LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rekord infektimesh/ Kalo apel të fortë qytetarëve: Ju lutem si miku, vëllai e mjeku juaj

16 Qershor 2020, 19:04, Lifestyle CNA
Rekord infektimesh/ Kalo apel të fortë qytetarëve: Ju lutem si

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e fundit të Covid-19, ku shifrat në vendin tonë sa vijnë dhe shtohen.

Duke e cilësuar si ?Kohë kovidiane?, Kalo thotë se nuk është kurrë vonë për të marrë masa, ndërsa i bën apel të gjithë qytetarëve që të zbatojnë rregullat, që të ruajnë veten dhe të tjerët.

?KOHË KOVIDIANE?.NUKU është kurrë vonë për të bërë gjëra të dobishme?Fola dhe folëm?.Dëgjova dhe dëgjuat?.Zbatova këshillat e udhëzimet e profesionistëve që dëgjova e lëçita, e fatmirësisht edhe pse në grykën e zjarrit të Sars-Cov2/Covid-19 gëzoj shëndet të plotë e nuk jam prekur prej tij?.

JU LUTEM që edhe ju të gjithë të zbatoni në të mirën tuaj, të fëmijëve, të prindërve, të të afërmve tuaj POR edhe të atyre që gjallërojnë përreth, vetëm e vetëm ato çka dëgjoni prej PROFESIONISTËVE qofshin ata Infeksionistë, Epidemiologë, Virologë, Imunologë, Reanimatorë, Mjek të Familjes, Mjek të Shëndetit Publik, etj, etj?.LARG veshëve dhe veprimeve tuaja ato çka dëgjoni prej Gjillollogëve të çdo fushe përfshirë jo rrallë edhe ata/ato të mjekësisë?.

Nuk ka asgjë të pamundshme në këtë virane botë ku ne jetojmë kur bëhen bashkë MIRËBESIMI, MIRËKUPTIMI dhe BASHKËVEPRIMI mes jush e nesh, ruajtësve dhe përkujdesësve të shëndetit tuaj?.JETA e gjithkujt prej jush është e paçmimtë?.SHQIPËRIA jonë e ka të nevojshme në çdo kohë kontributin e secilit prej jush?KEMI ENDE shumë udhë për të bërë në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19, ndaj ju lutem si miku, vëllai e mjeku i juaj, që të përkujdeseni edhe më shumë e për çdo çast për veten tuaj?.Ka dritë jeshile në fund të tynelit, por udha për të mbërritur aty është ende e gjatë?.Together forever!!!?/CNA.al

08:53 Lifestyle

Çfarë i bën më të rrezikuar mjekët/ Rovena Daja sqaron pse q...

Lajmet e fundit nga