Connect with Us

WhatsApp vjen me një risi/ Pagesa dixhitale nëpërmjet aplikacionit

Teknologji

WhatsApp vjen me një risi/ Pagesa dixhitale nëpërmjet aplikacionit

Publikuar

-

WhatsApp ka filluar shërbimin e tij të pagesave dixhitale në Brazil pasi aplikacioni i mesazheve përfiton nga popullariteti i tij në tregjet në zhvillim. Masa vjen pasi kompania mëmë Facebook shtyn përpara me planet për të sjellë më shumë tregti elektronike në platformat e saj.

WhatsApp Pay lejon përdoruesit të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla. Në janar, kryeshefi ekzekutiv Mark Zuckerberg përshkroi planet për të ofruar shërbimin në Indi, Indonezi dhe Meksikë. Në blogun e saj WhatsApp theksoi se lëshimi ishte pjesë e një strategjie më të gjerë të pagesave dixhitale në të gjitha platformat e Facebook.

“Për shkak se pagesa në WhatsApp mundësohet nga Facebook Pay, në të ardhmen duam të bëjmë të mundur që njerëzit dhe bizneset të përdorin të njëjtën kartë informacioni në familjen e aplikacioneve të Facebook.” Ndërsa pagesa nga personi në person do të jetë falas bizneset e vogla do të duhet të paguajnë një “tarifë përpunimi për të marrë pagesa të klientit”, thuhet në blog.

LEXO EDHE:  Rivali më i ri i Netflix dhe Youtube/ Aplikacioni transmetues me forma të shkurtra

WhatsApp ka 120 milion përdorues në Brazil, duke e bërë vendin tregun e dytë më të madh pas Indisë. Kompania tashmë ka qenë duke paralajmëruar shërbimin e pagesave në Indi, ku ka 400 milion përdorues. Sidoqoftë, përpjekjet e firmës për të filluar WhatsApp Pay në Indi janë mbajtur për dy vjet nga rregullatorët./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Teknologji

Sulmet kibernetike në internet/ I riu nga Korça sfidon hakerat dhe merr medalje në Zvicër

Publikuar

-

Nga

Shumë vende kanë frikë nga sulmet kibernetike në infrastrukturën e tyre. Për këtij lloj problemi, në Zvicër u përballën disa ekipe studentësh nga 9 vende të ndryshme si Zvicra, Usa, Norvegjia, Suedia, UK, Hungaria, Franca, Estonia, India.

Kjo ishte një sfidë e bazuar mbi një simulim të një krize të madhe kibernetike në vende europiane por jo vetëm. Grupi “Idonea”, pjesë e të cilit ishte edhe një i ri shqiptar, u rendit në vendin e tretë te 2020 Geneva Cyber 9/12 Strategy Challenge. Ky ekip është një sukses i jazhtëzakonshëm, ashtu siç është raportuar edhe në median zviceriane “20 minutes”.

Mikel Grabocka, është 23 vjeçari nga Korça, i cili ishte pjesë e ekipit Idonea”.
I riu i talentuar korçar ishte lideri i ekipit “Idonea” që përbëhej nga 2 djem dhe 2 vajza. 23 vjeçari i cili ja doli të renditet ndër të parit në listën e çmimeve të kësaj gare të rëndësishme, është një model për rininë shqiptare.

LEXO EDHE:  Rivali më i ri i Netflix dhe Youtube/ Aplikacioni transmetues me forma të shkurtra

LEXO EDHE:  “Ka 5 jahte dhe koleksion makinash”/ Moderatorja prezanton “partnerin” e saj të ri

“Ideoena” u rendit i treti përballë ekipeve të nëntë vendeve të tjera që mërrnin pjesë në këtë sfidë ku skuadrat pjesëmarrëse duhet të tregojne njohuri multidisiplinore dhe duhet të propozojnë rekomandime për organizata vendimarrëse të nivelit europian./CNA.al

https://www.20min.ch/fr/story/des-etudiants-zurichois-rois-des-cyberdefenseurs-176997557568

 

LEXO TE PLOTE

Teknologji

FOTOT-Dy “bishat” në konkurrencë/ Lordstown Motor prezanton makinën elektrike

Publikuar

-

Nga

FOTOT-Dy “bishat” në konkurrencë/ Lordstown Motor prezanton makinën elektrike

Lordstown Motors ka prezantuar makinën elektrike të cilën e ka quajtur “Endurance”. Makina elektrike do të jetë konkurrente me të dy start upet si Lordstown Motors dhe automobilistët veteranë si Ford dhe Tesla.

Sipas Lordstown Motors, “Endurance”, do të jetë kamioni i parë elektrik që do të tregtojë në SH.B.A.

Por “Endurance”, ka një konkurrente,  Cybertruck, e cila ka një ngjashmëri  të madhe me motorët e kësaj makine.

LEXO EDHE:  SlideMail, aplikacioni inteligjent për emaile

LEXO EDHE:  Risitë e Coronation Street

“Endurance” përshkojn rreth 250 milje. “Cybertrucks” e përbërë me 2-3 motorë ka një interval respektivisht 300 dhe 500 milje.

Endurance mund të mbajë 5 persona, një më pak se Cybertrucks. Mund të arrijë shpejtësinë më të lartë prej 80 mph.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Twitter mund të plotësojë kërkesat e përdoruesve/ Por ja çfarë kërkon në “këmbim”

Publikuar

-

Nga

Twitter mund të plotësojë kërkesat e përdoruesve/ Por ja çfarë kërkon në “këmbim”

Twitter vjen me një tjetër risi të enjten e ardhshme me të cilën duhet të përshtateni. Ju mund të keni një buton redaktimi në Tëitter por të gjithë do të duhet të veshin një maskë. Ky lajm u përhap shumë shpejt në platform duke u shikuar rreth 1.2 milionë herë në vetëm 12 orë dhe ka marrë më shumë se 2 milionë pëlqime.

Përkundër entuziazmit të rëndësishëm për një buton redaktimi, me siguri nuk është diçka që Tëitter po e konsideron vërtet. Tweet-u u mor kryesisht me shaka dhe u përshëndet nga shumë njerëz në site, ndërsa qeveritë në mbarë botën inkurajojnë qytetarët të veshin mbulesa fytyre në publik për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

LEXO EDHE:  Risitë e Coronation Street

LEXO EDHE:  WhatsApp tani në dispozicion edhe në Web

Por disa e morën atë si një ndërhyrje politike, pasi të mos veshësh maskë është bërë një çështje politike në Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera.

Maska është provuar të zvogëlojë transmetimin Covid-19 nga një numër studimesh. Disa përdorues kanë kërkuar prej kohësh Twitter të shtojë mundësinë për të ndryshuar tweet-in pasi të jenë publikuar, por kompania i ka rezistuar atyre thirrjeve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: