LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këtë nuk e kemi ditur/ Gabimi me kapakun e tualetit që mund të përhapë Coronavirusin

17 Qershor 2020, 09:40, Lifestyle CNA
Këtë nuk e kemi ditur/ Gabimi me kapakun e tualetit që mund

Shpërlarja e tualetit me kapak lart mund të përhapë infeksione siç është koronavirus, thonë studiuesit.

Shkencëtarët kinezë llogaritin që shpërlarja me kapak lart mund të arrijë dhe jashtë tualetit. Pikat mund të përhapen deri në 91 cm nga niveli i tokës sipas modelit kompjuterik të përdorur nga shkencëtarët e universitetit Yanzhou.

Por mbyllja e kapakut mund të shmangë të gjitha këto. Koronavirusi përhapet përmes pikave të ajrit nga kollitjet dhe teshtitjet, ose objektet që janë të kontaminuara me to.

Njerëzit të infektuar gjithashtu mund të kenë gjurmë të virusit në jashtëqitjet e tyre, megjithëse ende nuk është e qartë nëse kjo mund të jetë një mënyrë tjetër për të kaluar sëmundjen te të tjerët.

Shkencëtarët në të gjithë botën po testojnë ujërat e zeza për të përcaktuar sesi disa njerëz mund të ishin infektuar me koronavirus.

Viruse të tjerë mund të përhapet nga higjiena e dobët e tualetit, e njohur si transmetim fekal-oral.

Ndërsa uji zbrazet në  tualet përhapet edhe në pjesën e sipërme të tualetit duke krijuar turbullira dhe pika. Pikat janë aq të vogla notojnë në ajër për më shumë se një minutë, sipas autorit të studimit Ji-Xiang Ëang dhe kolegëve të tij nga Universiteti Yangzhou, Kinë.

Dr Bryan Bzdek, nga Qendra e Kërkimeve Brosol Aerosol në Universitetin e Bristol, tha se megjithëse nuk kishte prova të qarta që koronavirusi mund të përhapet në këtë mënyrë, ka kuptim të merren masa paraprake.

“Autorët e studimit sugjerojnë që, kurdo që të jetë e mundur, duhet ulim kapakun e tualetit pasi të kryejmë nevojat dhe më pas ta shpërlajmë  dhe të mos harrojmë  të lajmë duart pas përdorimit të tualetit.

“Ndërsa ky studim nuk është në gjendje të tregojë se këto masa do të zvogëlojnë transmetimin e virusit SARS-CoV-2, shumë viruse të tjera transmetohen në rrugë fekalo-orale, kështu që këto janë praktika të mira higjienike që duhet të bëhen gjithsesi.”/ CNA.al

Lajmet e fundit nga