Connect with Us

Ngec në “rrjetën” e vettingut/ Pasuria “fundos” një tjetër gjyqtare

Vetingu

Ngec në “rrjetën” e vettingut/ Pasuria “fundos” një tjetër gjyqtare

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqatren e Gjykatës së Posaccme të Apelit, Nure Dreni.
Gjyqtarja Nure Dreni e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u paraqit në 4 mars përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me 4 dosje me dokumente dhe relatim prej 60 faqesh.

Seanca maratonë u drejtua nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Suela Zhegu, ndërsa nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ishte e pranishme Mia Roessingh Bakels.
E shortuar gati dy vjet më parë, gjyqtarja Nure Dreni ishte njohur fillimisht me mbylljen e hetimit administrativ vetëm për kriterin e pasurisë. Por pas dokumenteve dhe shpjegimeve të dorëzuara prej saj, trupa gjykuese kishte vendosur riçeljen e hetimit edhe për dy kriteret e tjera.

Relatorja Xhensila Pine deklaroi në seancën dëgjimore se Komisioni kishte evidentuar pasaktësi dhe mospërputhje në deklarimin e pasurisë nga gjyqtarja Dreni; e cila përbëhet nga një automjet i markës Citroen, një apartament prej 155 m2 në pronësinë e bashkëshortit, një investim prej 5.8 milionë lekësh në bono thesari si dhe një apartament prej 60 m2 në Golem.

Pine evidentoi gjithashtu se nuk ishte provuar fitimi i kompanisë “Dreni” sh.p.k me ortak bashkëshortin e gjyqtares- të ardhura që janë përdorur më pas si burim për blerjen e apartamentit, ndërsa shtoi se kjo pronë ishte blerë nën çmimin e referencës.

Investimi në bono thesari u diskutua gjatë në seancën dëgjimore, pasi gjyqtarja Dreni kishte shpjeguar në korrespodencën me KPK-në se bashkëshorti i saj zotëronte vetëm 2.8 milionë të vlerës së investuar, ndërsa 3 milionët e tjerë i përkisnin kunatës së tij në Kukës.
Komisioni evidentoi gjithashtu pamundësi financiare për të mbuluar shpenzimet përgjatë viteve 2011-2014, kohë e cila përkon me shkollimin e dy vajzave të gjyqtares Dreni në Mbretërinë e Bashkuar.
Për çdo konstatim mbi pasuritë, Pine e shoqëroi relatimin me frazën “subjekti ka paraqitur prova dhe shpjegime të hollësishme, të cilat do të vlerësohen para marrjes së vendimit”.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i kompozitorëve/ Berisha: S’keni fytyrë!

Në seancë u shpjegua gjithashtu se si rrjedhojë e provave të dorëzuara, Komisioni kishte vendosur riçeljen e hetimit pasuror lidhur me kontratën mes bashkëshortit të subjektit dhe kunatës së tij për investimin prej 5.8 milionë lekësh në bono thesari si dhe për kriterin e figurës dhe atë të aftësive profesionale.
Për kriterin e figurës, gjyqtarja Dreni u vlerësua pozitivisht nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe më pas nga Komisioni.

Ndërsa në vlerësimin e aftësive profesionale, gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Apelit i kaloi barra e provës për dy vendime gjyqësore dhe iu kërkuan shpjegime mbi disa denoncime të mbërritura në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Sipas relatores Pine, për një çështje të shqyrtuar në vitin 2015 me relatore Nure Drenin, një gjykatë më e lartë kishte konstatuar mungesë arsyetimi në vendimin e Apelit. Ndërsa çështja e dytë gjyqësore lidhej me uljen e dënimit të një personi të dënuar për trafik narkotikësh, i dënuar me 2.8 vjet burg nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
Ndaj gjyqtares Dreni nuk kishte pasur asnjë ankesë në Inspektoriatin e KLD-së për vitet 2003-2016 si dhe asnjë kërkesë për procedim apo masë disiplinore. Ndërsa në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ishin depozituar 10 denoncime, shumica e të cilave u rrëzuan si të pabazuara.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

Në seancën e dytë dëgjimore, gjyqtares Alkelina Gazidede iu vu në dukje një denoncim që ngrinte dyshime për njëanshmëri në dy vendime të prishura nga Gjykata e Lartë dhe dyshimet për konflikt interesi. Gazidede mohoi akuzat, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Nga Vladimir Karaj

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Alkelina Gazidede u përball në një seancë të dytë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me një denoncim që ngrinte dyshime për konflikt interesi dhe gjykim të çështjeve të njëjta në dy shkallë të gjyqësorit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Firdes Shuli anëtare, bëri me dije se çështja ishte shtyrë, pikërisht për shkak të denoncimit të marrë në ditën e seancës dëgjimore të 10 janarit 2020.

Sipas denoncuesit, Gazidede kishte shqyrtuar si gjyqtare e Shkallës së Parë dhe më pas si gjyqtare e Apelit dy çështje të njëjta, duke dëmtuar paanshmërinë e procesit. Sipas denoncimit, Gjykata e Lartë që kishte shqyrtuar ankimin e palëve, e kishte përdorur këtë si argument për prishjen e vendimeve të Apelit. Po ashtu, denoncuesi pretendonte se Gazidede ishte në konflikt interesi dhe se kishte gjykuar çështje me palë kompaninë Albtelekom, në të cilën kishte aksione. Gazidede i kundërshtoi akuzat. Ajo tha se për një nga çështjet, gjykimi i saj kishte qenë i arshivuar dhe edhe pse palët ishin të njëjta dhe objekti i saj i ngjashëm.

Gazidede tha se në rastin e dytë, ajo nuk kishte gjykuar çështjen siç përmendej në denoncim, por kishte zhvilluar vetëm një seancë paraprake. Gjyqtarja tha se kjo seancë kishte dështuar, pasi palët nuk kishin qenë të pranishme dhe pas kësaj ajo kishte kaluar në dhomën penale dhe çështja ishte rishortuar. E pyetur nga relatorja se pse Gjykata e Lartë kishte vendosur të prishte vendimet e Apelit Administrativ, nisur edhe nga prania e saj në këto çështje më herët, Gazidede tha se “Gjykata e Lartë nuk kishte pasur arsye ta shikonte kaq thellë rastin”. Ajo vuri në dukje se vendimet kishin qenë unanime dhe se prania e saj nuk kishte ndikuar në proces. Gazidede po ashtu mohoi akuzat për konflikt interesi për shkak të aksioneve në kompaninë Albtelekom. Ajo tha se aksionet, prej të cilave ishte hequr dorë, ishin të papërfillshme.

LEXO EDHE:  Manjani shkarkon policin e burgut 313/ Shpërndante drogë në Farkë

LEXO EDHE:  “Le të më gjej një fakt Rama”/ Gjetan Gjetani ‘plas bombën’ pas shkarkimit

“Janë vetëm 0.000333 për qind,” tha ajo, duke theksuar se ishin përfituar nga bashkëshorti si punonjës i kompanisë kur ajo ishte shtetërore. Ajo shtoi se vlera e tyre ishte e vogël dhe se asnjëherë nuk kishin përfituar dividentë nga kompania. “Nëse de jure vlerësohet si shkelje, de fakto s’ka pasur pasoja,” shtoi jo, duke theksuar se vlera e aksioneve kishte qenë vetëm në letër. Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013 me dekret të Presidentit të Republikës.

Në janar të këtij viti ajo u përball në seancë dëgjimore me një raport negativ nga Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Konfliktit të Interesit, ILDKPKI dhe me barrën e provës për disa prej pasurive. KPK vuri në dukje disa mosdeklarime dhe mungesë burimesh. Gjyqtarja pretendoi se mosdeklarimet ishin “gabim njerëzor”, ndërsa kërkoi të merreshin parasysh punë dhe të ardhura që nuk ishin parë nga Komsioni.

Edhe në këtë seancë, asaj iu vu në dukje si konflikt interesi pasja e askioneve, ndërsa u tha se i ishte kaluar barra e provës edhe për një sërë gjetjesh në kriterin e profesionalizmit. Gazidede ka kërkuar në të dy seancat konfirmimin në detyrë. Vendimi pritet të njoftohet më 10 korrik 12.00.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Dokumenti-Skandali në Gjykatën e Rrethit Tiranë/ Gjyqtarja shkel ligjin

Publikuar

-

Nga

Në vendin tonë shpesh, institucionet të cilat duhet të bëjnë drejtësi për qytetarët, duket se janë ato që bëjnë padrejtësi ndaj tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me një padi të bërë nga një shtetas shqiptar.

Në datë 15.01.2020, shtetasi me inicialet G.L. vendos të hapë padi civile ndaj shtetasit me iniciale Z.Z , pronar dhe administrator i një firme ndërtimi në Tiranë, për blerjen e tokës në zonën e Saukut, ku i padituri nuk ka realizuar aktin e shitjes së kësaj toke pas përfitimit të shumës 22,500 Euro nga paditësi në vitin 2013, shumë e cila përbente të gjitha kursimet familjare të këtij qytetari dhe familjes së tij.

Në datën 09.06.2020 gjyqtarja e rrethit gjyqësor Tiranë, Fida Osmani, pasi ka shqyrtuar padinë dhe aktet VENDOS: KTHIMIN E PADISË DHE AKTEVE PA VEPRIME, si padi me të meta.

Arsyetimi që e nderuara ka bërë për klasifikimin e padisë me të meta janë adresat e pasakta të të paditurve (të gjithë bashkëpronarëve të truallit), të cilin e bazon ne nenin 145/a.

E nderuara ama ka harruar të vërtetojë këtë fakt, pasi i vetmi burim i saktë i gjeneraliteteve dhe adresave të shtetasve është Gjendja Civile e Republikës së Shqipërisë. Ajo e ka cilësuar padinë me të meta duke SUPOZUAR që adresat janë të pasakta.

LEXO EDHE:  VETTING-u e shkund drejtësinë kosovare

LEXO EDHE:  Largimi i Avokates së Shtetit/ Rama thyen heshtjen, tregon arsyen 

Për të vijuar më tej, Neni 130 i Kodit të Procedurës Civile, thotë se: “Njoftimi shkresor i njoftohet personit të thirrur KUDO KU AI GJENDET, Neni 131 thotë se: Kur nuk është i mundur njoftimi sipas dispozitave të nenit 130, ai bëhet në zyrën e tij apo në vendin ku ushtron veprimtarinë tregtare”.

Neni 133 thotë se: “Kur nuk dihet vendbanimi, njoftimi bëhet nëpërmjet afishimit të kopjes në Gjykatë dhe në vendin e afishimit, ku ai ka patur banesën e fundit, gjithashtu në faqen elektronike zyrtare të Gjykatës”.

Të gjitha këto nene të Kodit të Procedurës Civile, janë anashkaluar dhe trajtuar si joekzistente nga gjyqtarja.

Nga të gjitha këto duket qartë që qëllimi në vetvete i gjyqtares ka qënë të mbrojë të paditurin.

Me vendimin KTHIM TË PADISË PA VEPRIME, gjyqtarja FIDA OSMANI ka vendosur: Hajduti milioner Z.Z të mbajë token dhe 22.500 Euro, ndërsa i dëmtuari të jetojë me faktin që i janë vjedhur 22.500 Euro ose të kërkojë mënyra të tjera për vendojsen e drejtësisë.

Edhe pse ka kaluar një muaj nga zbardhja e vendimit, paditësi nuk ka marrë në dorë këtë vendim nga Gjykata, për ta ankimuar atë në Gjykatën e Apelit. Përpjeket e tij për të marrë në dorezim personalisht vendimin në gjykatë kanë rezultuar të pasukseshme deri më sot./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtarja në sitën e vettingut/ Si u tetë-fishua pasuria e Alkelina Gazidede nga viti 2003-2017

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja Alkelina Gazidede e Gjykatës Administrative të Apelit do të përballet të martën më 6 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe Genta Tafa Bungo.

Alkelina Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013 me dekret të Presidentit të Republikës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Alkelina Gazidede nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Gazidede zotëronte pasuri familjare me vlerë 2.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me tetë herë, duke kapur vlerën e 24.6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare përbëhet nga pasuri të paluajtshme me vlerë 10.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 11.6 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.2 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 270 mijë lekë. Familjarët e gjyqtares zotërojnë gjithashtu aksione me vlerë 100 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 44.5 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtares zë 32% në buxhetin e të ardhurave, ndërsa pagat e familjarëve zënë 31%. Të ardhurat e siguruara nga biznesi i familjarëve janë në masën 16%, ndërsa të ardhurat nga qiratë përbëjnë rreth 9% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Alkelina Gazidede, dy deklarata rezultojnë me probleme.

LEXO EDHE:  VETTING-u e shkund drejtësinë kosovare

LEXO EDHE:  Shkarkohet nga detyra e DAR Vlorë Albana Hodaj

Gjyqtarja Alkelina Gazidede rezulton me balanca negative të pasurisë për vitet 2010 dhe 2016, duke mos justifikuar me burimet e deklaruara shtesat e aseteve në këto vite. Në vitin 2010, diferenca është 336 mijë lekë, ndërsa për vitin 2016 shënohet një diferencë e vogël prej 23 mijë lekësh, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” procedurat e paqarta për ndërtimin e një shtëpie dhe më pas legalizimin e saj. Në vitin 2004, subjekti deklaron ndërtimin e një shtese kati me vlerë 11 mijë euro mbi shtëpinë ekzistuese, ndërsa në vitin 2006 deklaron shtesën e një papafingoje të palegalizuar. Në deklarim nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me të njëjtën shtesë të deklaruar në vitin 2004 apo me shtesë të re pasurie.

Lidhur me shtëpinë, gjyqtarja deklaron gjithashtu se ka blerë truallin nga ALUIZN-i në vitin 2010, ndërsa në vitin 2011 ka përfunduar procesi i legalizimit të pronës.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar lidhet me huamarrjet e bashkëshortit të subjektit në vlerat 7 mijë euro dhe 3.6 milionë lekë gjatë periudhës deklaruese.

Deklarata e pasurisë  së vitit 2003

Deklarata e pasurisë  së vitit 2004

Deklarata e pasurisë  së vitit 2005

Deklarata e pasurisë  së vitit 2006

Deklarata e pasurisë  së vitit 2007

Deklarata e pasurisë  së vitit 2008

Deklarata e pasurisë  së vitit 2009

Deklarata e pasurisë  së vitit 2010

Deklarata e pasurisë  së vitit 2011

Deklarata e pasurisë  së vitit 2012

Deklarata e pasurisë  së vitit 2013

Deklarata e pasurisë  së vitit 2014

Deklarata e pasurisë  së vitit 2015

Deklarata e pasurisë  së vitit 2016

Deklarata e pasurisë  së vitit 2017

 

 

LEXO TE PLOTE