Connect with Us

Rritja e numrit të infektimeve/ Pipero: Situata ishte e pritshme, ka ndodhur në të gjitha vendet

Shëndeti

Rritja e numrit të infektimeve/ Pipero: Situata ishte e pritshme, ka ndodhur në të gjitha vendet

Publikuar

-

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ”Tempora” në ”RTV Ora” tha se shtimi i rasteve me Covid pas hapjes ishte i pritshem.

Sipas tij, kjo ka ndodhur pothuajse në të gjitha vendet pas rihapjes, ndërsa u shpreh se duhet të jemi koshient se  raste ka dhe do të ketë sepse virusi vazhdon të qarkullojë.

“Situata ishte e pritshme sepse e para nuk ka ndodhur vetëm te ne por pothuajse te të gjitha vendet pas rihapjes. Në këtë aspekt situata ishte e pritshme jo vetëm me rastet pozitive. Duhet të jemi koshient, raste ka dhe do të ketë sepse virusi vazhdon të qarkullojë. Rastet e shtruara në spital natyrisht nuk janë me ritmet e fazës së parë. Nëse në fazën e parë të epidemisë, pothuajse 50 e rasteve pozitive shtroheshin në spital, tashmë mund ta bëni vetë llogarinë, sa shtrohen në spital, janë shtruar 7, 8 ose 10 raste. Situata ishte e pritshme, do kishte shtim të rasteve.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Rama jep lajmin/ Mbërrijnë në Rinas 7020 doza të tjera vaksinash

Publikuar

-

Nga

Rama jep lajmin e mirë/ Tregon sa doza vaksine do vijnë këto ditë

Vetëm pak minuta më parë, kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 7020 doza të tjera vaksinash.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet nga Rinasi.

Kreu i qeverisë deklaron se Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj.

“7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund.

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike

LEXO EDHE:  Rekord të infektuarish nga Covid-19/ Humbin jetën 4 pacientë

LEXO EDHE:  Covid-19/ Në 24 orët e fundit 8 viktima dhe 565 të infektuar në Kosovë

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tone”, shkruan Rama në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ulet ndjeshëm numri i infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1983 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 125  qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 4 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe të moshave 63 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Në 24 orët e fundit 8 viktima dhe 565 të infektuar në Kosovë

LEXO EDHE:  ‘Sukseset e qeverisë’/ Ironizon gazetari: Janë bërë më shumë emisione se sa kanë ardhur vaksina

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Prill 2021)

Raste të reja ditore 125
Të shëruar në 24 orë 546
Të shtruar në spitale 204
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1983

Testime totale 591,590
Raste pozitive 128,518
Raste të shëruara 98,269
Raste Aktive 27,928
Humbje jete 2,321

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19823
Fier 2413
Durrës 1177
Gjirokastër 1168
Shkodër 967
Korçë 727
Vlorë 608
Dibër 340
Kukës 324
Elbasan 237
Berat 94
Lezhë 50

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ndërprerja e vaksinimit në Fier/ Dasho nxjerr zbuluar Ramën: Justifikohet me grevën e kontrollorëve

Publikuar

-

Nga

Ndërpreja e vaksinimit në Fier/ Dasho nxjerr zbuluar Ramën: Justifikohet me grevën e kontrollorëve

Sot në media u raportua ndërpreja e vaksinimit të të moshuarve në qytetin e Fierit, sipasojë e vonesës së ardhjes së 100 mijë dozave nga greva në aeroportin e Rinasit.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho i cili shkruan se me justifikimin e grevës së kontrollorëve, Rama po mundohet të shpiki një ‘përgjegjës’ për dështimin e fushatës së vaksinimit.

Dasho rendit dhe arsyet për argumentin e tij, ndërsa shton se kemi një shtet jo serioz.

“NJË SHTET JO SERIOZ

Sot qendrat e vaksinimit në Fier u ankuan për mungesë vaksinash lidhur me vonesën njëditore të ardhjes së tyre nga Turqia.

Së pari, në se lajmi i ardhjes së 192 mijë vaksinave në fund të marsit ishte i vërtetë, ende duhet të ketë stok të atij grupi vaksinash.

Së dyti, edhe sikur 192 mijë vaksinat të kishin mbaruar, vaksinat e ardhura të enjten mund të dërgoheshin brenda 2 orëve në Fier.

Së treti, Fieri nuk ka nevojë për më shumë se 500-600 vaksina në ditë për nevojat e veta, kështu që ato mund të dërgoheshin edhe Astra Zeneca.

Me justifikimin e grevës së kontrollorëve, a mos po përpiqet të shpiket një “përgjegjës” për dështimin e fushatës së vaksinimit?!“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE