Connect with Us

“Po na bëjnë presion…”/ Klevis Balliu: Më erdhi policia në 7 të mëngjesit në shtëpi

Politikë

“Po na bëjnë presion…”/ Klevis Balliu: Më erdhi policia në 7 të mëngjesit në shtëpi

Publikuar

-

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka treguar se mëngjesin e sotëm i ka shkuar policia në orën 7 të mëngjesit në shtëpi.

Balliu tha se efektivëte  policisë i kishin kërkuar të paraqitej në komisariat, pasi sipas tij Prokuroria ka mbyllur hetimin dhe ata donin që Balliu të firmoste.

Demokrati rrëfen se polici i ka thënë se po luhet një lojë me topa e llastiqe, ndërsa pretendon se se në këtë mënyrë mazhoranca po i bën presion.

“Unë kam me qindra çështje penale që janë fiktive të cilat janë bërë me urdhër të Ramës, për shkak të aksionit të opozitës. Në rastin konkret bëhet fjalë për arrestimin e dytë timin, për të cilin Prokuroria sot ka mbyllur hetimit dhe kërkon që unë të shkoj dhe të firmos. Kjo është normale, por Prokuroria të dërgon një letër, nuk të vjen policia në 7 të mëngjesit duke më thënë që duhet të shkoj të rajoni i policisë kur unë s’kam punë atje, por duhet të shkoj në Prokurori bashkë me avokatin tim për firmosjen e dokumenteve.

LEXO EDHE:  Shkëmbimi i zjarrit mes Policisë dhe grabitësve/ Artan Hoxha zbulon detajet e fundit

Pyeta përfaqësuesin e policisë dhe më tha se po bëhet një lojë me topa e llastiqe. Unë u thash se nuk jam unë topi që të luani me llastiqe. Duhet të shkoni te Prokurori. Këta përdorin në mënyrë meskine policinë për presion ndaj opozitës dhe angazhimet e saj për denoncime dhe mbrojtjen e votës. Kjo është e habitshme që kjo policia vjen qysh në 7 të mëngjesit për të ardhur te shtëpia e opozitës apo e ndonjë qytetari të thjeshtë kur nuk është vrarë njeri, por vetëm është mbrojtur interesi publik në një aferë korruptive për të cilën nuk ka asnjë të arrestuar”, tha ai në Rtv Ora./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Dibrani

    18 Qershor, 2020 at 8:00 am

    Nuk e ke problem bir i, se je djali i babit që shkonte shpesh ne Degën e Brëndëshme, apo rrënzëva si spiun që ishte

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmëron Taulant Muka/ Hapja e shkollave do sjellë rritje të infektimeve

Publikuar

-

Nga

“Parlamenti të mos ishte mbledhur”/ Taulant Muka: Deputetët duhej të ishin në karantinë  

Studiuesi Taulant Muka ka paralajmëruar rritje të infektimeve me koronavirus një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Duke marrë shkas nga situata në Izrael, Muka thotë se hapja e shkollave do të rrisë më tepër rrezikun për infektime të reja, madje thekson se mund të na çojë deri në vendosjen e masave ekstreme.

Ai thekson se vetëm dy javë pas hapjes së shkollave, Izraeli po mendon të rikthejë izolimin, ndërsa pretendon se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në vendin tonë pa marrjen e masave të duhura.



“2 javë pas hapjes së shkollave, Izraeli njofton se mund të shkojë në izolim kombëtar! Hapja e shkollave kur përhapja e infeksionit në komunitet nuk është e kontrolluar sikurse është situata në vendin tonë, nuk do sjellë gjë tjetër veçse rritje të mëtejshme të rasteve të reja të infektimit dhe më vonë vendosjen e masave ekstreme. Të rinjtë (mosha 10-19 vjeç), edhe pse e kalojnë kryesisht pa komplikacione klinike infeksionin SARS-CoV-2, janë vektorë të rëndësishëm të përhapjes së infeksionit në familje, shkolla dhe komunitet.

LEXO EDHE:  Gjyqi ndaj Klevis Balliut/ Berisha: Hakmarrje politike

LEXO EDHE:  Shkëmbimi i zjarrit mes Policisë dhe grabitësve/ Artan Hoxha zbulon detajet e fundit

Mjafton të shikoni Izraelin ku, pas 2 javësh pas hapjes së shkollave, kuvendi po voton nëse vendi do shkojë sërish në një izolimin kombëtar (lockdoën) 2 javor. Ishte e pritshme pasi hapja e shkollave u bë kur Izraeli kishte mbi 2000 raste Covid në ditë, pra përhapje të infeksionit në komunitet.

Hapja e shkollave është e sigurtë kur nuk ka përhapje komunitare të infeksionit, dhe paralelisht janë kryer të gjitha investimet e nevojshme që sigurojnë respektimin e masave anti-Covid!”, shkruan ai në rrjete sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Publikuar

-

Nga

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë një letër në shkollat e kryeqytetit për nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Këtë letër e ka publikuar zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila sulmon ashpër Veliajn për këtë gjest.

