazon!
Super super lajm!
Studimi publikohet ne forme te reduktuar paraprakisht per te bere te mundur fillimin e terapise ne te gjithe boten, nderkohe qe presim detajet e plota.
Forca miq! Cdo dite qe kalon shtohen mjekimet kunder COVID-19?, shkruan Alimehmeti./CNA.al

Gjendet ilaçi që i shpëton jetën pacientëve të infektuar me Covid

Lajmet e fundit nga