Connect with Us

Aksioni i IKMT “trazon ujërat”/ Banorët e Shëngjinit përplasen me policinë

Kronika

Aksioni i IKMT “trazon ujërat”/ Banorët e Shëngjinit përplasen me policinë

Publikuar

-

Banorët e Shëngjinit janë përplasur pasditen e stme me punonjësit e policisë dhe shkak për këtë është bërë aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

IKMT ka shkuar në Shëngjin të shembë banesat pa leje, por kjo nuk është pritur mirë nga banorët, të cilët kanë kundërshtuar këtë aksion.

Në ndihmë të inspektorëve të IKMT ka shkuar policia e cila ka hasur probleme me banrët. Pronarët e objekteve pretendojnë se nuk kanë qenë të informuar dhe kërkojnë më shumë kohë për largimin e objekteve nga banesat./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Qëlloi me armë zjarri dhe kërcënoi një qytetar/ Arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Qëlloi me armë zjarri dhe kërcënoi një qytetar/ Arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person, i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

Konkretisht raportohet se është vënë në pranga i riu me iniciale D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.



Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

LEXO EDHE:  Goditi babë e bir/ E pëson keq korçari

LEXO EDHE:  Vrasja e Hekuran Billës/ Shkon në tre numri i të arrestuarve, në pranga dhe një 26-vjeçare

MNdërkaq, materialet iu referuan Prokurorosë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Publikuar

-

Nga

Dhunohet me mjete të forta 21 vjeçari në Lezhë/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Sipas asaj që raporton Ballakan web, një i ri, 21 vjeç me inicialet G.K është dhunuar me mjete të forta.



I riu është dërguar në gjendje të rëndë shoku në Spitalin e Lezhës, ndërsa rasti është raportuar sot.

Policia ka nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe ka shpallur në kërkim autorin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidentoi për vdekje një femër/ Ekstradohet nga Shqipëria në Kanada 39-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Aksidentoi për vdekje një femër/ Ekstradohet nga Shqipëria në Kanada 39-vjeçari

Ekstradohet nga Interpol Tirana drejt Kanadasë shtetasi shqiptar E. K., 39 vjeç. Policia bën me dije se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ditën e sotme, nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Republika e Shqipërisë drejt Kanadasë, i shtetasit shqiptar Erjon Kashari, 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

LEXO EDHE:  Përplasen makinat në Korçë/ Dy të plagosur me urgjencë drejt spitalit

LEXO EDHE:  Arrestohet kreu i PS-së në Tiranë 

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:



Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ky shtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Gjykata e British Columbia, Kanada, më datë 25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin shqiptar E. K.

Ky shtetas është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit E. K., i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas. /CNA.al

LEXO TE PLOTE