Zhupa deklaron se nënësit do të gjejnë nesër letrën neveritëse të Veliajt, pavarësisht se në shkollë mund të mos ketë ujë, apo mund të mos jenë marrë masa për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

“Të dashur nxënës të Tiranës !



Nesër në bankat e shkollës do të gjeni këtë letër neveritëse të Kryemashtruesit të Tiranës! Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti do mbroheni me letrën e Veliajt! Në shkollë shumicën e kohës nuk do të keni ujë por do të keni letrën e Veliajt  të mbushur me propagandë!

LEXO EDHE:  Pse nuk duhet t’ju mungojë kjo perime në shtëpi?

LEXO EDHE:  Aksioni i bujshëm në Lazarat/ Kapet pas 5 vitesh anëtari i grupit kriminal

Nesër mësuesja juaj mund të jetë e infektuar sepse Veliaj dhe qeveria e tij refuzuan që t’ju kryejnë testin por në tavolinë do të gjeni letrën që mundohet të fshehë dështimin në menaxhimin e situatës!

Nesër do ta bëni mesimin me katër turne, dhe që kjo të mos ju duket skandaloze do keni letrën e Veliajt! Në vend të shoëmerrni masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe mesuesve ! Propaganda nuk shpëton jetë dhe as nuk e fsheh dot më dështimin!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Klodian Tomorri “bën për ujë të ftohtë” Veliajn/ Ku e kopjove sistemin e Rrugës së Durrësit?

Publikuar

-

Nga

Klodian Tomorri bën për ujë të ftohtë Veliajn/ Ku e kopjove sistemin e Rrugës së Durrësit?

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj Bashkisë së Tiranës për rrugën e Durrësit që është në proces rikonstruktimi.

Tomorri sulmon bashkinë për sistemin e rrugës, pasi thotë se kanë caktuar 8 metra korsi biçikletash dhe 2 metra korsi makinash.

Me tone të ashpra ai i kërkon llogari Bashkisë së Tiranës se ku e ka kopjuar këtë model dhe në çfarë studimi është bazuar për vendimarrjen.

Gazetari thekson se në një nga rrugët më kryesore të kryeqytetit lihet një hapësirë e madhe për biçikletat dhe lihen pa korsi ambulancat dhe zjarrfikëset.

“Këta shpikësit e Bashkisë së Tiranës ku e kanë kopjuar këtë sistemin e Rrugës së Durrësit, që arteria kryesore e kryeqytetit ka 8 metra korsi biçikletash dhe 2 metra korsi makinash? Ku? Në çfarë vendi? Apo e kanë shpikur këta?



Meqë e kanë gati justifikimin dhe thonë duam të inkurajojmë biçikletat dhe shëndetin e popullsisë, të na tregojnë pak se mbi çfarë studimi e kanë bazuar vendimarrjen. Cilat janë objektivat e kësaj politike? Sa do të rritet jetëgjatësia e popullsisë, sa do të ulen shpenzimet për sistemin shëndetësor? Sa vdekje do të parandalohen në një vit nga biçikletat e rrugës së Durrësit? Apo ngrihen nga gjumi në mëngjes dhe u teket të mbyllin një rrugë se u duket zgjuarsi, ndërkohë që shkatërrojnë jetët e 1 milionë njerëzve.

LEXO EDHE:   Goditi me thikë 25-vjeçarin/ Arrestohet autori

LEXO EDHE:  Gjyqi ndaj Klevis Balliut/ Berisha: Hakmarrje politike

Se janë dhe totalisht të pacipë, kur justifikohen që po marrin modelet e qytetit të Seviljas në Spanjë, apo Amsterdamit në Hollandë. Por modelet e tyre i kopjojnë vetëm për biçikletat, jo për parqet as për ndërtesat. Për pjesën urbanistike kanë marrë modelin e Singaporit. Gjej rripa toke dhe ngri përbindesha deri në qiell.

Tre pallate të reja po ndërtohen nga ish-pasticeri Flora deri tek kryqëzimi i Prokurorisë. Rrugën e Durrësit e bllokuan për biçikletat, kurse Mine Pezën e kanë bërë shtegun që do shfryjë gjithë trafikun e Tiranës.

Mirë për makinat nuk lënë rrugë, po për ambulancat! E ka llogaritur njeri që si pasojë e ngushtimit të rrugëve, në çdo cep të Tiranës mund të vdesin njerëz, për shkak se nuk do të marrin dot shërbimin shëndetësor në kohë? Po zjarrfikëset si do i fusni me këto rrugë nëpër zgeqet ku keni ndërtuar pallatet shumëkatëshe? Kaqola”, shkruan Tomorri në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE