LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shoqata e Transportit Publik në protestë/ Policia i paralajmëron: Do shoqëroheni në komisariat

17 Qershor 2020, 09:40, Politikë CNA
Shoqata e Transportit Publik në protestë/ Policia i paralajmëron:

Ditën e sotme Shoqata e Transportit Publik po zhvillon një protestë përpara Ministrisë së Infrastrukturës.

Punonjësit kanë kërkuar pagën për 1 javë që u është shtyrë hapja e shërbimit. Ata janë shprehur se është e pamundur që të jetojnë me pagën e luftës që është dhënë nga qeveria.

“Është e pamundur që ne të jetojmë me 400 mijë lekë. Duhet të hapet transporti dhe te fillojmë jetën normale. Nëse ne nuk marrim një zgjidhje do të jemi këtu çdo ditë, në protestë. Po kërkojmë bukën e kalamajve, asgjë tjetër. Do dalin më protestë çdo ditë”, shprehen një pjesë e protestuesve.
Sakaq, në protestë ka ndërhyrë policia e cila ka njoftuar me megafon se nëse vazhdojnë protestën do të shoqërohen në komisariat./CNA.al

Lajmet e fundit nga