LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shëndetësia në duart e piktorit!/ Ish deputeti akuza të forta Ramës: Mashtroi me pandeminë për të justifikuar vjedhjet

17 Qershor 2020, 19:03, Politikë CNA
Shëndetësia në duart e piktorit!/ Ish deputeti akuza të

Ish deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama lidhur me shifrat e Covid-19 në vendin tonë.

Sipas tij, Rama ka fshehur situatën reale dhe për t?u shitur shqiptarëve një sukses që në të vërtetë është i rremë.

Sipas Tavos, qëllimi i paraqitjes së një situate tjetër nga ajo që ka qenë e vërtetë është mbulimi i abuzimeve të qeverisë.

?Asnjëherë grafiku që ka paraqitur qeveria nuk ka qenë serioz. Është normale që të ketë rritje pas hapjes. Ka pasur keqinformim të popullatës për rastet e infektuara me Covid. Rastet e para për të fshehur realitetin dhe për të nxjerrë në pas suksesin imagjinar të qeverisë. Prandaj bëhet testimi vetëm në dy laboratore, ISHP dhe QSUT, vetëm e vetëm që të mos dalë e vërteta. Ka bërë izolimin total të popullsisë, por ka lënë call centerat dhe fasoneritë të hapura. Është ngritur një komitet ekspertësh, por në fakt kryeeksperti ishte ai që dilte mëngjes-drekë-darkë në televizor dhe bënte deklarata mbi situatën si të ishte mjek dhe jo piktor.

Kemi një njeri që ka mbushur opinionin publik me lajme të rreme, vetëm për të justifikuar vjedhjet galopante të qeverisë, tenderat abuzivë dhe aspak transparentë, pagesat e ndryshme disa miliona euro për koncesione dhe kulmi ndërhyrja në orët e para të mëngjesit për të prishur Teatrin Kombëtar.

Kur lihet në dorë të një piktori të merret me shëndetësinë është qesharake. Keni parë ju kryeministër tjetër të dalë në ekran mëngjes drekë-darkë dhe të bëjë deklarata shtypi përditë? Jo, janë ekspertët që e bëjnë këtë. Në Shqipëri del kryeministri?, tha ai në studion e emisionit ?Në fokus?./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga