LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditet Kukësi, qendërmbrojtësi mbyll sezonin. Gavazaj mban në ankth verilindorët

16 Qershor 2020, 07:49, Sport CNA
Tronditet Kukësi, qendërmbrojtësi mbyll sezonin. Gavazaj mban

Teksa gara për titullin kampion po shkon në faza të ethshme, Kukësi po has edhe situata shqetësuese mungesash dhe dëmtimesh. Në ndeshjen e Kupës ndaj Apolonisë, verilindorët kanë humbur mbrojtësin titullar Obanor.

Si të mos mjaftonte lajmi i keq për qendërmbrojtësin, dje verilindorët janë përballur me një tjetër titullar të dëmtuar. Enis Gavazaj në fund të pjesës së parë ka pësuar një goditje të rëndë në kavilje.

Lojtari provoi që të qëndrojë në fushë edhe për pak minuta deri në fundin e të parës, por në një moment u pa që të ulej në fushë pasi e kishte të pamundur të ecte.

Për Kukësin dhe trajnerin Shehi, një tjetër titullar i dëmtuar do të ishte mungesë e madhe. Sot do të bëhen të gjitha ekzaminimet për të mësuar situatën e Gavazajt.

Lajmet e fundit nga