LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Duhen më shumë se 2 parti”/ Lefter Koka: S’mund të vendosin më 2-3 individë për politikën

17 Qershor 2020, 21:27, Politikë CNA
“Duhen më shumë se 2 parti”/ Lefter Koka: S’mund

Deputeti Lefter Koka ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për situatën politike në vend dhe për kërkesën e tij për lista të hapura.

Koka tha se vendi nuk duhet të vazhdojë më me këtë sistem, pasi theksoi se për politikën nuk duhet të vendosin 2 apo 3 persona.

?Ne kemi një sistem e kod zgjedhor që janë kontestuar që në gjenezë. Në çdo rast ka qenë i kontestuar nga pala humbëse zakonisht, por edhe nga ndërkombëtarët. Thjesht zëri është ngritur më shumë nga humbësit sesa fituesit. Nuk mendoj se duhet të vazhdohet me këtë sistem, ku 2-3 individë të vendosin për politikën. Sot deputetët nuk kanë lidhje me hallet e njerëzve, as me zonën e tyre elektorale. Sot fatmirësisht kemi disa deputetë që nuk kanë shefa. Unë mendoj se këta deputetë kanë thënë atë që do të donte qytetari shqiptar. Sot kërkohen listat e hapura. Nuk ka pse të kontestohet kjo gjë?, u shpreh ai në emisionin ?Real Story?.

Ndërkohë, ai kërkoi gjithashtu depolitizim të komisionerëve dhe më shumë se dy parti.

?Financimi i partive ka qenë dhe mbetet enigmë. Ashtu siç u bë më 2008 marrëveshja, mund të bëhet edhe sot. Jam pro depolitizim të komisionerëve. Mendoj se duhet depolitizim i komisionerëve. Unë mendoj se ky vend ka nevojë për më shumë se dy parti. Për komisionerët, të vendosen qoftë ata që janë në punë në shtet në 8 vitet e fundit ose të lëvizin në qytete të tjera. Koalicionet do të bënin që vota të shkonte sërish tek partitë e mëdha. Një parti e vogël do të rritej me lista të hapura.  PDIU përshembull në Durrës rregullisht ka marrë 4000 deri 5000 vota e nuk ka marrë deputet. Këto vota i kanë shkuar partive të mëdha?, deklaroi Koka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga