LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita parlamentare kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik/ Gjiknuri refuzon që të takohet

17 Qershor 2020, 10:42, Politikë CNA
Opozita parlamentare kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik/ Gjiknuri

Opozita parlamentare ka kërkuar që pasditen e sotme të zhvillohet mbledhja për Këshillin Politik në orën 17:00.

Pas ftsesë së opozitës i mënjëhershëm ka qenë edhe reagimi i perfqësuesit të maxhiorancës Damian Gjiknurit, i cili ka refuzuar takimin me opozitën.

Damian Gjiknuri shkruan se nuk do të ketë një mbledhje  tjetër deri kur opozita të ketë një propozim tjetër për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ.

?Nisur nga njoftimi juaj per mbledhje dhe nga diskutimet e djeshme per KQZ qendrimi i PS eshte si me poshte:
Ne lidhje me propozimin per formulen e emerimit te KQZ si dhe mekanizmat e vendimarrjes qe propozuar u shprehem kunder dhe nuk mund te diskutohen me ne mbledhjen e radhes. E gjykojme nje propozim jashte marreveshjes dhe tradites parlamentare per rolin e Kuvendit ne zgjedhjen e KQZ. Per kete ceshtje do te diskutojme pasi te na sillni paraprakisht nje propozim tjeter qe respekton faktin qe Kuvendi eshte sovran ne zgjedhjen e organit te KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordesimet ne lidhje me emrat qe plotesojne kriteret dhe kane miratimin tuaj. Pra, e theksoj vetem nese sillni propozim te ri bazuar ne keto parime mund te vazhdoje ky diskutim.
Per pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat jane ato perfshire propozimet alternative qe keni duke i derguar paraprakisht me qellim qe ti japim zgjidhje ne mbledhjen e radhes dhe mos humbim kohe me debate te kota. Pra, vetem pas ketij qartesimi mund te konfirmoj mbledhjen e radhes ne cdo kohe.?- njofton Gjiknuri./CNA.al

Lajmet e fundit nga