LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rudina Hajdari flet pa “doreza”/ Tregon prapaskenat e takimeve të Këshillit Politik: U “surprizova” nga opozita

16 Qershor 2020, 06:57, Politikë CNA
Rudina Hajdari flet pa “doreza”/ Tregon prapaskenat e takimeve

Deputetja demokrate Rudina Hajdari është shprehur e vendosur që nuk do të heqë dorë nga kërkesa për hapjen e listave.

Në një intervistë në A2 CNN, mëngjesin e sotëm deputetja Hajdari theksoi se kërkesa për hapjen e listave është e panegociueshme.

?Hapja e listave e panegociueshme. Është një çështje parimore. Dëshira ime është ndryshimi i sistemit, kjo është kërkesa maksimale, plus edhe vota e diasporës.

Por, duhet të ketë një vullnet politk të qartë dhe të shohim mënyrën me të shpejtë për ta realizuar.

Sa i takon ndryshimit të sistemit, minimumi është hapja e listave. Arsyeja pse kërkojmë hapjen e listave është se nuk duam që ata përfaqësues që shjkojnë në parlament ti japin llogari qytetarit dhe jo kryetarit. Qytetari të mos jetë i detyruar të votojë më sigël partie. Duhet të ketë një demokraci më parfaqësuese. Fuqia e kryetarit bie, nuk mund të kontrollojnë çdo deputet, siç bëjnë sot?-tha deputetja Hajdari.

Sa i takon takimeve të Këshillit Politik, deputetja Hajdari ka shprehur mjaft rezerva në lidhje me opozitën jashtë parlamentit.

Ajo theksoi se priste mbështetje nga opozita jashtë parlamentare për hapjen e listave apo ndryshimin e sistemit, por tha se në fakt nuk kishin asnjë propozim.

?Unë prisja që opozita jashtë parlamentit të ishte e prirur për hapje të listave dhe ndryshimin e sistemi. Basha e ka deklaruar disa herë publikisht këtë. Por, në fund u ?surprizova?, sepse në tryezë nuk e mbështeti absolutisht. Nuk bënë asnjë propozim në lidhje me ndryshimin e sistemit. Marrëveshja kishte shumë pak elementë, fituan shumë pak gjëra, për të mos thënë asgjë dhe kjo është në koston e tyre .

Për mua e vetmja rëndësi që kishte marëveshja është për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rikthimin e PD dhe LSI në sistem?-deklaroi Rudina Hajdari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga