Connect with Us

Vijon aksioni i IKMT në bregdet/ Prishen 11 objekte në Dhërmi

Lajme

Vijon aksioni i IKMT në bregdet/ Prishen 11 objekte në Dhërmi

Publikuar

-

IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ushtruan kontrolle në plazhe e hapësira publike në bazë të planit të masave të hartuara enkas për sezonin turistik veror.

Gjatë kësaj jave është verifikuar linja e bregdetit në Dhërmi ku u konstatuan 11 ndërtime pa leje, të ngritura në kundërshtim edhe me rregullat teknike, pasi ishin vendosur në rërë.
Ndaj këtyre objekteve është ndërhyrë me mjete duke i prishur, ndërsa ndaj pronarëve abuzivë janë marrë masa administrative dhe kryer veprimet procedurale për ndërtime në kundërshtim me ligjin.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e shkatërrimit të mjedisit qoftë përmes ndërtimeve pa leje, ashtu edhe me hedhje inertesh.

LEXO EDHE:  Kisha e Dhërmiut dhe kërcënimi i katolaicizmit shqiptar

Ky aksion do të shtrihet në gjithë bregdetin dhe kudo ku ka ndërtime pa leje.
Policia e Shtetit dhe IKMT fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin falas 112 ose përmes Komisariatit Dixhital./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Nuk isha ministër atë ditë/ Arben Ahmetaj sqaron aksidentin me Mirel Mërtirin

Publikuar

-

Nga

Bilanci i rindërtimit/ Ahmetaj: Brenda vitit shumë banorë do futen në banesa të reja

Debate të ashpra ka pasur sot në “Opinion” mes ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe panelit të gazetarëve, për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Gazetarët kanë pyetur Ahmetajn pse ndodhej në një makinë me Mirel Mërtirin, ditën kur janë përfshirë në një aksident rrugor.

“Kur fasim për një aksident duhet të kemi kujdes sepse mbi të gjitha duhet t’i referohemi të dhënave zyrtare. Unë mund të udhetoj të ha, të pi me shuëm biznesmenë. Personi që përmendni nuk është kontraktor dhe unë nuk bëj procedurë. Për më tepër nuk kam qenë ministër kur jam aksidentuar”, u shpreh Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Zhdukja e Remzi Hoxhës/ Djali: Mungon vullneti i institucioneve për të vënë drejtësi

Publikuar

-

Nga

Zhdukja e Remzi Hoxhës/ Djali: Mungon vullneti i institucioneve për të vënë drejtësi

Djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha, duke folur për zhdukjen e Remzi Hoxhës, deklaroi se rasti i babait të tij nuk është i komplikuar, por i thjeshtë.

Ardian Hoxha i ftuar në emisionin “Real Story” theksoi se për të zbardhur këtë ngjarje, mungon vullneti politik dhe institucional.

“Rasti i babait tim nuk është i komplikuar aspak, por i thjeshtë, por mungon vullneti politik dhe vullneti i institucioneve të drejtësisë që të merren siç duhet me këtë rast. Ne që kur ka ndodhur ngjarja, e kemi ditur si familje historinë. Nëntë persona e kanë marrë, sikur janë nga Kontrolli i Shtetit, kanë thënë se e po e marrin për verifikim personi, ia kanë vënë prangat dhe e kanë marrë.Rasti u denoncua në Komisariatin numër 3. Babanë tim e ka marrë SHIK-u. Që ditët e para ne kishim tre emra, Bashkim Gazidede, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro. Janë munduar ta fshehin trupin e babait tim dhe kanë përdorur çdo mekanizëm, sepse kanë pasur nën kontroll edhe Prokurorinë, edhe gjykatat”, tha djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Elia solli në jetë trashëgimtaren e Familjes Mbretërore/ Reagon për herë të parë Princ Leka

Publikuar

-

Nga

Në 18 vjetorin e humbjes së jetës së Mbretëreshës Shqiptare Geraldinë, Elia Zaharia ka sjellë në jetë një vajzë me Princ Lekën.

Pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i parë i Princ Lekës, i cili ka shpërndarë një njoftim në rrjetet sociale.

Ashtu siç raportuan edhe mediat, trashëgimtarja e Familjes Mbretërore Shqiptare lindi në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” dhe është quajtur Geraldinë, ashtu si edhe gjyshja e Princ Lekës.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë për banorët në Dhërmi/ Fillon rindërtimi i Kishës së Shën Thanasit

LEXO EDHE:  Video-Shemben 24 objekte pa leje në vijën bregdetare/ Proçedohen gjashtë persona në Velipojë

Ai tregon se edhe vogëlushja, edhe Princeshë Elia janë gëzojnë shëndet të plotë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE