LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi “gjunjëzon” Maqedoninë e Veriut/ 9 viktima dhe 193 raste pozitive në 24 orë

17 Qershor 2020, 13:02, Kosova & Bota CNA
Koronavirusi “gjunjëzon” Maqedoninë e Veriut/ 9 viktima

Koronavirusi ka gjunjëzuar Maqedoninë e Veriut, ku edhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar shifra të frikshme.

Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1391 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 193 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë me koronavirus, 5 viktima nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Tetova dhe një nga Ohri.

Për momentin në Maqedoninë e Veriut ka 2469 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi ipandemisë janë realizuar 44.82 testime për Covid-19./CNA.al

Lajmet e fundit nga