Connect with Us

11 kërkesat e SPAK për konfiskim pasurie/ Mes tyre blindi i Lul Berishës dhe resorti i Hajrajve

Kronika

11 kërkesat e SPAK për konfiskim pasurie/ Mes tyre blindi i Lul Berishës dhe resorti i Hajrajve

Publikuar

-

SPAK zbarkon në zyrat e Hipotekës së Tiranës/ Arrestohen tre zyrtarë

SPAK ka depozituar 11 kërkesat e para për konfiskim pasurie, në kuadër të operacionit forca e ligjit.

Mësohet se një nga 11 kërkesat është për sekuestrimin e makinës së blinduar të Lulzim Berishës.

Kurse një tjetër është për sekuestrimin e resortit luksoz “Golden” në Durrës në pronësi të Hajrajve, të cilët janë të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 49 vjeçarit Jak Prenga pasi u rrëmbye me dhunë në Kamëz.

LEXO EDHE:  Zef Brozi thirrje prokurorëve/ Mos humbisni shansin të futeni në histori

Hajrat akuzohen si të përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës. Këto janë konfiskimet e para pas nisjes së OFL-së në fillim të këtij viti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosje me thikë dhe kultivim kanabisi/ Arrestohen dy persona në Malësi të Madhe

Publikuar

-

Nga

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, në Malësi të Madhe.

Mësohet se është arrestuar një 57-vjeçar me iniciale P.M., pasi akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit Ç. S.  21 vjeç, banues në Koplik.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç.

Malësi e Madhe, Shkodër

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga një 57-vjeçar, për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu, bie në pranga edhe një 21-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është arrestuar në flagrancë shtetasi P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Ziça”, në fshatin Kçar I Poshtëm, Malësi e Madhe, kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

LEXO EDHE:  “Çmendet” aktori i njohur /Dhuron pasurinë prej 630 milionë eurosh

LEXO EDHE:  Hetoi komisionerin Lulzim Hamitaj/ Prokurorja drejt përballjes me Vettingun

Gjithashtu. nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit Ç. S.  21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Metrialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Tentakulat e krimit në tendera”/ Petro Koçi paraqitet në SPAK

Publikuar

-

Nga

Deputeti i zgjedhur i PS, Petro Koçi është paraqitur sot në SPAK, për të dëshmuar në lidhje me deklaratat e bëra disa ditë më parë ku tha se tentakulat e krimit janë shtrirë në tendera.

Kujtojme këtu se SPAK hapi një çështje pas deklaratave të deputetit të zgjedhur, i cili i bëri thirrje Prokurorisë të shkojë në Fier dhe të hetojë financat publike, pasi sipas tij, tenderat po fitohen nga trafikantët.

Disa ditë më parë, Petro Koçi në një qëndrim të mbajtur në rrjetet sociale, foli për një skandal, drejtoi akuza të forta, duke thënë se “krimi kishte shtrirë tentakulat në tëndera”.

LEXO EDHE:  Restorante, hotele, supermarkete, troje/ Mbi 3 milion euro pasuri e sekuestruar trafikantëve të drogës

LEXO EDHE:  “Përplasje të përgjakshme”/ Ngjela paralajmëron Metën: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

Pra, ai foli me tone të ashpra, duke thënë se krimi i organizuar po merrte tendera nga pushteti vendor dhe i kishte shtrirë tentakulat e tij në tendera./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Ishte përdorues alkooli në masë”/ Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë, fqinjët tregojnë si ndodhi krimi 

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Gurrë e Vogël, të Bashkisë së Klosit.

Gazetari Enver Doçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” dëshmi të fqinjëve së 47-vjeçarit Y.E., që u godit për vdekje nga bashkëshortja dhe vajza e tij.

Fqinjët deklarojnë se viktima ishte përdorues alkooli në masë, ndërsa shtojnë se gruaja e tij ishte me probleme mendore dhe vajza në depresion.

“Realisht nuk e dimë si ka ndodhur ngjarja, por dëgjuam një zhurmë dhe dolëm jashtë, ku pamë që dera ishte e mbyllur. Nuk ishim si të hynim, kështu që njoftuam policinë, që erdhi në 22:30. Viktima ishte përdorues alkooli në masë, bashkëshortja ishte me probleme mendore, ndërsa vajza prej ditësh ishte në depresion.

LEXO EDHE:  Hetoi komisionerin Lulzim Hamitaj/ Prokurorja drejt përballjes me Vettingun

LEXO EDHE:  Hetoi komisionerin Lulzim Hamitaj/ Prokurorja drejt përballjes me Vettingun

Energjinë elektrike ua patëm lidhur para pak ditësh, por e shkatërruan se me të meta mendore. Ata nuk kuroheshin me ilaçe. Ylberi ishte goditur me sende të forta në kokë, me dru ose me tullë”, deklaron fqinji i viktimës.

LEXO TE PLOTE