Connect with Us

“3 fluturime do të bëhen sot nga Rinasi”/ TIA njoftim të rëndësishëm

Sociale

“3 fluturime do të bëhen sot nga Rinasi”/ TIA njoftim të rëndësishëm

Publikuar

-

Qarkullonte me identitet dhe pasaportë false/ Kapet mat 27-vjeçarja iraniane në Rinas

Tirana International Airport ka njoftuar se ditën e sotme do të bëhen 3 fluturime vajtje dhe kthim.

Destinacionet janë Athinë, Frankfurt dhe Vjenë. TIA sqaron se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet Europiane.

“Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë: Aegean Airlines – Fluturimi për në Athinë dhe kthim. Air Albania – Fluturimi për në Frankfurt dhe kthim. Austrian Airlines – Fluturimi për në Vjenë dhe kthim.
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare. Ju faleminderit për bashkëpunimin!”, thuhet në njoftim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Moti do t’iu surprizojë

Publikuar

-

Nga

Kjo fundjavë parashikohet e këndshme për të gjithë adhuruesit e plazhit, por pse jo edhe për ata të cilët adhurojnë klimën malore.

Të ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me orijginë nga jugperëndimi, kjo fundjavë parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell.

Sipas SHMU, përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ata të cilët do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës kryesisht për ditën e nesërme.

LEXO EDHE:  NASA shtyn fluturimin e parë të helikopterit në Mars

LEXO EDHE:  Lotaria amerikane/ Ambasada publikon njoftimin e rëndësishëm

Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vaksinim i detyruar për mësuesit/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin

Publikuar

-

Nga

Vaksinim i detyruar për mësuesit/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ka reaguar pas mesazhit të ZVA dërguar mësuesvepër të kryer vaksinën ndaj COVID-19 deri në shtator.

Duke e konsideruar një keqkuptim, në njoftim theksohet se procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë , ndërsa bëhet me dije se në asnjë moment nuk është i detyrueshëm aplikimi për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

Reagimi:

Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

LEXO EDHE:  Alarmi për bombë në Rinas/ TIA jep informacion zyrtar, ç’do ndodhë me fluturimet

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

LEXO EDHE:  Policia, bashkëpunëtore e grabitësve të 3 milionë eurove në Rinas

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Publikuar

-

Nga

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Ministria e Arsimit thotë se mësuesit nuk do të jenë të detyruar për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Mësuesve në disa shkolla të Tiranës iu është dërguar një mesazh nga Zyra Vendore Arsimore ku iu thuhet se muajin shtator 2021 i gjithë stafi arsimor duhet të jetë i vaksinuar.

Të gjendur përballë këtij mesazhi mësuesit janë ndjerë të detyruar për t’u vaksinuar, ndonëse injektimi i vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri nuk është i detyrueshëm.

Ministria e Arsimit pyetur nga Euronews Albania thotë se ky mesazh është keqinterpretuar nga personat që e kanë dërguar në shkolla, pasi asnjë mësues nuk është i detyruar të vaksinohet.

LEXO EDHE:  Kontrabandë nga aeroporti i Rinasit/ Arrestohen nëntë persona, mes tyre katër doganierë

Vaksinimi i mësuesve nisi me 13 mars me AstraZeneca. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar mbi 40 mijë pedagogë, mësues dhe edukatorë.

Për shkak se në atë periudhë pati dyshime mbi efekte anësore që mund  të sillte kjo vaksinë, shumë mësues hezituan të merrnin dozën.

LEXO EDHE:  Vjedhjet e bujshme të Rinasit / Miliona euro të grabitura ndër vite

Në planin Kombëtar të Vaksinimit ndaj COVID-19, qeveria i konsideron mësuesit “punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë” duke e përcaktuar me prioritet vaksinimin e tyre./euronews

LEXO TE PLOTE